Arkitektura përmes ilustrimeve

Arkitektura përmes ilustrimeve

Një nga elementët kryesor gjatë procesit të projektimit është paraqitja e projektit në letër, përpara se ai të marrë formë. Dhe kjo bëhët në mënyra të ndryshme, që nga vizatimi me dorë të lirë deri te vizualizimi realistik me programe kompjuterike. Arkitektë dhe student të arkitekturës preferojnë të prezantojnë projektet e tyre nëpërmjet renderave, për të treguar atributet e një dizajni arkitektonik.

Kohët e fundit, po i kushtohet më shumë rëndësi grafikës së përdorur në prezantimin e një projekti, duke e bërë atë më artistik. Ilustrimi është një prej metodave të paraqitjes së një modeli arkitektonik dhe jo vetëm. Ilustrimet që përshkruajnë një projekt në një formë të thjeshtuar, shpesh lejojnë që një shikues të përqëndrohet në tipare specifike pa shpërqendrimin e fotorealizmit. Më poshtë po ju paraqesim disa ilustrime arkitektonike, që ndoshta do ju bëjn të kaloni nga renderizimi në ilustrim.

Nina Illustrations

Perëndim

nga LAAGO Architects 

Propozim konceptual në shkallë makro

by DEA Studio

Ilustrime Arkitekture

nga Jora Kasapi

Ilustrimet paraqesin disa kolazhe të realizuara me teknika të ndryshme të prodhimit. Disa prej tyre janë pjesë e punës me komision dhe disa të realizuara për projekte kërkimore ose konkurse të thjeshta.

Shëtitja e mbrëmjes dhe Tirana gjatë natës

nga Blerus

Ilustrime

nga Dashnor Kadiri

Momente urbane

nga Enxhi Daci

Projekt urbanistik për rigjenerimin urban në zonën e magazinave, qyteti Vau i Dejës.

Shtegu në pikturë njëngjyrëshe

nga Denis Muça

post a comment