Hotel Graçanica

Hotel Graçanica

Emri i projektit:
Tipologjia:
Studio:
Arkitekt:
Vendndodhja:
Statusi:
Viti i ndërtimit:
Sipërfaqja:
Kate:
Fotografia:
Bashkëpunëtorë:

Hotel Graçanica
Hotel
bnarchitects
bnarchitects
Prishtinë, Kosovë
Ndërtuar
2013
– m2
2
Atdhe Mulla

Hotel Gracanica është një projekt i mundësuar nga investimi i Wormser & Partner i udhëhequr nga Andreas Wormser. Investimi i hotelit ka për qëllim të sigurojë një vend pushimi për një park arkeologjik përballë relaksit “Ulpiana” dhe të inkurajojë më shumë tërheqjen e turistëve të huaj.

Koncepti arkitektonik i hotelit është i lidhur me hapësirat “Parcour”, që të çon në një fshat me rrugë të ngushta, me kalldrëm, i cili shoqërohet edhe me atmosferën e një familjeje të ngrohtë. E gjithë kjo përmblidhet në një yjësi hapësinore tërësisht përmes një arkitekture minimaliste, duke përdorur linja të thjeshta dhe teknika të mjeshtrave të Kosovës. Për më tepër, ajo që e veçon këtë hotel nga hotelet e tjera, është udhëtimi që klientët ndërmarrin nga hyrja e hotelit drejt dhomave të tyre.

Ne kemi krijuar një ambient mikpritës që është inovativ dhe u siguron klientëve një rrugë unike drejt dhomave të tyre. Disa prej tyre i’u duhet të ecin përmes oborreve, të tjerë nëpër zona të ndryshme të veçanta, dhe disa duhet të bëjnë një ecje të shkurtër në ambjentet e jashtme dhe të shijojnë peizazhet e bukura dhe mbreslënëse gjatë rrugës për në dhomat e tyre. Si e tillë, çdo rrugë drejt dhomave është e këndshme, e ngrohtë dhe unike; ndjenja që bëhen pjesë e përvojës së përgjithshme të secilit klient.

Të gjitha zonat e brendshme dhe të jashtme kanë një unitet në materializimin e tyre. Ato japin një përshtypje sikur hapësirat e brendshme përzihen me natyrën, dhe zonat në natyrë ndjehen të mbrojtura sikur të ishin brenda ndërtesës.

Në bashkëpunim me zejtarët kosovarë dhe teknikat e tyre, ne kemi sjellë arkitekturën moderne, ku në të njëjtën kohë jemi mbështetur në disa materiale të vjetra-tradicionale dhe i kemi shfrytëzuar ato në një formë të re dhe moderne. Arkitektura e hotelit përfshin punë me dru, gur, dhe tekstile. Të gjitha veshjet e dyshemesë, si ato të brendshme dhe të jashtme, janë realizuar me pllaka terrazzo.

post a comment

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial