Benedetta Tagliabue

Pavijoni spanjol ne expo Shanghai, nga Miralles Tagliabue

Benedetta Tagliabue

Benedetta Tagliabue

Benedetta Tagliabue, e lindur në vitin 1963 në Milano, është drejtuese e studios ndërkombëtare të arkitekturës Miralles Tagliabue EMBT. Ajo e themeloi atë së bashku me kolegun dhe bashkëshortin e saj të ndjerë Enric Miralles (1995-2000) në 1994 në Barcelonë ku prej vitit 2010 studioja  është e pozicionuar edhe  në Shanghai. Tagliabue dhe Miralles vlerësohen ndërkombëtarisht për qasjen e tyre poetike dhe kontekstuale ndaj arkitekturës. Secila  ndërtesë gdhend në vetvete jo vetëm kontekstin historik , por synon të shprehë atmosferën e tanishme të qytetit dhe njerëzve ku eshte zhvilluar si një projekt unik, bashkëkohor.

Projektet e tyre rradhiten nga arkitektura e peizazhit, ndërtesat publike e deri te dizenjimi i brendshëm ku gjithashtu disa prej tyre kane fituar cmime. Në vitin 2001 ata kanë marrë çmimin kombëtar të Katalonjës për Tregun Santa Caterina. Catia lëvizese,shumëngjyrëshe, është projektuar aty ku ndodhet fryma e nje qyteti dhe shoqërie aktive.
Parlamenti Skocez u shpërblye ndër të tjera me cmimin RIBA Stirling 2005. Në një mënyrë të arsyeshme që integrohet me peizazhin duke i dhënë të gjitha pjesëve të ndërtimit karakteristikat individuale, konceptohet si një arkitekturë jo-hierarkike, duke kujtuar se parlamenti përfaqëson popullin skocez . Gjithashtu, Pavijoni Spanjoll (Shanghai World Expo 2010) u vlerësua nga një numër çmimesh. Realizuar me teknikat artizanale, ajo zbulon potencialin e punimeve me thurje si një ndërtim i qëndrueshëm dhe lejon të ringjallet një traditë ndërkulturore.

Në 2013 Benedetta Tagliabue mori çmimin RIBA Jencks për kontributin e saj të rendësishëm  në teorine dhe praktikën e arkitekturës ndërkombëtarisht dhe në vitin 2014 ajo u bë anëtare e Jurisë së cmimeve Pritzker. Për nder të Enric Miralles, ajo drejton një fondacion nën emrin e tij, ku promovohet arkitetektura eksperimentale.

Ndërtesa e Parlamentit Skocez, Edinburg 2004

Projekti i parlamentit Skocez nga Miralles Tagliabue

Ndërtesa e Parlamentit Skocez, Edinburg 2004

Në fillimet e projektit, arkitektët kaluan në një pasqyrim në lidhje me karakteristikat e Skocisë, banorëve dhe peizazhit të saj kodrinor. Rezultati është një arkitekturë e formave, materialeve dhe strukturave komplekse, e cila krijon përvoja pothuajse emocionuese shqisore, në hapësirat e brëndshme, si dhe përmes performancës së saj në kontekst. Ndërtesa është e organizuar në disa vëllime të ndara të ndërlidhura nga një kat i ndërmjetëm. Unike në funksionin dhe hartimin e saj çdo dhomë është e rëndësishme. Ky nivel universal i detajeve shërben për të refuzuar me vendosmëri vendosjen e hierarkive hapësinore. Një krahasim me varkat që tërhiqen, duke lundruar në det të hapur. Ata huazuan format e anijeve të ngritura nga një bregdet afër.

Tregu Santa Caterina, Barcelona 2005

Tregu Santa Caterina, Barcelona 2005

Tregu i Qytetit “Santa Caterina” është në një lagje e vjetër banimi ne Barcelonë. Tagliabue dhe Miralles e rijetëzuarn  atë duke krijuar një vend publik për takime dhe bashkëveprime shoqërore. Disa pjesë karakteristike të Tregut të vjetër, i cili u ndërtua në 1845, u mbajtën dhe u integruan ndërsa sistemet e shpërndarjes dhe shërbimeve të brendshme u riorganizuan. Me ambicien për të bërë një arkitekturë që i jep një impuls pozitiv të gjithë zonës, arkitektët i dhanë markatës një çati me formën e valëve, të mbuluar nga një mozaik shumëngjyrësh (i dizajnuar nga Antoni Cumella). E harkuar, çatia krijon hapësira urbane që lejojnë të integrojnë aktivitetet e lagjes dhe lejon ndërtesën të komunikojë me Avinguda Frances Cambó, një venë e rëndësishme kalimtare në lagje.

