Gople Artemide

Gople Artemide

Pas partneritetit të tyre të mëparshëm në Javën e Dizajnit në Milano në 2016, Bjarke Ingels Group – BIG dhe marka italiane e ndriçimit Artemide janë bashkuar në London Design Festival 2018, për të krijuar një ndriçues që ndryshon ngjyrë për të ndihmuar bimët të rriten.

Ndriçuesi prej qelqi në formë pilule, i quajtur Gople, përdor sistemin e licensuar të ndriçimit RWB të Artemide, i cili u krijua në vitin 2010. Sistemi lejon që drita të vendoset në temperatura të ndryshme – duke shpërndarë tone të kuqe, të bardha ose blu për të krijuar një ambient të këndshëm, por edhe për të ndihmuar bimët të kryejnë fotosintezën.

Projekti u konceptua si një zgjidhje për një nga projektet e fundit të BIG, Area 2071, një hapësirë ​​e re në Dubai që sjellë së bashku sipërmarrës, start-ups, biznese të vogla dhe të mesme dhe programe qeveritare.

Ndriçuesit janë të punuar me dorë duke përdorur një teknikë të lashtë veneciane të përpunimit të qelqit që gradualisht e shndërron xhamin e bardhë në kristal. Gople është në dispozicion në kristal të bardhë, argjend transparent dhe bronz transparent.

Source: dezeen.com