Arkiva

HIGHLIGHT: MARIO BOTTA

[vc_row][vc_column][vc_empty_space height=”30px”][vc_row_inner][vc_column_inner][vc_column_text]

Mario Botta ka lindur në Mendrisio, Ticino, më 1 Prill 1943. Pas një trajnimi  në Lugano, ai fillimisht ndoqi Kolegjin e Artit në Milano dhe më pas studioi në Institutin Universitar të Arkitekturës në Venecia. I drejtuar nga Carlo Scarpa dhe Giuseppe Mazzariol ai mori gradën e tij profesionale në vitin 1969. Gjatë kohës së tij në Venecia ai pati mundësinë të takohej dhe të punonte për Le Corbusier dhe Louis I. Kahn. Aktiviteti i tij profesional filloi në 1970 në Lugano dhe që atëherë ai ka realizuar një aktivitet intensiv mësimor me ligjërata, seminare dhe kurse në shumë shkolla të arkitekturës së Evropës, Azisë, Shteteve të Bashkuara dhe Amerikës Latine. Nga shtëpitë njëfamiljare në Ticino, puna e tij ka përfshirë shumë tipologji ndërtimesh të tjera si: shkolla, banka, ndërtesa administrative, biblioteka, muze dhe ndërtesa të shenjta. Puna e tij njihet në të gjithë botën dhe është paraqitur në shumë ekspozita. Anëtar nderi i shumë institucioneve kulturore, ai është nderuar me gradën e nderit në universitete të ndryshme të Argjentinës, Greqisë, Rumanisë, Bullgarisë, Brazilit dhe Zvicrës. Një instrument i mëtejshëm për promovimin e debatit kulturor për arkitekturën është Teatri i arkitekturës në Mendrisio, që filloi veprimtarinë e tij në Tetor 2018.

[/vc_column_text][/vc_column_inner][/vc_row_inner][vc_single_image image=”8024″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

MOMA – Muzeu i  artit modern.

San Francisco / United States / 1995

[/vc_column_text][vc_column_text]Muzeu është në rajonin Yerba Buena me gradacelat e qytetit në sfond. Në kontrast me tensionin vertikal të këtyrej të fundit, MOMA duket e ankoruar në tokë. Vëllimi i tij ortogonal, i formuar nga një strukturë çeliku e mbuluar me elementë të parafabrikuara të veshur me tulla, zgjerohet horizontalisht. Catia mbresëlënëse prej xhami në formën e një cilindri të cunguar bëhet një ‘sy’ drejt qytetit dhe ndriçon hollin poshtë tij. Muzeu zhvillohet në pesë kate mbi tokë dhe një bodrum. Në katin e parë ka një shesh të madh të brendshëm me një bibliotekë, një lokal dhe një auditor ndërsa hapësirat e ekspozitës janë në katër katet e sipërme.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”8025″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

MART muse i artit modern dhe bashkëkohor.

Rovereto / Italy / 1988-2002

[/vc_column_text][vc_column_text]Volumi mbresëlënës i muzeut nuk zbulohet në pamje të parë por mbetet pjesërisht i fshehur nën tokë. Projekti ndjek një kompozim aksial dhe është i organizuar përgjatë linjës midis dy ndërtesave historike. Linja të çon në sheshin rrethor, të mbuluar nga një çati xhami, rreth së cilës janë rregulluar të gjitha aktivitetet. Sheshi i gjerë i jep akses muzeut. Sallat e mëdha të ekspozitës janë të vendosura në katin e parë, ndërsa në katin e dytë ndodhen hapësira më të vogla ekspozite. Qarkullimi nëpër galeritë në dy katet e sipërme bëhet rreth oborrit qendror, ndërsa shkallët zënë qoshet fundore të një sheshi që është formuar rreth tij. Drita vjen nga lart përmes një seri dritash.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”8055″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Qëndër mirëqenieje Tschuggen Berg Oase

 Arosa / Switzerland / 2006

[/vc_column_text][vc_column_text]Zgjedhja për të vendosur pjesën më të madhe të ndërtesave nën tokë ishte një mënyrë për të zvogëluar sipërfaqen mbi tokë, në mënyrë që të ruhej një pjesë e jashtëzakonshme e peizazhit dhe të vendosej një marrëdhënie respektuese me fshatin afër. Nëntë skylight-e e mëdha të bëra prej titan-zink dhe qelqi dalin nga toka dhe paraqesin shenjat e vetme të konstruksionit “hypogeal” ( term botanik që në këtë rast nënkupton zhvillimin e hapësirave nëntokë). Qendra Wellness përhapet në katër nivele të lidhura vizualisht me njëra-tjetrën. Në nivelin e parë (që korrespondon me katin e parë të hotelit) janë ambientet e fitnesit, dhomat teknike dhe hyrja për mysafirët e jashtëm; në nivelin e dytë janë kabinat për trajtim bukurie. Niveli i tretë paraqet nivelin e hyrjes të lidhur me hotelin përmes një ure xhami. Këtu janë recepsioni, tualetet për mysafirët dhe e ashtuquajtura “bota e saunas”. Niveli i katërt përmban “botën e ujit”. Sauna e jashtme, solari dhe pishina janë në një tarracë të madhe në lidhje të drejtpërdrejtë me natyrën.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”8059″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Zona e Campari-t, Sesto San Giovanni

