Acrokeraun

Acrokeraun

Emri i projektit:
Tipologjia:
Studio:
Arkitekt:
Vendndodhja:
Statusi:
Viti i ndërtimit:
Sipërfaqja:
Kate:
Fotografia:
Bashkëpunëtorë:

Acrokeraun
Rezidencial
Studio B&L
Studio B&L
Palasë, Vlorë, Shqipëri
Projekt-Ide
2008
28,700 m2
2

Roland Lika, Doriana Bozgo Bleta, Ermal Bleta, Artan Gjoni, Juela Guri, Orlen Ramzoti, Klaidi Marku, Saimir Duçellari

Koncepti për resortin turistik “ACROKERAUN” nuk është thjesht arkitektonik. Fitues i SHARE FUTURE PROJECTS AWARDS Tirana 2020, projekti ka një qasje ndaj kontekstit natyror, kulturor, historik, por edhe kontekstit konstruktiv të zonës, që paraqet thelbin e formulës për garantimin e qëndrueshmërisë së projektit dhe suksesin e tij unik.

Ideja e projektit e merr zanafillën nga morfologjia e fshatit vendas, nga uniteti formal dhe nga funksionalizmi i tij i konfirmuar në shekuj. Ajo e ritrajton temën e vendbanimeve të bregut nën këndvështrime bashkëkohore të ri-interpretimit të vlerave të konsoliduara, duke i pasuruar ato me elementë të rinj, të nevojshëm për tipologjinë e banesës së sotme turistike.

Kompozimi volumor bazohet në trajtat sempliciste të arkitekturës vendase dhe veçanërisht në atë të pellgut mesdhetar, duke krijuar marrdhënie harmonike me terrenin mjaft të pjerrët dhe duke konsideruar fortë orientimin gjeografik dhe peizazhin, sidomos detin Jon.

Njëkohësisht, zgjidhjet e ndryshme hapësinore dhe raportet mes njësive minimale me njëra-tjetrën dhe zonën në tërësi krijojnë dinamikën e domosdoshme në ofrimin e mundësive fleksibël për akomodim dhe pushim. Kjo përparësi shoqërohet me trajtimin skrupuloz të elementit të intimitetit, si një vlerë e konfirmuar e turizmit karakteristik në këtë pjesë të Mesdheut.

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial