ICK – Qendër Inovative Kosovë

ICK – Qendër Inovative Kosovë

Emri i projektit:
Tipologjia:
Studio:
Arkitekt:
Vendndodhja  :
Statusi:
Viti i ndërtimit:
Sipërfaqja :
Kate:
Fotografia:
Bashkëpunëtorë:

ICK – Innovation Centre Kosovo
Zyra
Maden Group
Maden Group
Prishtinë, Kosovë
Ndërtuar
2019
346 m2
2
Creative Fields

ICK është një qendër inovative që merret me mbështetjen dhe avancimin profesional të të rinjve, karakter ky që tenton të shfaqet edhe në dizajnin e zyrave të tyre.
Projekti për dizajnimin e zyrave të ICK është rinovim i një hapësire ekzistuese: një shtëpi që duhet të shndërrohet në zyrë, dhe të lidhet me zyrat ekzistuese të ICK që janë në objektin ngjitur.
Nevoja për rritje dhe zgjerim reflektohet në qasjen ndaj projektit, duke paraqitur një dizajn që del jashtë kornizave dhe nuk njeh kufij.

Sfida e dizajnimit të interierit të hapësirës qendron në stilin që e karakterizon objektin ekzistues. Format hapsinore ekzistuese jane të inspiruara nga arkitektura klasike, mirëpo elementët dekorativ nuk janë të kontekstualizuara në kontekst kohor dhe material, duke prezantuar kështu atë që në teorinë e arkitekturës njihet si kitch.

Projekti paraqet nje intervenim inovativ që i ploteson kërkesat dhe e sfdion gjendjen ekzistuese hapësinore, duke guxuar të propozojë abstraktin e saj, pa ndërhyrë në formë.
Koncepti mbështetet në nevojën që ti jepet ngjyrë dhe jetë një hapësire të dedikuar për të rinjtë. Pikërisht përmes ngjyrës janë luftuar edhe elementet dekorative , sidmos ato në tavan.

Koncepti gjen inspirim në artin e një artisti të ri nga Kosova, Yll Xhaferi. Pikturat e tij shfaqin shumëllojshmëri ngjyrash ne tablo me dimenisone të mëdha. Kështu tavani është trajtuar si tablo, mbi të cilin është pikturuar  një kompozicion ngjyrash, i inspiruar nga pikturat e Yllit.  Ngjyra përcillet edhe nëpër mure, duke u derdhur mbi elementët decorative të tyre.

Mobiljet kanë dizajn bashkëkohor, me forma elegante dhe ngjyra te lehta, që japin përshtypjen e një mjedisi të pastër. Ndërsa disa mobilje të vjetra janë vendosur në pjesë të caktuara dhe po ashtu janë ngjyrosur si tavani.

Të gjitha hapësirat karakterizohen me gjelbrim, duke reflektuar arkitkturën e ditëve të sotme, dhe gjallërinë  dhe dinamiken që dominon natyrën e punës në ICK.
Zyrat e reja shtrihen në dy etazha (e para 194 m2 dhe e dyta 152m2) dhe akomodojnë hapësirë për punë të përbashkët, hapësirë për shumë qëllime me një amfiteatër, sallë mbledhjesh dhe zyrën e drejtorit me pjesën tjetër të administratës.

post a comment