5 Mënyra për t’u zhvilluar profesionalisht gjatë karantinimit

5 Mënyra për t’u zhvilluar profesionalisht gjatë karantinimit

Një periudhë e tillë ku duhet të rrimë në shtëpitë tona, për të evituar përhapjen e virusin Covid-19,  e rëndësishme është ta shikojmë si një mundësi zhvillimi. Natyrisht  që është pak e vështirë për të gjithë ne që jemi mësuar të jemi gjithmonë në lëvizje, sa në kantier, sa takime me klientët, sa në kërkim të produkteve  dhe papritur duhet të jemi në shtëpi…
Por nuk është kaq negative, në fakt mundet ta shfrytëzojmë këtë kohë për të fituar ndonjë aftësi të re dhe ne kemi disa sugjerime:
  1. Mësoni një program BIM  

Në artikullin tonë të mëparshëm kemi shpjeguar arsyet pse duhet një arkitekt të kalojë në BIM.  Mendojmë që tani është momenti ti dedikoheni mësimit të një programi të ri i cili në raste të tilla ju jep mundësinë të fragmentizoni punën edhe kur nuk ndodheni fizikisht pranë ekipit tuaj (si në ditët e sotme!). Nëse doni të mësoni Archicad dhe Revit, Graphisoft ka një kanal të tijin në youtube se si të mësoni programet hap pas hapi.

Bim, archicad

2. Përmirësoni aftësitë tuaja grafike

Kjo duke zhvilluar njohuritë në përpunimin në Photoshop. Ne ju sugjerojmë një nga vizualisuesit më të mirë, i cili ndan me ju hap pas hapi përpunimin grafik të projekteve të tij: https://www.ronenbekerman.com
Gjithashtu, Ilustratori dhe Indesign, janë programe të nevojshme për përmirësimin e paraqitjes tuaj së projekteve tuaja dhe disa kurset mundet ti gjeni këtu:

https://www.coursera.org/specializations/graphic-design
https://www.udemy.com/course/post-production-ougraphics/

https://www.ronenbekerman.com/making-of-mea-terra/

3. Mësoni programet e live-rendering

Natyrisht, këshilla tjetër do të shkonte për programet e renderimit dhe do ju sugjeronim të kalonit në programe live-rendering si Lumion, Twinmotion apo të mësoni përdorni plugine të cilat përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e renderave tuaj si : Vray, Corona ( kjo nuk e dëmshme)

Interior wave lounge, rendered in Lumion 9 by ‎Kamon Tangruen.
Twinmotion

4. Mësoni pak rreth historisë së arkitekturës.

Open Yale courses, është fantastik, njësoj sikur të jeni në auditoret e Yale, do të mundet të mësoni rreth arkitekturës Romake. Në fakt ka shumë tema interesante që mundet të zgjidhn. Nëse nuk gjeni atë që ju intereson, keni Coursera, ose Udemy, ku mundet të gjeni cdo lloj kursi për të zhvilluar aftësitë tuaja!

https://oyc.yale.edu/history-of-art/hsar-252
https://www.coursera.org/learn/architettura-contemporanea

Open yale course for roman Architecture

5. Lexoni libra rreth arkitekturës

E fundit por jo më pak e rëndësishjma, është koha për të lexuar… Libra pa fund të cilat mundet ti gjeni dhe online si:

Arkitektura si hapësirë nga Bruno Zevi,
Delirious New York: A Retroactive Manifesto for Manhattan,
The poetics of space nga Gaston Bachelard.

Nëse nuk dëshironi libra specifike për arkitekturën, ka dhe romane apo libra rreth artit si:

Point and Line to Plane nga Kandinsky,
Qytet e padukshme nga Italo Calvino, i cili me siguri do të nxisë fantazinë tuaj!
Burimi i jetës nga Ayn Rand, i cili në qëndër ka një arkitekt dhe  përqasjen idealiste ndaj arkitekturës për të shëmbëllyer  kulturën dhe zhvillimin e shoqërisë.

E shfrytëzojmë këtë gjëndje për të përforcuar dijen, aftësitë tona! Urojmë të jeni mirë!

Poetics of Space
Gjuha e arkitekturës moderne

post a comment

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial