NË VËMËNDJE: DAVIDE MACULLO

NË VËMËNDJE: DAVIDE MACULLO

Davide Macullo (1965) është një nga folësit që do të marrë pjesë në konferencën e SHARE Tirana 2020. Macullo është një arkitekt i lindur në anën italiane të Zvicrës, ku jeton dhe punon në Lugano. Ai ka studiuar për art, arkitekturë dhe dizajn të brendshëm. Për 20 vjet (1990-2010) ai ishte arkitekt projekti në studion e Mario Botta, përgjegjës për mbi 200 projekte ndërkombëtare në të gjithë botën. Ai hapi studion e tij në vitin 2000. Thelbi i studios së tij qëndron te “vizatimi nga konteksti” dhe kontributet e ndryshme promovojnë një dialog midis specifikës së projektit dhe universalitetit të konteksteve. Puna e tij është botuar dhe vlerësuar si brenda edhe jashtë vendit. Studioja përfshin gjithashtu dizajn grafik, konsulencë për mobilje të dizajnuara me porosi, tani edhe në prodhim, duke përfshirë krijimin e koleksioneve të artit bashkëkohor për klientët.

YACHTING CLUB VILLAS ELOUNDA BEACH RESORT, 2006-2008

I vendosur në një vend spektakolar buzë detit në ishullin grek të Kretës, Resorti Elounda është një nga hotelet kryesore në botë. Radhët e vëllimeve të tij përballen në verilindje me ujin si jahte të ankoruara drejt detit, ndërsa adresojnë dhe plotësojnë kontekstin urbanistik të anës tokësore. Shtigjet e krijuara rishtas midis objekteve ofrojnë pamje të hapur në det dhe kanë një shkallë të zvogëluar duke i bërë jehonë rrugëve të fshatrave të vjetër bregdetarë në një mënyrë bashkëkohore.

JANSEN HEADQUARTERS, 2008-2012

Një nga objektivat kryesore të Jansen për projektin ishte ta bënin kampusin një vend krijues dhe tërheqës për të gjithë punonjësit e tyre. Hapësirat e punës së ndërtesës janë vendosur në plan të hapur, ku secili punonjës ka postacionin e vet të projektuar me porosi. Të gjitha hapësirat shikojnë përtej zonës së Rheintal dhe gjeometria e ndërtesës u ofron si vizitorëve ashtu dhe punonjësve copëza të shkëputura nga peizazhi.

MUZEU WALJONG, 2009-2013

I vendosur në ishullin e bukur të Jeju, në Korenë e Jugut, përballë detit, territori i propozuar për një Muzeu të ri privat paraqet një sfidë themelore për të ndërtuar një fabrikë ëndrrash, “la fabbrica dei sogni”. Zona ka një potencial të jashtëzakonshëm për të qenë si një lidhje midis detit dhe maleve. Vëllimi i ri projekton dhe ripërcakton peizazhin; ai duket si i papërfunduar, si një prezencë e cila me kufijtë e saj rritet  përmes perceptimit të shikuesit.

 WAP ART SPACE, 2013-2017

Rezidenca dhe galeria e re prezantohet si një kështjellë bashkëkohore urbane, ku hapësirat e jetesës plotësohen nga hapësirat e punës. Godina është një sekuencë hapësirash, e mbyllur dhe e hapur, e plotë dhe e zbrazët, e ngjeshur dhe e zhveshur. Ajo gjeneron një hartë perceptuese, e përkthyer në momente të ndryshme të përdorimit, që mbeten të ndërlidhura.

SPITALI UNIVERSITAR SAMSON ASSUTA ASHDOD, 2013-2017

Spitali i ri Ashdod ka lindur nga rrënjët dhe kultura e Izraelit. Arkitektët e vlerësojnë atë si një shtëpi për banorët e Izraelit, kushdo që e gjen veten aty, ndihet si në shtëpi. Projektit i është dhënë formë përmes zgjedhjeve simbolike të dizajnit që shërbejnë, përmes çdo detaji, për të rrënjosur këtë organizëm të ri në tokën që e pret. Projekti është zhvilluar përmes studimit të kujdesshëm të ndjesive si të personave që e gjejnë veten në këtë vend, në momentet kritike të jetës së tyre dhe që kanë nevojë për kujdes, ashtu edhe të atyre që punojnë aty.

SHTËPIA ZVICERANE XXXII, 2014-2017

Shtëpia Zvicerane Rossa përfaqëson angazhimin e vazhdueshëm për të ndërtuar me respekt në vendet ku banojmë dhe të bëjmë çdo përpjekje për të ndihmuar botëkuptimin tonë ndaj civilizimit. Ndërtesa është një opera që shtrihet midis pragut të artit dhe arkitekturës, një skulpturë e gjallë. Krahas rolit të saj kryesor në mbrojtjen e njeriut nga elementet, është një arkitekturë që ka nevojë për artin për ta plotësuar atë.

SHTËPIA ZVICERANE XXXIV, 2015-2017

Ky dizajn është një ndërtim i artikuluar, i destinuar për të shijuar hapësirat e tij për shumë vite me rrallë. Nga larg ndërtesa duket si një njollë në peizazh, ajo shpreh një kuptim të sugjeruar tashmë nga konteksti i saj. Nga afër, është një koleksion i shumë elementeve dhe nga brenda, një botë, që ndryshon me kalimin e orëve të ditës dhe ditëve të vitit.

CHENOT PALACE WEGGIS, 2017-2020

Chenot Palace Weggis ka lindur nga toka dhe të ftuarit e saj, ajo na rrethon ne, respekton mjedisin natyror që e mirëpret dhe trashëgiminë e tij me vlera mijëvjeçare. Arkitektura e ndërtesës nuk është një aventurë tunduese por një udhëtim në emocione.

Source: macullo.com