Karrigia Myra nga Almex Contract Furniture

Karrigia Myra nga Almex Contract Furniture

Almex Contract Furniture prezanton koleksionin e karrigeve Myra, dizajnuar nga Emilio Nanni në vitin 2016. Duke ndjekur frymën e kompanisë, kjo familje e karrigeve të veshura me copë, përfaqësonë idenë e rehatisë që sigurojnë produktet e Almex‎.

Myra Chair - Hilton Garden Inn Tirana Interior

Një karrige me një paraqitje dhe formë bashkëkohore, në përputhje me shijet ndërkombëtare që i kushton rëndësi stilit të dizajnit, Myra i siguron vetes hijeshinë e saj në çdo mjedis. Linja është tipari i saj dallues, së bashku me vëmendjen e lartë ndaj detajeve. Kontrasti në stilim dhe kombinimet e shumta të ngjyrave dhe materialeve, i japin produktit një zhdërvjelltësi të fortë.

Myra, me opsionet e saj të pafundme dhe stilin e saj diskret, por njëkohësisht të fortë, kënaq çdo kërkes specifike të krijimit të komfortit dhe kërkesës për rehati, duke e bërë atë një kandidate të mirë për t’u zgjedhur nga blerësit. Këtë produkt mund ta gjeni në çdo dyqan Almex në Shqipëri.

Source: archiproducts.com

post a comment

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial