KEP MERLI, VILAT MARINE

KEP MERLI, VILAT MARINE

collaborators : Porcelanosa ,Brunes, Epidamnus , Metra

Emri i projektit:
Tipologjia:
Studio:
Arkitekt/e:

Vendi:
Status:
Viti i ndërtimit:
Sipërfaqja e Katie:
Fotografia:
Ekipi i punës:

Marina Villas, Kep Merli
Villas in a Eco-resort
Boiken Developments
ark. Enea Kondakci , ark. Lorenxa Cakuli & Ani Cuedari
Ksamil, Albania
In construction
2017
240m² + 650m² plot

Ing Artan Caze, Ing Bledi Ceka, Skopos Design (landscape) / Falkensteiner

NGA ARKITEKTI

Resorti

Duke eksploruar bregun jugor të Shqipërisë, dielli, uji I kristaltë  dhe shtigjet e lashta të historisë, shkrihen midis tyre duke krijuar një gjëndjë të thellë qetësie. Saranda shkëlqen në ofrimin e këtyre tre elementëve themelorë  vizitorëve dhe banorëve të saj , duke e bërë qytetin një nga destinacionet më të spikatura turistike në vend. Ishujt e Ksamilit me plazhet dhe bimësinë e tyre të pakrahasueshme janë një vlerë e shtuar për zonat e qytetit.

Pikërësht në  mes të kësaj parajsë natyrore, shtrihen  në dy gadishuj, vetëm 2 Km përballë ishullit të lashtë të Korfuzit. Trashëgimia e madhe kulturore e zonës mund të absorbohet nga të dyja anët e detit Jon, sikurse  qyteti antik i Butrintit, zonë e  Trashëgimisë Botërore UNESCO,  gjendet  në krah të  gadishujve.

Histori të Ilirëve, grekëve, romakëve, bizantineve, venedikasve, osmanëve dhe britanikëve janë lënë të pashqetësuar,  kuriozitetit  për ti eksploruar, në një udhëkryq ku shekujt ndërthuren  që të jehojnë  gjatë gjithë përjetësisë.

Një qasje ekologjike e shoqëron të gjithë konceptimin e projektit, për të ruajtur një balancë mes natyrës dhe ndërtimit. Më këte  ide  objektet janë  organizuar në  mënyrë të atillë që të shkrihen dhe të punojnë në unitet me terrenin dhe natyrën.

Ky vend magjik iu dha emri i “Kep Merli” ose kepi i mëllenjës, pasi kolonitë e këtyre zogjve  banonin nëpër shkurret e mersinave  në këtë zonë shekuj më parë. Këto shkurre të dendura të mërsinave që dominonin tokën, të referuara edhe si bimë mitike të Afërditës, u konsideruan si një simbol i mirëqenies dhe bukurisë së thellë. Banorët lokalë e quajtën “Pyllin e Mëllenjave “.

VILAT  

Në tërësi të tij projekti përfshin 2 hotele luksoze, rreth 70 vila dhe shumë ambjente të tjera rekreative që zhvillohen në një siperfaqe prej 28 ha , me koeficent shfrytëzimi më të vogël se 7%.

​ Resorti përfshin   16 vila Marine,  2+1  si dhe 3+1, si dhe 2 vila Elite 5+1  të përfunuara.  Nga të cilat 2 vila tip 3+1 janë kompletuar si modele bashkë me arredim dhe gjithcka tjetër, të gatshme për t’u banuar. Pjesa tjetër e resortit , është në   fazë projekti.

INTERIERI

Sa i përket arkitekturës  është synuar një shkrirje mes arkitekturës minimaliste, moderne, pak të ftohtë me materialet, detajet dhe frymën e ngrohtë të arkitekturës mesdhetare të zonës

Hapësira e brendshme perceptohet si një zgjatim i lëkurës së banorit të shtëpisë, duke krijuar rehati në çdo material që prek ,në çdo pamje që shikon dhe çdo pëlhurë që  përkëdhel.

Kopështi  

 Çdo kopësht, poetikisht i projektuar nga studioja  ndërkombëtare e  pejsazhit arkitekturor Skopos, ofron një shpërthim ngjyrash dhe aromash mesdhetare, duke krijuar një hapësirë të qetë, por  të mbushur me gjallëri.

post a comment

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial