NË VËMËNDJE: GONCA PAŞOLAR

NË VËMËNDJE: GONCA PAŞOLAR

Gonca Pasolar, themeluese dhe partnere e EAA- Emre Arolat Architecture është një prej folësve kryesore, e cila do të jetë pjesë e Forumit SHARE Tirana 2020. Lindur në Zvicër, ajo përundoi studimet e saj në Universitetin Teknik të Lindjes së Mesme në Ankara. Së bashku me Emre Arolat, formuan studion e tyre të projektimit me emrin EAA- Emre Arolat Architecture, gjatë vitit 2004. Prezenca dhe spiritualiteti i fortë i saj ndihen në EAA nëpërmjet ekspozitave dhe leksioneve mbarëbotërore, së bashku me përgjegjësitë e saj në juritë e një numri të madh konkursesh kombëtare dhe ndërkombëtare.

Gjatë karrierës së saj pothuajse 20 vjeçare, znj. Pasolar ka fituar mjaft çmime prestigjoze, ndër të cilat Çmimin 40 nën 40 të Qendrës Europiane të Arkitekturës në vitin 2010, për performancë të jashtëzakonshme në Arkitekturë dhe Dizajn, si dhe një nominim për Çmimin Arkitektja e Vitit nga AJ, në vitin 2015. Aftësitë e saj të habitshme bënë që të fitonte pozicionin e Partneres Menaxhere në EEA, një pozicion të cilin ende e ruan, për zyrat qendrore në Nju Jork, Stamboll dhe Londër. Në 2017, Pasolar dhe Arolat ishin Profesorë Vizitues të Norman R. Foster në Shkollën e Arkitekturës Yale.

Më poshtë ju prezandojmë me disa nga punët më të mira të studios EAA- Emre Arolat Architecture.

Yalıkavak Palmarina

Motivimi kryesor i dizajnit të projektit, për rinovimin dhe zgjerimin e kompleksit turistik ekzistues, synonte që të permbushte plotësisht nevojat dhe dëshirat e turisteve të rinj dhe të harmonizohej me cilësitë autentike të vendit, që do të gjenin përkatësinë e tyre në atmosferën arkitektonike  dhe sociale të Yalikavak. Kjo tendencë mund të përshkruhet shkurtimisht si “të qenit Mesdhetar”.

Xhamia Sancaklar

Ndërtesa u projektua si një përgjigje ndaj Familjes Sancaklar, e cila dëshironte të ndërtonte një xhami në një vend me pamje nga Liqeni i Buyukcekmece, në një lagje me shumë komunitete. Çështja kryesore ishte përballja me skemën klasike të xhamive osmane, e cila rezultoi në një anakronizëm bosh me teknikat e ndërtimit të sotëm.

Hotel Muze Antakya

Gjetjet arkeologjike të zbuluara gjatë gërmimit në territorin e projektit në Antakya, i detyruan punëdhënësit, që po planifikonin të ndërtontin një hotel me pesë yje, të ndërtonin një hotel-muze. Dikotomia (ndarja në dy pjesë) midis programit publik të një parku arkeologjik dhe përdorimit privat të hotelit u bë një kontribut kryesor në procesin e projektimit.

Qendra Kulturore Bergama

Tregtia përgjatë rrugës Cumhuriyet vazhdon me dyqanet e hallakatur që pengojnë vendkalimet e këmbësorëve. Ruajtja e jetës tregtare dhe në të njëjtën kohë mos zhvendosja e tregtarve ishin pikat kryesore të referimit të projektit. Në projektim, njësitë tregtare bëjnë një hap prapa për të ndjekur linjën e rrugës dhe për të krijuar një Arkadë hijëzuese. Kjo Arkadë krijon një oborr të brendshëm duke e rrethuar zonën nga tre anët, dhe duke lejuar që dyqanet të punojnë në drejtim të rrugës dhe oborrit.

Kulla Maslak No 1 Office

Projekti që ndërtesa e zyrave të vendosej në aksin Mecidiyekoy-Maslak u kushtëzua nga tensioni midis dendësisë së mjedisit rrethues dhe ngushtësisë së territorit të projektit. Ishte dëshira e klientit që ndërtesa të ishte një ndërtesë prestigjioze, ashtu si të gjitha ndërtesat e tjera përreth që kishin për qëllim të ishin në vëmëndje, pasi ishin zhvilluar pa ndonjë rregull, plan apo ligj të caktuar.

Qendra kulturore dhe martesore Eyüp

Skema e ndërtesës është organizuar si një monument strukturor, për të siguruar veprimtari kulturore të gjithanshme në strukturën e saj, që është vendosur ndërmjet platformave të niveleve të ndryshme. Kjo strukturë ka një sallë matrimoniale, një sallë dasmash 750 m2 me shumë funksione, ku mund të zhvillohen ngjarje të ndryshme, hollin dhe shumë hapësira të tjera ndihmëse. Salla e teatrit, është e pajisur me karakteristika akustike të cilat mundësojnë mbajtjen e konferencave, seminareve dhe mini koncerteve.

Galeria Pilevneli

Galeria Pilevneli është një shembull tipik i ripërdorimit adaptiv, me vendndodhje në Dolapdere, një rreth në Taksim. Zona aktualisht po kalon një transformim urban të përqendruar në art dhe kulturë. Galeria ndodhet në rrugën kryesore, ku struktura e saj tërheq vëmendje me fasadën e saj neutrale karakteristike me linja vertikale dhe çarjeve lineare te realizuara mjeshtërisht.

Zorlu Center

Në bashkëpunim me Tabanlioglu Architects

Qendra Zorlu ndodhet në kryqëzimin e Urës së Bosforit në anën europiane dhe boshtit Büyükdere që lidh qendrën e qytetit me zonën e biznesit Maslak. Me aksesimin e saj të lehtë nga qendrat e rëndësishme të Stambollit, ajo është gjithashtu një nga vendet e pakta që përballet me jugun, me pamje nga qyteti i vjetër duke e bërë atë një ‘subjekt dëshire’. Projekti me funksione të përziera që zhvillohet në këtë zonë, bie ndesh me kontradikta të tilla si madhështi dhe modesti, publike dhe private, institucionale dhe vendase, sociale dhe të shquar, së bashku me konsideratat strukturore dhe topografike.

Source: emrearolat.com