Bashkia e Re e Tiranës – Konkurs Ndërkombëtar

Bashkia e Re e Tiranës – Konkurs Ndërkombëtar

Bashkia e Tiranës nëpërmjet realizimit të nje konkursi ndërkombtar kërkon të pasurojë vlerat arkitektonike dhe urbane të kryeqytetit duke përkthyer nevojën për hapësira të reja dhe koordinim institucional në një qëndër të fuqishme institucionale, kulturore, sociale dhe rekreative, ku ndërveprimi qytetar të stimulohet dhe promovohet, në një hapësirë të re e cila rrezaton ndjesinë e marrdhënieve të reja mes administratës dhe qytetarit dhe ndërmjet institucioneve dhe publikut apo edhe ndërmjet publikut dhe kërkesave, qëllimeve apo nevojave të tij.

Ky projekt është pjesë e një vizioni të përgjithshëm për transformimin e qendrës së kryeqytetit dhe filozofisë së funksionimit dhe përmirësimit të marrdhënies mes palëve publike dhe private, për të mundësuar përmirësimin e kushteve të jetës, marrdhënien fizike dhe gjeografike mes banesës, punës, institucionit, kulturës dhe rekreacionit. Një marrdhënie e re që krijohet dhe realizohet nëpërmjet një projekti të gjerë transformimi të qendrës urbane të kryeqytetit, në shtrirjen e bulevardit qëndror të Tiranës drejt veriut, me një projekt i cili synon të transformojë pozitivisht qytetin përgjithmonë. Zona e re e prekur nga projektet gjeneron nje potencial të madh për rikualifikimin urban, nëpërmjet një gjuhe të re të zhvillimit urban me hapësira te reja institucionale, shërbimesh, kulture, sociale dhe rekreative.

Në këtë prizëm, nxitja e zhvillimit të njëqëndre të re institucionale të Bashkisë Tiranë, pranëaksit të ri të bulevardit të Tiranës, nuk është vetëm një thirrje për krjimin e mjediseve bashkëkohore të një administrate publike, e cila thërret fuqishëm zërin e ri të ndërveprimit social dhe kulturor ndërmjet institucionit dhe publikut, por është një thirrje për transformimin urban të përhershëm të kryeqytetit

PROCEDURAT & PROGRAMI I KONKURSIT

1. Studio vendase dhe të huaja me eksperiencë të hapur në fushën e arkitekturës, projektimit urban apo
dhe planifikimit.
2. Studiot duhet të jenë të regjistruar ose të njohur nga një organ zyrtar akreditimi në vendin e origjinës së
aplikantit; ose
3. Atje ku njohja apo regjistrimi nuk aplikohen me ligj, aplikanti të jetë anëtar i një institucioni
profesional, në vendin e origjinës. Të gjithë aplikantët duhet të japin dëshmi të vlefshmërisë së
regjistrimit profesional, njohjes apo anëtarësimit, në Deklaratën e Përbërjes së Ekipit.
4. Secili ekip duhet të ketë në përbërje, të paktën: një arkitekt, arkitekt peizazhi, inxhinier ndërtimi dhe një preventivues. Të gjithë anëtarët e ekipit duhet të identifikohen në Deklaratën e Përbërjes së Ekipit.

Për më shumë informacione rreth konkursit kliko këtu

Data e fundit e regjistrimit: 05.02.2020, 24.00 (ora lokale)
Fituesit e fazës së parë : 07.02.2020, 24.00 (ora lokale)
Afati i dorëzimit/ Faza 2: 29.03.2020, 24.00 (ora lokale)

ÇMIMET E KONKURSIT

Vendi I – 15 000 €
Vendi II – 10 000 €
Vendi III – € 5 000 €

Source: http://competitions.tirana.al/