NË VËMËNDJE: MARCO CASAMONTI

NË VËMËNDJE: MARCO CASAMONTI

Partneri themelues i studios Archea, Marco Casamonti u diplomua me nderime në 1990, duke fituar një konkurs të shpallur nga fakulteti i arkitekturës së Xhenovës vitin e ardhshëm dhe duke marrë një bursë studimi brenda kontekstit të temës së tij të doktoratuës në planifikimi arkitektonik.  Në vitin 1988 ai themeloi studion Archea së bashku me Laura Andreini dhe Giovanni Polazzi. Ekipe të ndryshme dizajnerësh punojnë për firmën, e cila ka filial në Firence, Romë, Milano dhe jashtë saj: në Dubai, Pekin dhe San Paolo; ku numri i përgjithshëm i arkitektëve në projekte ndryshon nga 80 në 110 persona. Firmat zhvillojnë aktivitete planifikuese dhe kërkimore në fushat e arkitekturës, planifikimit urban, dizajnit të peizazhit dhe dizajnit industrial. Në sektorin e fundit, Casamonti vepron si drejtor arti për disa nga prodhuesit kryesorë të arkitekturës dhe elementeve të ndërtesave.

Stadiumi i ri Kombëtar i Shqipërisë

Një stadium i propozuar si një ndërtesë multifunksionale duhet të konceptohet si një mekanizëm i aftë të ‘funksionojë‘ në mënyrë perfekte, duke siguruar në çdo rrethanë ndarjen totale të rrjedhës së aktiviteteve, në mënyrë që bashkëjetesa dhe vazhdimësia e ngjarjeve të jetë gjithmonë e garantuar dhe e sigurt në çdo situatë. Prandaj, plani i tij duhet të jetë i qartë, hyrjet dhe daljet të mund të identifikohen lehtësisht dhe të shpërndahen mirë dhe të dallohen nga hyrjet e aktiviteteve të tjera private të përfshira.

Kantina Antinori

Zona është e rrethuar nga kodrat unike të Chianti, të mbuluara me vreshta, midis Firences dhe Sienës. Aspektet funksionale janë një pjesë thelbësore e itinerarit të projektimit, i cili përqendrohet në eksperimentimin gjeo-morfologjik të një ndërtese, të kuptuar si shprehja më autentike e një simbioze dhe bashkimi të dëshiruar midis kulturës antropike, punës së njeriut, mjedisit të tij të punës dhe ambientit natyror.

Qendra ditore për personat me aftësi të kufizuara

Zona e projektit ndodhet prapa një çerdhe, së bashku me një zonë që do të bëhet një park publik, i vendosur në një zonë banimi të çorganizuar. Programi funksional, i cili ka në fokus personat me aftësi të kufizuara, përmban klasa të aktiviteteve parësore dhe plotësuese dhe punëtori, të konceptuara si struktura të cilat janë thelbësore për kryerjen e aktiviteteve socio-edukative të lidhura me praninë e personave me aftësi të kufizuara.

Santo Stefano | Instituti i Rehabilitimit

Projekti për këtë ndërtesë, i destinuar për kujdesin shëndetësor dhe shërbimet sociale, quhet Salla F; është pjesa e fundit që kompleton kompleksin historik të Institutit të Rehabilitimit Santo Stefano në Porto Potenza. Projekti është pjesë e një plani më të gjerë rizhvillimi për interierin  dhe eksterierin e kompleksit, me qëllim modernizimin e objektit për ta sjellë atë në përputhje me nivelin e lartë të shërbimeve që ai ofron.

Kulla 4 Evergreen

Dizajni i kullës që Archea propozoi për konkursin përshtatet me kontekstin në të cilin ndodhet, duke fituar linjat e qytetit të Tiranës në kompozimin e tij. Kulla zë një sasi minimale të hapësirës së tokës përmes një ngushtimi të konsideruar të strukturës në bazë, dhe në mënyrë simetrike, merr një zgjerim të qartë të seksionit të sipërm, duke krijuar një efekt të dukshëm skulpturor.

Source: archea.it