VILA MIDIS ULLINJVE

VILA MIDIS ULLINJVE

Emri i projektit:
Tipologjia:
Studio:
Arkitekt/e:
Vendi:
Statusi:
Viti i ndërtimit:
Sipërfaqja:
Fotografia:
Ekipi i punës:
Bashkëpunëtorë:

Between Olive Trees
Villa
Avatelier
Armand Vokshi
Sauk, Tirana, Albania
I ndërtuar
2017
450 m2
Shpetim Baca
Armand Vokshi, Alba Caja
Igli Kondi, Julian Kasharaj, Mamica Babi, Ylli Molla

NGA ARKITEKTI

Projekti i ndërtesës rrjedh nga veçoritë e terrenit, pjerrësia e tij, vegjetacioni, panorama si dhe prej kërkesave te klientit, i cili i lejoi arkitektëve që të definojne programin e një shtëpie familjare për të jetuar në një relacion të ngushtë me peizazhin e qytetit të Tiranës dhe atë te peizazhit të malit të Dajtit.

Njëkohësisht, vila shtrihet përgjatë një aksi lindje-perëndim që arrin maksimumin si një hapësirë ​​fantastike e jetesës në natyrë, me mure të xhamta që rrëshqasin e që lejojnë shikimin e peizazhit të qytetit, dritën dhe malin.

Projekti u konceptua si një seri volumesh të pavarura të vendosura nën dhe midis tarracave horizontale fluide. Këto volume të pavarura në gur, beton dhe xhami janë vendosuara në hapësirë për të krijuar raporte të ndryshme të hapësirave të brendshme dhe asaj të jashtme.

Në Jug, vila eshte e futur nën tokë për arsyen e pjerrësise së madhe që ka kodra dhe hapet për pjesën e mbetur duke filluar nga zona e kuzhinës deri në fund të anës perëndimore.

Në veri-lindje volumi hapet kundrejt panoramës. Dyert e xhamta në tre anët rrëshqasin dhe hapësira kryesore e shtëpisë hapet plotësisht ndaj peizazhin. Terracat dhe soletat e bardha shtrihen horizontalisht në ajër në raport me peizazhin dhe hapësirën.

Volumet e ndara, oxhaku i gurtë, shkallët e brendshme të hekurta që lidhin tarracat lundruese arrijnë të konturojnë hapësirën dhe fshehin të gjithë strukturën mbajtëse.

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial