10 Këshilla se si të nisni vitin e ri me produktivitet

10 Këshilla se si të nisni vitin e ri me produktivitet

Ndërsa ky vit i ri erdhi shumë shpejt, njerëzit në mbarë botën kanë filluar të reflektojnë për vitin që lanë pas. Shumë prej nesh janë duke vendosur rezolucionet e Vitit të Ri, por, siç ndodh gjithmonë, këto rezoluta shumë shpejt lihen pas dore dhe harrohen që në  javët ose ditët e para të vitit të ri. Nëse një nga pritshmëritë tuaja është të jeni më produktivë këtë vit të ri, ju duhet të bëni gjëra specifike që do të ndihmojnë në rritjen e produktivitetit tuaj. Më poshtë ju sjellim disa mënyra të mrekullueshme për ta bërë këtë gjë që të ndodhë.

Image by Jeff Sheldon
  1. Ndiqni një orar të rreptë të gjumit

Vendosni një orë që dëshironi të zgjoheni çdo mëngjes (përfshirë dhe fundjavat), numëroni orët që do të flini, shtatë ose tetë dhe ndiqeni këtë plan – çdo ditë. Në këtë mënyrë do të jeni më të freskët dhe të gatshëm për të kryer detyrat tuaja.

  1. Krijoni një rutinë mëngjesi

Ideja pas një rutine efikase mëngjesi është që të krijojmë të paktën një rrjedhë normaliteti në jetën tonë të çmendur, gjithnjë në lëvizje. Filloni rutinën tuaj të mëngjesit duke bërë minimumin e gjërave kryesore, më vonë shtoni më shumë ose më pak aktivitete me kalimin e kohës, derisa t’ju bëhet një rutinë.

  1. Zhvilloni një hobi të ri jo-arkitektonik

Mund të jetë joga, hiking, vallëzim ose gjithçka që mund t’ju ndihmojë të arratiseni nga jeta e përditshme dhe më e rëndësishmja, që ju ndihmon anën tuaj arkitektonike.

4. Krijoni një studio frymëzuese

Për të qëndruar të përqëndruar, pastroni rrëmujën në zyrën tuaj dhe të kompletojeni atë me një tavolinë dhe dekorime që nxisin krijimtarinë. Mund të provoni edhe Feng Shui. Mblidhni aromat tuaja të preferuara të qirinjve, vajrave aromatik dhe kristalet për këtë vit të ri. Kjo ju ndihmon të gjeni ekuilibrin dhe harmoninë në hapësirën tuaj të punës.

  1. Përgatitni një playlist me muzikë që ju motivon

Studimet thonë se muzika klasike ndihmon në zhvillimin e trurit, por ju mund të vendosni këngë të çdo zhanri në listë, nëse ato ju motivojnë.

  1. Merrni pjesë në konferenca arkitekturore

Kërkoni për konferenca arkitekturore që dëshironi të merrni pjesë në këtë vit të ri. Mund të filloni me edicionin e 3-të të Share Tirana 2020 këtë 11 Shkurt.

  1. Mbani një axhendë

Mbani të organizuara idetë, projektet dhe takimet tuaja. Një axhendë ju mban në rrugën e duhur me rendin e temave që do të trajtoni, dhe ndihmon gjithashtu në përfundimin e takimeve në kohë.

  1. Bëni pushime dhe udhëtoni më shumë

Mund të filloni thjesht duke fikur kompjuterin tuaj më herët gjatë ditës, duke shmangur postën elektronike pas një kohe të caktuar, ose duke shkuar për një shëtitje relaksuese pas punës. Çështja është të heqësh mendjen nga puna për disa orë çdo ditë. Sidoqoftë, kur bëhet fjalë për tekstura delikate, hapësira atmosferike dhe detaje të bukura, asgjë nuk e zëvendëson të udhëtosh dhe të përjetosh personalisht arkitekturën. Qytetet në Shqipëri janë plot me thesare të fshehura, thjesht presin që ju t’i shikoni me një sy kritik gjatë vitit 2020. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për një shëtitje të thjeshtë në lagje apo një udhëtim me aeroplan në anën tjetër të botës, udhëtoni më shumë këtë vit!

  1. Bëni një “Dua të bëj” listë

Shtoni gjërat që doni të bëni në listën tuaj. Kjo mund të tingëllojë kundërintuitive, por shërben si një rrugë për t’ju mbajtur të lumtur dhe shpirtin tuaj krijues të zhvillohet. Duke krijuar një plan për të bërë gjërat që ju pëlqejnë, mund t’ju bëjë më produktivë për një afat të gjatë.

10. Përfundojini detyrat me herën e parë

Shumica e njerëzve janë të shpërqendruar këto ditë, dhe kjo bën që të gabojnë. Bëhuni një sipërmarrës special, duke pasur një objektiv për të bërë atë që duhet që me herën e parë në mënyrë të përsosur. Kjo nxit produktivitetin tuaj dhe ju kursen ditë për të zgjidhur problemet që dalin gjatë rrugës.

Comments

One thought on “10 Këshilla se si të nisni vitin e ri me produktivitet”

Comments are closed.