Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi

Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi

Titulli i projektit:
Tipologjia:
Studio:
Autorët:
Partnerët lokal:
Vendndodhja:
Statusi:
Viti i ndërtimit:
Sipërfaqja e ndërtimit:
Numri i kateve:
Fotografia:
Bashkëpuntorë:
Kurator i FOAM:
Historiani i artit:
Inxhinieria:

Muzeu kombëtari i Fotografisë, Marubi
Muze
Casanova+Hernandez Architecten
Jesus Hernandez; Helena Casanova
Atelier 4
Shkodra, Albania
Ndërtuar
2016.
517 m2
2
Christian Richters
(Fotografiemuseum Amsterdam): Kim Knoppers
Zef Paci
Diana Lluka

Gjatë tre brezave, familja Marubi regjistroi në mbi 500,000 negative të shtresave të ndryshme të shoqërisë shqiptare multikulturore dhe pluri-fetare. Ndërtesa e Muzeut Kombëtar të Fotografisë Marubi është konceptuar si një mjet social dhe edukativ i shumëanshëm, ku përvoja e hapësirës bashkohet me historinë e Shqipërisë dhe të fotografisë.

Muzeu është formuar nga dy pjesë të ndërthurura:  ndërtesa historike e mbrojtur përballë rrugës kryesore për këmbësorë të Shkodrës, e cila është restauruar për të paraqitur ekspozita të përkohshme dhe të përhershme,  dhe një krah të ri i ndërtuar në pjesën e prapme të parcelës, që përbëhet nga zonat administrative dhe  arkivi Kombëtar i Fotove.

Të dy pjesët, ajo e vjetra dhe ato të reja, janë të lidhura përmes një seri hapësirash të tranformueshme të ndërlidhura siç është salla e bibliotekës-video, të cilat janë artikuluar rreth një oborri transparent, i cili siguron dritë natyrale dhe lidhje vizuale brenda ndërtesës.

Prishja e shtesave dhe të ndërtimeve pa leje, të kohëve të fundit nënvizojnë cilësinë hapësinore dhe strukturore të ndërtesës historike. Ndërhyrja muzeografike përbëhet nga pesë “kuti funksionale” të shkëputura nga muret dhe tavanet që funksionojnë si pjesë të mobiljeve ose si elemente skulpturore brenda muzeut.

Në vitin 2013, Ministria Shqiptare e Kulturës parashikoi një plan për të rindërtuar infrastrukturën kulturore që riaktivizon ndërtesat historike të braktisura. Muzeu Marubi është një projekt pionier i këtij programi. Me një buxhet modest të financuar nga BE dhe qeveria shqiptare, ky projekt kërkon të tërheq vëmendjen e publikut mbi trashëgiminë kulturore kombëtare, duke ftuar shqiptarët të hyjnë në muze.

Strategjia është përqendruar në krijimin e një pikë referimi kulturor të hapur, të aksesueshme dhe të gjallë me një identitet të njohur për qytetarët.

– Muzeu zgjerohet deri në hapësirën publike: një vitrinë e vendosur përpara muzeut fton qytetarët ta vizitojnë atë.
– Hapësira publike depërton në muze: projekti zbut kufirin midis rrugës dhe institucionit me një kat përdhes të aksesueshëm nëpë rmjet një hapësirë polifunksionale me hyrje të lirë.

Imazhi modern i muzeut bazohet në një model abstrakt, të frymëzuar nga hapja e kamerës fotografike, e cila përdoret në dimensione të ndryshme në disa pjesë të ndërtesës: logon, ekspozitori në rrugën kryesore, kutitë funksionale dhe fasadat e oborrit. Duke lidhur aspektet hapësinore, funksionale, strukturore, grafike dhe vizuale, muzeu merr identitetin e tij specifik.

Ndërtesa historike është restauruar duke respektuar materialet e saj origjinale të jashtme, duke përdorur mermer të bardhë në dyshemetë. Për kontrast, shtesa moderne karakterizohet nga muri i lehtë dhe transparent i oborrit i realizuar me korniza alumini të bardhë.

Një motiv abstrakt e ndan fasadën e oborrit në xhama të madhësive të ndryshme dhe tre nivele të ndryshme të transparencës rregullojnë pamjet dhe dritën natyrale brenda dhomave.
Oborri bëhet jo vetëm qendra hapësinore dhe vizuale e ndërtesës, por edhe një rregullator i klimës së brendshme duke përshtatur madhësinë dhe pozicionin e hapjeve, mureve dhe izolimin termik në varësi të orientimit të diellit

Video-salla ka “dritare virtuale” me ekrane Touch (me prekje) të integruar në fasadën e oborrit. Një dysheme druri jatoba e cila zgjat vizualisht hapësirën e brendshme drejt oborrit të jashtëm të veshur me dru, që funksionon si një dhomë e jashtme e muzeut. Një mur i gjelbër në oborr ndihmon në rregullimin e temperaturës dhe siguron rehati vizuale.

Mobilje e dizajnuara posaçërisht që transformohen në pozicione të ndryshme të ulëseve kur rrotullohen, vendosen në sallë pritjeje dhe në oborr duke punuar si një mjet lozonjar për të gjeneruar konfigurime të pasura hapësinore.

post a comment