Kampusi I Vigo University, Spanjë 2003

Kampusi I Vigo University, Spanjë 2003

Projekti i kampusit të Universitetit Vigo, i vendosur në një mal, kërkonte krijimin e një infrastrukture të re si p.sh. rruga hyrëse, sheshet dhe hapësirat e qarkullimit për zonën tregtare, rezidenciale dhe institucionale. Duke ndryshuar topografinë, kampusi e shndërroi vendin në një peizazh të ndërtuar dhe të unifikuar.

Zyra e Rektoratit te Kampusit Universitar Vigo, 2006

Zyra e Rektoratit te Kampusit Universitar Vigo, 2006

Zyra e Rektorit është një nga ndërtesat e Kampusit Universitar Vigo, një drejtkëndësh që përkulet në pjesën e pasme për t’u përshtatur me formën e zonës. Kulmi, një ndërtim i lehtë zdrukthtar lisi, është në kontrast me fasadat e betonit. Loja e betonit dhe lisit vazhdon në brendësi, ku gjeometria e shkallëve lidh nivelet dhe hapësirat të cilat janë te rrezatuara prej dritës që vjen nga lart.

Programi i ndërtesës përfshin ndër të tjera zyrat e kancelarit dhe zv / kancelarit, dhomat e takimeve në formë radiale dhe sallën kryesore – një auditor të ngritur që krijon një formë mbresëlënëse në fasadën anësore.

Shkolla e Muzikës per te Rinjte në Hamburg, Gjermani 2000 dhe Shtesa në 2011

Shkolla e Muzikës per te Rinjte në Hamburg, Gjermani 2000 dhe Shtesa në 2011

Shkolla e Muzikës për të rinjtë , e formësuar midis hapësirat e pemëve ekzistuese dhe si një vepër figurative jashtë muzikës, ofron klasa shumëngjyrëse, të ndritshme me një lidhje të ngushtë me natyrën.  Auditori i ri me hollin kryesor të hyrjes kompleton programin. Dizenjuar 10 vjet pas projektit fillestar, ajo ndodhet midis shkollës së vjetër dhe shkollës së re të muzikës për të rinjtë, duke krijuar kështu një pasazh të ri midis tyre. Fasada e tullave i referohet materialit dhe formës së ndërtesave ekzistuese, zbukurimin e saj  nëpërmjet  grafikut të valëve të tingullit.

Zyrat e Nderteses se Gazit Natyror Fenosa në Barcelona, Spanjë 2007

Zyrat e Ndërtesës së Gazit Natyror Fenosa në Barcelona, Spanjë 2007

Selia e re e gazit natyror është një kullë me 22 kate dhe 86 metra e lartë.  Qëllimi ishte krijimi  i një kulle unike që ngrihet si një pike referimi në qytete, por në të njëjtën kohë duke respektuar dimensionet e vogla tëkontekstit të banesave familjare të peshkatarëve dhe blloqeve të banesave pesë-katëshe përreth. E përbërë nga vëllime të ndryshme, ndërtesa i përgjigjet shkallëve të ndryshme dhe mundëson një dialog fizik me ndërtesat afër. Forma adopton linjat e forta që karakterizojnë strukturën e qytetit.

Gjashtë vendbanime në ishullin Borneo Amsterdam, Hollandë 1996

Gjashtë vendbanime në ishullin Borneo Amsterdam, Hollandë 1996

Ishulli Borneo është një ndërhyrje në shkallë të madhe në portin qëndror të Amsterdamit. Ndryshe nga ndërtesat ngjitur, EMBT projektoi gjashtë banesat në një formë të gjatë, nga rruga në rrugë, por duke u paraqitur si një ndërtesë përmes fasadës së saj të konceptuar në mënyrë miqësore. Korsia lidhëse është menduar si një banesë që mungon, e treguar me modelin e fasadës.

Pavijoni spanjoll për Ekspozitën botërore në Shanghai, Kinë 2010

Pavijoni spanjoll për Ekspozitën botërore në Shanghai, Kinë 2010

Pavijoni Spanjoll për Ekspozitën Botërore të vitit 2010 të Shangait u përpoq të reflektojë mbi klimën spanjolle, si dhe të rimarrë zanatin e jashtëzakonshëm të punimeve të xunkthit në mënyrë që ta rikthejë atë në jetë dhe ta ri-përdorë si një teknikë të re dhe  të qëndrueshme të ndërtimit. Teknikat artizanale, ato me fibra natyrale, janë një traditë globale e përbashkët nga kulturat e të gjitha moshave. Në këtë kuptim, zgjedhja materiale për pavijonin u përpoq të bëhej urë lidhëse midis dy kulturave, spanjolleve (vizituese) dhe kineze (mikpritëse).

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial