NË VËMËNDJE: CARME PINÓS

NË VËMËNDJE: CARME PINÓS

Carme Pinós është një arkitekte spanjolle (lindur në vitin 1954 në Barcelonë) e njohur në të gjithë botën për qasjen e saj të mprehtë ndaj dizajnit, me fokus të vazhdueshëm në eksperimentim dhe hulumtim. Ajo hapi studion e saj “Estudio Carme Pinós” në 1991, pasi fitoi famë ndërkombëtare për punën e saj me Enric Miralles, Igualada Cemetery. Puna e saj varion nga rinovimet urbane dhe veprat publike deri tek dizajni i mobiljeve. Ajo është nderuar nga disa çmime për angazhimin e saj të jashtëzakonshëm në Arkitekturë dhe kontributin e saj kulturor dhe shoqëror përmes përfshirjes së saj në Arkitekturë, Dizajn dhe Edukim. Kështu asaj i është dhënë çmimi Shoqëruese Nderi e Institutit Amerikan të Arkitektëve në 2011 dhe RIBA International Fellow në 2013. Projektet e saj janë ekspozuar në të gjithë botën nëpër galeri, muze dhe universitete. Në vitin 2012 Carme Pinos lançoi OBJECTS, një koleksion produktesh të dizajnuar, prodhuar dhe komercializuar nga studioja e saj.

Igualada Cemetery

Barcelonë, Spanjë 1994

Përfunduar në 1994, Varreza Igualada u krijua nga Enric Miralles dhe Carme Pinos për të qenë një vend reflektimi dhe kujtimesh. Miralles dhe Pinos konceptuan idetë poetike të një varreze, që vizitorët të fillojnë të kuptojnë dhe pranojnë ciklin e jetës, si një lidhje midis së kaluarës, së tashmes dhe të ardhmes. E vendosur në kodrat kataloniane, Varreza Igualada është një vepër tokësore që përzihet në peizazh sikur të ishte një aspekt natyror i tokës. Varrezat u dizajnuan si një peizazh me nivele që shpalosen në hapësirë si një përparim i vazhdueshëm dhe i rrjedhshëm.
Main Building. Igualada Cemetery, Igualada, Barcelona. Spain.

Muzeu, Auditoriumi dhe Qendra Kulturore  Caixaforum

Zaragoza, Spanjë 2014

Ideja krysore e kësaj arkitekture është që t’u japë vizitorëve të saj ndjesinë e të qenurit në qytet, ndjenjën se ata janë pjesë e tij dhe se ai ofron një larmi perspektivash për ta, ndërsa ata kalojnë nga një sallë ekspozite në tjetrën.  Sallat janë të vendosura në katin e sipërm në mënyrë që vetëm holli dhe dyqani të zënë katin e parë. Hapësira e lirë bëhet vend publik, por më e rëndësishmja – hyrja (simbolike) nga lagja e re te ajo historike.

Kulla e Zyrave Cube II

Guadalajara, Meksikë 2014

Kulla e Zyrave Cube II është e vendosur në një territor të vogël midis një grumbullimi heterogjenik kullash. E ndodhur afër dy kullave shumë të ngjashme në lartësi, është ekspresiviteti skulptural i kësaj kulle, veçanërisht pjerrësia, që e bën ndërtesën të bjeri në sy. Forma e saj si paraleloepiped rezulton nga koncepti strukturor; dy masa prej betoni, të cilat formojnë një kënd akut dhe e ndajnë ndërtesën në dy trekëndësha të çliruar nga kolonat e brendshme.

“Terres de l´Ebre” Zyra Rajonale Tortosa

Tarragona, Spanjë 2017

Në mes të qendrës historike, ndërtesa e bardhë e Zyrës Rajonale qëndron e veçantë dhe tërheq vëmendje për shkak të formës specifike dhe karakterit monolit. Ndërtesa është e përbërë nga tre vëllime që përputhen me rrugët dhe strukturojnë hapësirën duke krijuar tre sheshe. Në këtë mënyrë projekti adopton proporcionet dhe shkallët e qytetit.

Shkolla Massana, Qendra e Artit dhe Dizajnit

Barcelona, Spanjë 2017

Shkolla e artit Massana ka qenë pjesë e një procesi transformimi të Sheshit Gardunya në rajonin historik të Barcelonës. Në një truall relativisht të vogël prej 11,000 m², u krijuan ambjente të brendshme të hapura e të mbushura me dritë. Ndërtesa është e ndarë, si në aspektin vëllimor ashtu edhe në zgjidhjen e fasadës, në përgjigje të ndërtimeve përreth. Për t’i dhënë ndërtesës një karakter më artizanal, për të ndryshuar orientimin drejt sheshit dhe për të ofruar ambjente të hapura në formën e tarracave, pjesa e ndërtesës e cila përballet me sheshin është realizuar në dy vëllime rrotulluese. Ekrani qeramik i ngjashëm me hijëzuesit, që mbulon pjesën e jashtme, thekson vullnetin vëllimor të ndërtesës dhe në të njëjtën kohë mbron intimitetin e studenteve.

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial