Arkiva

How to Create an Outdoor Room

[vc_row][vc_column][vc_empty_space height=”30px”][vc_row_inner][vc_column_inner][vc_column_text]

Nëse jeni me fat që të keni një tarracë, një verandë apo ndonjë hapësirë në oborrin e shtëpisë, të kalosh shumë kohë në shtëpi mund të jetë një përvojë shumë më e bukur, sidomos në këto kohë pandemie. Por mënyra se si e krijoni këtë hapësirë është ajo që bën diferencën. Në shumë raste na ka ndodhur të shohim një kopsht të mobiluar dhe organizuar mirë, i cili estetikisht duket bukur, por kur ulemi në të përjetojmë një eksperiencë të këqë për shkak të diellit të nxehtë.

Nëse dëshironi një hapësirë në natyrë, ku të qëndroni të qetë për orë të tëra, duhet t’i bëni vetes disa pyetje themelore: «A mund të mbrohem nga dielli? A kam vend ku mund të vendos pijen? A mund t’i vendos këmbët lart? ” Shkurt, ju duhet ta mendoni verandën tuaj si çdo dhomë tjetër në shtëpinë tuaj – një dhomë në natyrë – dhe ta mobiloni atë në harmoni me rrethinat e saj. Më poshtë ju sjellim disa këshilla se si të krijoni një “dhomë” në natyrë duke e shfrytëzuar në maksimum.

[/vc_column_text][/vc_column_inner][/vc_row_inner][vc_single_image image=”14665″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

  1. Përcaktoni funksionin e dhomës

[/vc_column_text][vc_column_text]Një dhomë në natyrë nuk do ta kryej mirë funksionin e saj nëse përpiqet të bëjë gjithçka, kështu që filloni me një vlerësim të ndershëm se si planifikoni ta përdorni hapësirën tuaj të jashtme. Nëse doni një vend për ngrënie në tarracë, do t’ju nevojiten karrige dhe një tavolinë e lartë për t’i mundësuar njerëzve një qëndrim të drejtë – një organizim ndryshe nga një hapësirë rastësore tip “lounge”, ku divanet dhe tavolinat e ulëta mund të jenë më të përshtatshme.

Ose ndoshta do të ishte një hapësirë ku mund të fshiheni nga të gjithë, gjë që do të kërkonte një intimitet më të madh dhe mbase vetëm një karrige të rehatshme. Nëse hapësira juaj e jashtme është e madhe, duhet ta planifikoni atë në mënyrë të tillë që të ofrojë funksione të shumta.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”14666″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

  1. Lidheni atë me ambientet e brendshme

[/vc_column_text][vc_column_text]Kur të mendoni për dizajnin e një dhome në natyrë, bazohuni në skemën e dizajnit të brendshëm të shtëpisë tuaj, për të forcuar lidhjen midis brenda dhe jashtë. Mundohuni të shkrini materialet dhe t’i bëni ato uniforme, në mënyrë që të mos keni luhatje në dizajn dhe çdo hapësirë të jetë në harmoni me njëra-tjetrën. Skema e modelimit të brendshëm gjithashtu mund të ndikojë në zgjedhjen e materialeve dhe ngjyrave të  mobiljeve, pajisjeve shtesë dhe madje edhe bimëve.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”14656″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

  1. Krijoni një dysheme

[/vc_column_text][vc_column_text]Kufizoni sipërfaqen e dhomës së jashtme  dhe diferencojeni atë nga pjesa tjetër e tarracës ose oborrit – duke ndryshuar materialin e dyshemesë ku do të vendosen mobiljet.

Ju mund të përdorni butësinë e një qilimi për ta bërë verandën tuaj të ndjehet si dhomë e brendshme. Për çudi është shumë i lehtë për t’u mbajtur pastër, sipas dizajnerëve që e sugjerojnë. Thjesht duhet ta pastroni atë me një fshesë vakumi si një qilim normal.

Një dysheme druri, siç mund të jetë materiali  WOODEE nga Alumil, mund të përdoret gjithashtu për të theksuar një zonë të shkelshme, brenda një hapësire të madhe të shtruar me materiale të ndryshme.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”14657″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

  1. Shtoni një tavan dhe mure

[/vc_column_text][vc_column_text]Nëse mbi hapësirën tuaj të jashtme nuk ka çati apo tendë, minimalisht mund të krijoni një strehë që të jep përshtypjen e një tavani, për të siguruar privatësi si dhe mbrojtje nga dielli. Pergolat bioklimatike, fjala e fundit e strukturave hijëzuese nga Alumil, janë zgjidhja perfekte.

Të gjithë ndjehemi më të sigurt kur ndodhemi nën një strehë. Zonën ulëse mund ta vendosni fare mirë nën hijen e një peme apo një pergole të thjesht të mbuluar me bimë zvarranike. Një çadër do të funksiononte gjithashtu, por nuk do të ishte një zgjidhje e guximshme apo e qëndrueshme. Për të theksuar më shumë ndjenjën e privatësisë, mund të mbillni bimë të larta në perimetrin e dhomës tuaj në natyrë.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”14658″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

  1. Mobiloni si në interier

[/vc_column_text][vc_column_text]Një dizajn i suksesshëm për një dhomë në natyrë ka shumë mobilje dhe pajisje si në një dhomë shtëpie. Kjo nënkupton karrige të rehatshme, shpesh me jastëkë të veshur me susta dhe pëlhura për ambiente të jashtme siç është Koleksioni Komodo për të gjithë familjen, apo divani RAP për ju dhe të dashurin tuaj. Si dhe tavolina të mjaftueshme për të mbajtur pije, ushqime, telefona apo libra. Ju mund të gjeni gjithçka që ju nevojitet për dhomën tuaj në natyrë në Almex Contract Furniture.

Nëse dhoma juaj në natyrë do të shërbejë si një hapësirë ​​ngrënie, duhet të mendoni për të si të jeni në kuzhinën e shtëpisë. Merrni parasysh numrin maksimal të mysafirëve që mund të ftoni dhe sigurohuni që keni një tryezë në madhësinë dhe lartësinë e duhur dhe karrige të mjaftueshme. E vetmja gjë që ju ngelet është të mendoni se si do të shërbeni ushqimin.

Një banak i vendosur në mënyrë strategjike mund të përdoret për të mbajtur pjatat gjatë darkave ose të funksionojë si një bar për koktej në rast eventesh. Ne ju sugjerojmë Break Bar nga Almex gjithashtu. Pasi të ftuarit largohen, të njëjtat mobilje mund të shërbejnë si një piedestal për vazo me bimë apo objekt dekorative. Kompletojeni hapësirën me vazo, qypa dhe me qirinj, të cilët mund të ndryshohen dhe riorganizohen me kalimin e kohës. Nëse oborri apo veranda juaj rrethohet nga një mur, konsideroni të shtoni pasqyra, skulptura apo bimë zvarranike. Ne e dashurojmë pasqyrën LED La Plus Belle të Flos nga Abiesse.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”14659″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

  1. Ndriçoni hapësirën

[/vc_column_text][vc_column_text]Ndriçimi është një faktor i rëndësishëm funksional – pa të, nuk do të jeni në gjendje të gjeni pijet tuaja në errësirë – gjithashtu mund të sigurojë një atmosferë të bukur gjatë natës, dhe Abiesse ofron një gamë të gjerë të ndriçuesve të jashtme për verandën tuaj.

Disa metoda të sigurimit të dritës janë më të thjeshta se të tjerat. Mund të varni fenerë me qirinj në pemë për të krijuar një atmosferë romantike. Fenerët apo qirinjtë me bazë LED janë opsione të tjera të lehta për të siguruar dritë dhe nuk kërkojnë të punësosh një elektricist.

Nëse dëshironi diçka të përhershme, ndriçuesit dekorativ mund të varen nga pjergulla, apo të instalohen në mure. Pavarësisht nëse zgjidhni ndriçues të lëvizshëm, ndriçues dekorativ me tela apo ndriçues peizazhi – ose një përzierje të të treve – konsideroni ndriçues për ambiente të jashtme me temperaturë dhe me ngjyrë të ngrohtë prej rreth 2.700 Kelvin siç është La Linea e Artemide nga Abiesse.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”14662″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][vc_single_image image=”14660″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][vc_column_text]Source: nytimes.com by Tim McKeough[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Comments

mood_bad
  • No comments yet.
  • Add a comment