 Milan / Italy / 2009-2010

[/vc_column_text][vc_column_text]Rindërtimi i zonës së ish-Campari konsiston në një ndërtesë zyrash përgjatë Via Gramsci dhe Via Sacchetti dhe e kompleksit të banimit përgjatë Via Campari, në mënyrë që të lirohet pjesa tjetër e zonës që do të pajiset si një park i madh për qytetin e Sesto San Giovanni. Selia e re e Camparit është e madhe dhe e organizuar në dy vëllime kryesore të lidhura me njera-tjetrën. I pari ka nëntë kate mbi tokë dhe dy kate nëntokë ndërsa i dyti, në formën e një ure, ka dy kate mbi tokë dhe dy nëntokë. Ndërtimi ka filluar nga një ndërtesë e vjetër industriale që daton nga fillimi i shekullit të kaluar dhe tani është shndërruar në një muze, dhe holl: një shesh i madh i mbuluar në drejtim të parkut. Vendbanimet ndahen në katër kulla në formë cerek rrethi, të lartësive të ndryshme dhe të veshura me tulla të kuqe. Ato përbëhen nga 100 apartamente dhe disa hapësira tregtare në katin e parë.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”8040″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Fiore di pietra

Rovio / Switzerland / 2017

[/vc_column_text][vc_column_text]Restoranti i ri në majën e Monte Generoso gwzon vendin ku dikur qëndronte një hotel i shekullit XX. Vendndodhja është e jashtëzakonshme: një rrafshnaltë e vogël me pamje nga gremina në anën veriore të malit, e karakterizuar nga një shkëmb i fuqishëm me një rënie të pjerrët 300-400 metra. Formacioni mbresëlënës i shkëmbit ishte faktori vendimtar për krijimin e “lules prej guri” – një ndërtesë tetëkëndëshe me “petale” individuale. Në frontin lindor kjo kurorë rrethore siguron hapësirën për një kuvertë vëzhgimi që ndjek kreshtën e malit.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”8027″ img_size=”full”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Arkitektura Fetare

[/vc_column_text][vc_column_text]Arkitektura fetare është një tipologji të cilës Botta ka vazhduar t’i kthehet. Projekti i tij i parë arkitektural ishte një kapelë në manastirin Bigorio Capuchin në Ticino, Zvicër, e ndërtuar në vitin 1966, dhe që nga atëherë, ai ka përfunduar 22 ndërtesa të shenjta gjatë karrierës së tij 50 vjeçare. Më poshtë ju paraqesim disa prej tyre.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/2″][vc_single_image image=”8043″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][vc_column width=”1/2″][vc_single_image image=”8042″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Ndërsa secila është unike, ndërtesat e tij fetare mbajnë disa ngjashmëri stilistike. Botta luan me ashpërsi (dhe butësi) duke përdorur materiale për të krijuar përvoja të kontrastit – duke formuar ndjesi të fundme dhe të pafundme. Drita dhe hijet janë shumë të kontrolluara, si dhe shtegu njerëzor përmes arkitekturës, i zbukuruar nga muret, transparenca, shtigjet dhe pragjet. Përvoja është një udhëtim zhvendosës midis gjendjeve të kompresimit dhe shprehjes.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/2″][vc_single_image image=”8045″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][vc_column width=”1/2″][vc_single_image image=”8044″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Përhapja gjeografike e hapësirave të shenjta të Botta-s është e gjerë. Kapelat e tij mund të gjenden në të gjithë Evropën, në Austri, Francë, Itali dhe Zvicër. Ndërtesat fetare të Botta-s shpesh paraqiten si objekte në peizazh, si sharmi gjeometrik ose simbole të prera nga materiale natyrore.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/2″][vc_single_image image=”8046″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][vc_column width=”1/2″][vc_single_image image=”8047″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Burimi:
http://www.botta.ch/it/home
https://www.wallpaper.com/architecture/mario-botta-religious-buildings-exhibition-vienna[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]