Hoteli Amber

Hoteli Amber

Emri i projektit:
Tipologjia:
Studio:
Arkitekt:
Vendndodhja:
Statusi:
Viti i ndërtimit:
Sipërfaqja:
Kate:
Fotografia:
Bashkëpunëtorë:

Amber Hotel
Hotel
Atria Studio
Atria Studio
Spille, Rrogozhinë, Shqipëri
Në ndërtim
2019-2021
2500 m2
4
Enola Muhametaj
Ing. ndërtimi – Rezeart Zgjanjolli; Ing. mekanik – Patris Martopullo; Ing. elektrik – Arjan Shyti

Projekti hotelit Amber nga arkitektet e ATRIA STUDIO
Projekti i Hotel Amber nga Atria studio

Amber Hotel është një projekt shumë interesant dhe sfidues: Një strukturë ekzistuese prej betoni e ndërtuar në 2004, duhej të shndërrohej në një hotel me më shumë se dyzet dhoma.

Imazh render projekti i hotelit Amber nga Atria studio
Hotel Amber nga Atria Studio

I vendosur në më pak se 300 metra larg detit Adriatik, në fshatin Spille, Amber Hotel ka një vendndodhje perfekte dhe të lehtë për tu arritur. Pishat para hotelit dhe bimësia e ëmbël në pjesën e pasme të tij, i japin secilës dhomë një pamje të përsosur.

Sipërfaqja e përgjithshme e ndërtuar është rreth 2500 metra katror, ​​e ndarë në katër kate.

bird eye render, i hotelit Amber nga Atria studio
Pamje nga lart i projektit bird eye render, i hotelit Amber nga Atria studio hotelit Amber nga studioja Atria -
Projekti arkitektektonik i hotelit Amber nga Atria studio
Pamje nga projekti i hotelit Amber nga Atria studio

Koncepti i fasadës rrjedh nga vendndodhja e saj, frymëzuar nga valët e detit dhe tingulli i tyre i qartë dhe qetësues. Një çështje shumë e rëndësishme në konceptimin e fasadave ishte dhe orientimi i dhomave përballë me diellin dhe detin.

Gjendja ekzistuese e godines se hotelit
Gjendja ekzistuese e godines, perpara projektit nga Atria

Plani i objektit u kushtëzua jo vetëm nga kolonat dhe trarët ekzistues, por edhe nga kërkesa e klientit për të patur më shumë se dyzet dhoma. Përveç përshtatjes së strukturës ekzistuese, u bë dhe një shtesë e re anësore. Godina e vjetër dhe e re funksionojnë si një e tërë, pa asnjë dallim funksional apo estetik midis tyre.

Masterplan, Plan vendosja e projektit Amber Hotel
Plan vendosja e hotel Amber, Projekti arkitektonik

Shkallët ekzistuese u hoqën. U vendosën të tjera më kompakte, për të krijuar vend dhe për një ashensor. Në hyrjen e përparme u vendos një rampë për personat me aftësi të kufizuara.

Përpara objektit është krijuar një zonë e gjelbër, në mënyrë të tillë që të lexohet lehtësisht nga një pikë e largët. Ndërsa në pjesën anësore të tij është vendosur një pishinë, e rrethuar nga një gardh i gjelbër jasemini, për t’i dhënë ambjentit intimitetin e nevojshëm.

koncepti per zhvillimin e projektit te hotelit Amber nga studioja Atria -
Koncept ideja per zhvillimin e projektit te hotelit amber nga arktiektet e Atria Studio
Fasada e hotel Amber nga studio Atria
Fasada e hotelit Amber, realizuar nga arktiektet e studios Atria

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial