5 Ndërtesa të realizuara në emër të dashurisë

5 Ndërtesa të realizuara në emër të dashurisë

Çfarë do të bënit për dashurinë? Disa mund të mendojnë një tufë lulesh me trëndafila ose një varëse me perla. Por jo ata romantikë që adhurojnë arkitekturën, të cilët kanë tejkaluar kufijtë për të surprizuar të dashurën e tyre, duke ndërtuar pallate ekstravagante, që nga Malajzia deri në Shqipëri, si një gjest madhështor. Të dizajnuara si simbole të dashurisë së pakushtëzuar, këto ndërtesa mbresëlënëse në të gjithë botën mbartin histori jashtëzakonisht romantike.

Swallow’s Nest Castle, Crimean Peninsula

Kalaja e Porto Palermos

Kalaja e Porto Palermos ose siç njihet ndryshe edhe si Kalaja e Vasiliqisë, ndodhet në gjirin me të njëjtin emër në bregun e detit Jon në Shqipërinë e jugut, mbi një ishull rreth 30 m larg bregut. Kalaja e Porto Palermos është një nga sarajet e shumta të Ali Pashë Tepelenës, të cilën ai i’a dhuroi njërës prej grave të tij, Vasiliqisë, të cilën, sipas kronikanëve të kohës, Pashai i Janinës e kishte shumë për zemër. Ndonëse thuhet se ajo u ngrit si një dhuratë, buzë detit, për të shoqen e Pashait, Vasiliqinë, kalaja në formë trekëndore daton të jetë më e vjetër se Ali Pashaj, ku ai thjesht e ka restauruar atë duke i dhënë një kuptim në emër të dashurisë.

Porto Palermo Castle, Albania

Kalaja “Foleja e Swallow”

Një kështjellë neo-gotike, Kalaja “Foleja e Swallow” ndodhet 130 metra mbi ujërat e Detit të Zi. Dihet pak mbi historinë e kështjellës, e cila u ndërtua nga një fisnik gjerman në 1912. Sipas legjendës lokale, ai e vizitoi vendin në muajin e mjaltit, i cili në atë kohë ishte zënë nga një shtëpi e vogël prej druri, dhe vendosi që do të ishte më e përshtatshme të ndërtonte një kështjellë romantike që do të përdorej si një shtëpi pushimi personale e çiftit. Struktura e guximshme i ka rezistuar më së miri kohës, duke përfshirë dhe një tërmet në 1927.

Swallow’s Nest Castle, Crimean Peninsula

Kalaja Boldt

Kalaja Boldt, e vendosur në Heart Island në New York, në det të hapur, u porosit në 1900 nga George C. Boldt, një hotelier i pasur që e ndërtoi rezidencën si një simbol i dashurisë së madhe për gruan e tij, Louise. Vetëm katër vjet pasi filloi ndërtimi, Louise papritmas vdiq. I zemëruar, Boldt e ndërpreu punën në kështjellë dhe nuk u kthye më në ishull. Struktura e mrekullueshme mbeti një gërmadhë deri në vitin 1977, kur prona u mor nga Thousand Islands Bridge Authority, të cilët e rindërtuan kështjellën si  brenda dhe jashtë.

Boldt Castle, New York

Taj Mahal

Gjatë mbretërimit të tij 30-vjeçar në Indi, Perandori Shah Jahan pati shumë gra, por asnjëra nuk ishte aq e adhurueshme sa ajo e treta, Arjumand Banu Begum, e cilësuar zakonisht si Mumtāz Mahal, “stolia e dashur e pallatit”. Kur vdiq në 1631, Jahan punësoi një grup arkitektësh për të ndërtuar Taj Mahal në nder të saj. Kompleksi kryesor u përfundua në 1648, ndërsa ndërtesat përreth dhe kopshtet u mbaruan pesë vjet më vonë. Perandori nuk kurseu asnjë shpenzim për monumentin e ri ikonik: Më shumë se 20,000 skulptorë, kaligrafë dhe zejtarë u sollën në qytetin e Agras për të punuar mbi kryeveprën e veshur me mermer.

Taj Mahal, India

Kështjella Kellie

Kjo ndërtesë gjigande në Batu Gajah, Malajzi, u krijua si një shtëpi familjare nga William Kellie Smith, me origjinë skoceze, për gruan e tij Agnes dhe familjen e tyre të re. Çifti u martua në fillim të viteve 1900 dhe u zhvendosën në Malajzi, ku William zotëronte një plantacion dhe bëri një pasuri të vogël. Legjenda thotë se Agnes ishte e pakënaqur me shtëpinë e tyre të vogël prej druri; për të kënaqur gruan e tij shtatzënë, William vendosi të ngrejë një kështjellë kodrinore, të ngjashme me ato që gjenden në vendin e tyre të lindjes. Kur William vdiq papritur në vitin 1926, planet për ndërtime të mëtejshme u ndërprenë dhe Kështjella Kellie u abandonua.

Kellie’s Castle, Malaysia

Source: architecturaldigest.com