NË VËMËNDJE : ALIREZA TAGHABONI

NË VËMËNDJE : ALIREZA TAGHABONI

Alireza Taghaboni, arkitekt dhe pedagog, lindi në Teheran, në Iran në 1977. Ai filloi studimet e larta në 1995 në “Gilan University”, në fushën e Arkitekturës.
Ai është një arkitekt praktikues që nga viti 2004, dhe themeloi Next Office në 2009. Taghaboni është gjithashtu një piktor dhe zotëron një PhD në Arkitekturë. Një kontribues i shpeshtë i gazetave dhe revistave të arkitekturës dhe urbanistikës iraniane, ai është mësues dhe partner në Qendrën për Arkitekturë Bashkëkohore, një institucion privat në Teheran që ofron një program alternativ arsimor arkitekturor.
Studio e tij që është me qendër në Teheran, Next Office, synon të sjellë një alternativë bashkëkohore për arkitekturën tradicionale iraniane, duke iu përgjigjur kushteve klimatike, kontekstit ekonomik, socio-politik dhe kulturor të secilit projekt. Puna e  studios së  tij varion  nga shtëpitë  familjare deri tek komplekset rezidenciale, tregtare dhe me përdorim të përzier në shkallë të gjerë, deri te masterplanet urbane.

Cedrus Residential

Nga arkitekti. Ndërtesa ndjek tipologjinë në një lartësi më të madhe se të ndërtesave përreth dhe përvec kësaj, duke ndryshuar planin, tensionet dhe kontrastet fillojnë nga format dhe profilet e dritareve dhe shkon derisa transformohete tarracave dhe ballkoneve. Lloji i arkitekturës së ndërtesës përpiqet të zgjidhë elementin e fasadës së tretë me një dizajn me  shumë-shtresa të vëllimit të objektit, fasadës me vija dhe gjithashtu nëpërmjet vendosjes së tarracave dhe materialit të përdorur në ndërtesë.

Photo by Majid Jahangiri

Ndërtesa Qazvin Q.C.E.O.

Nga pikëpamja funksionale-formale, origjina e propozimit tonë qëndron në arkitekturën lokale (vernacular )t ë Qazvinit, ku organizimi hapësinor është shumë i integruar me aspektet klimatike dhe atributet funksionale të rajonit. Fillimisht, filluam me dy forma katrore të ndërlidhura me njëra-tjetrën. Forma e parë, që u propozua të bëhej me tulla dhe me një gjeometri me shtrirje vertikale, iu caktuar departamentit të  menaxhimit të ndërtesës, ndërsa e dyta u propozua të bëhej prej betoni me një gjeometri me shtrirje horizontale, e caktuar për funksionet zyrtare. Forma e dytë në vetvete supozohet të jetë bërë nga dy shtresa, me një veshje me tulla me vrima të ndarë nga ajo e jashtmja. Njësoj si arkitektura tradicionale iraniane, vrimat lejojnë që drita natyrale të hyjë në ndërtesë përmes veshjes depërtuese të ndërtesës.

Photo by Parham Taghioff

Mashhad C.E.O. Zyrat qëndrore,

Mashhad Construction engineering është një vend ku inxhinierët mund të mblidhen dhe të komunikojnë me njëri-tjetrin. Në nivelin e tokës, një rrugëkalim përmes vëllimit lidh dy rrugë nga njëra-tjetra dhe gjithashtu krijon një zbrazëti hapësinore-strukturore që lidh këto rrugë (dhe udhëzon rrjedhën e këmbësorëve) brenda ndërtesës. Çeshtja urbane e projektit si një argument i jashtëm dhe shqetësimi i organizimit të hapësirës të dy ambjenteve kryesore nëpërjet llogjikës si hapësirë të brendshme, na udhëzoi të vendosnim ambjentet publike dhe ato ku njerëzit mblidhen, amfiteatrin dhe sallën e aprovimit të dokumentave midis kateve më të afërta me tokën. (Bodrum, katin përdhes dhe kati i parë ) të cilat lidhen drejtpërdrejt me hapësirën urbane ekzistuese boshe.

Image by Next Office

Sharifi-ha House

Nga arkitekti. Pasiguria dhe fleksibiliteti qëndrojnë në zemër të konceptit   të projektit e shtëpisë Sharifi-ha. Cilësitë e bujshme, hapësinore të interierit, si dhe konfigurimi zyrtar i pjesës së jashtme të tij, përgjigjen drejtpërdrejt me zhvendosjen e kutive të lëvizshme që e çojnë vëllimin e ndërtesës të bëhet i hapur ose i mbyllur, duke fituar karakter introvert ose ekstrovert. Këto ndryshime mund të ndodhin sipas ndryshimit të sezoneve ose skenareve funksionale të planeve kateve.

Photo by Next Office
Photo by Next Office

Shtëpia Guyim Vault

Sfida kryesore në këtë projekt ishte se si të shtrinim sistemin strukturor të harkut katror të Iranit për të krijuar një kub dhe për të shkrirë hapësirat në të njëjtën kohë. Në këtë shtëpi, planet e pllakave të dyshemesë ngrihen të rregulluara në harqe për të krijuar kube si vëllime. Kufijtë fleksibël midis interierit dhe eksterierit në secilin kat, marrin një formë të ndryshme dhe strukturisht punojnë së bashku për të bërë një tërësi me nivele të ndryshme të intimitetit.

Image by Next Office

Safadasht Dual

Vila Safadasht përbëhet në të vërtetë nga dy struktura të ndara që lidhen me një urë. Ndërtesa e parë, e bërë me tulla, u krijua për prindërit, ndërsa ndërtesa e dytë, e destinuar për evente, në përgjithësi është në dispozicion të anëtarëve më të rinj të familjes dhe kryesisht është prej xhami.
Shfaqja dhe pasqyrimi i paradoksit të përhapur në jetën tonë të përditshme ishte  sfida kryesore në këtë projekt, dhe mospërshtatja e pranishme në strukturën e projektit është në mënyrë të përkryer në përputhje me aplikimet e kundërta të saj, në një mënyrë që secili grup me karakteristikat e tij konfliktuale të jetë në gjendje të jetoj pa e shqetësuar tjetrin, ashtu si ndodh në jetën e përditshme të një familje të vogël.

Photo by Parham Taghioff

Vila për vëllain e madh

Struktura hapësinore e këtij projekti bazohet në mënyrën e kombinimit të një çatie në formë cadre që ngrihet mbi një pishinë që i ngjan një tasi. Këto dy elemente duken përafërsisht njësoj në plan ashtu  dhe në prerje. Një çati mbulon sipërfaqen publike të vilës e cila është vendosur qëllimisht në katin e sipërm. Në katin e poshtëm, mund të gjendet një tarracë që ngjason me një kuvertë e cila u siguron banorëve një zonë të hapur.

Photo by Majid Jahangiri
Photo by Majid Jahangiri

Ariochoob Showroom

Projekti “Ario Choob”, i cili është një zyrë dhe sallë ekspozite për prezantimin e makinave me lëndë të importuara, është vendosur në qytetin industrial të “Behsazi Sanaye Choob”. Ndërtimet në këtë qytet industrial zakonisht bëhen nga panele të  parafabrikuara betoni  dhe secili bllok është i ndarë në katër pjesë, me lartësi prej 12 metrash. Në dallim nga pamja e zakonshme e këtyre qyteteve industriale, ky qytet duket si një kopsht dhe rrjeti i rrugëve është ndërtuar me kujdes në mënyrë që të shpëtojë pemët nga çdo dëmtim.

Projekti u referua tek ne kur ishte në ndërtim e sipër. I gjithë projekti kishte të njëjtin tipologji, me dy nivele. Ndërsa diskutuam me klientin, zbuluam kërkesat dhe përparësitë e projektit dhe vendosëm të ndryshojmë tipologjinë rutine, e cila rrjedhimisht ndryshoi numrin e niveleve dhe vendndodhjen e pjesës administrative.

Makineritë e ngurta duhet të paraqiten dhe vëzhgohen nga lart nga klientët. Në vend që të përcaktonim shkallët shtesë të lëvizshme si një metodë dhe zgjidhje tipike për salla të tilla ekspozitash, ne e transferuam tërë projektin në një kuvertë vëzhgimi shumëkatëshe. Shtimi i urave dhe shkallëve të ndryshme midis dyshemeve të përcaktuara dhe ndërkatëve të projektit u mbështet kryesisht nga kjo ide. Hapësirat dhe zbrazëtitë negative e pasuruan më shumë konceptin tonë. Prandaj mund të prezantonim një turne të vazhdueshëm për klientët midis niveleve të projektit.

Photo by Parham Taghioff

Source: http://nextoffice.ir/#!

Photo by Parham Taghioff

Burimi: http://nextoffice.ir

post a comment