Arkiva

How much does an architectural project cost in Albania?

[vc_row][vc_column][vc_empty_space height=”30px”][vc_row_inner][vc_column_inner][vc_column_text]

Le të flasim për një temë të “nxehtë” për tregun tonë… Sa kushton projekti arkitektonik i realizuar nga një arkitekt?  A  përdorim mënyrën e duhur për të vlerësuar shërbimin tonë dhe a është ky vlerësimi monetar i  duhur për punën tonë?

Kjo ka qënë një nga pyetjet që gjithmonë vërtitet e vërtitet dhe vazhdon të marrë forma nga më të ndryshmet, pasi të përcaktosh çmimin e një projekti bëhet pak e ndërlikuar. Në fund të fundit, është një proces krijues jo vetëm teknik, çka e ben më të vështirë përcaktimin e vlerës përfundimare. Gjithashtu, mungesa e një standarti çmimesh nga ku të gjithë ne të bazohemi, si klienti ashtu dhe profesionisti, krijon një kakofoni dhe një luftë konstante lind për vlerësimin e punës së arkitektit.

Projekti arkitektonik është një proces krijues dhe po ti bashkangjitësh kohën, angazhimin dhe përkushtimin, natyrisht që ekuacioni i përcaktimit të çmimit bëhet më i vështirë! Për fat të mirë apo të keq, tregu ynë është akoma i parregulluar, kjo do të thotë që  nuk ka një listë të mirë përcaktuar çmimesh për shërbimet e ndryshme që ofron një arkitekt apo studio arkitekture. Prandaj për të njëjtin project, çmimet mund të variojnë nga 5-10-50-80 euro/m2. Për të mësuar pak më shumë rreth tregut realizuam një mini-pyetësor pikërisht për këtë temë, për të hulumtuar se si arkitektët vlerësojnë monetarisht punën e tyre.

Sot, në tregun tonë, ka disa mënyra për të përcaktuar vlerën e një projekti:

[/vc_column_text][/vc_column_inner][/vc_row_inner][vc_single_image image=”14921″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

E para është përcaktimi i çmimit të projektit në bazë të sipërfaqes së ambientit.

[/vc_column_text][vc_column_text]Nga pyetësori ynë, pjesa më e madhe e arkitektëve – 89,7 % – aplikojnë pikërisht këtë mënyrë për arritur në çmimin final të projektit.

Si varion ky çmim?
Sipas studimit tonë, projektet e interierit me ndjekje në tregun tonë (asistenca e arkitektit gjatë zbatimit të projektit) në shumicën e rasteve gati 60 % aplikojnë çmimin 15-25 euro/m2  Kjo do të thotë që për një apartament 100 m2, arkitekti do të paguhet nga 1500 euro-2500 euro për realizimin e projektit dhe ndjekjen gjatë zbatimit të tij.

Por sa zgjat një projekt i tillë?
Të supozojmë që ju sëbashku me klientin, arrini të bini dakort e të mbyllni projektin për një muaj, (kjo në rastin më të mirë, kur merreni vesh me klientin) dhe fillon kalvari i gjurmimit të produkteve të duhura brenda buxhetit të klientit. (Natyrisht nëse keni arritur të keni këtë informacion që ne mendojmë se është thelbësore.)[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”14922″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Le të supozojmë që gjetët si produktet (ndriçimin, pllakat, etj.) dhe mobilierin e duhur ose showroomin ku do të realizoni projektin tuaj. Minimalisht, sipas politikave të kompanive do ju duhet të prisni minalisht 4-6  javë.

Punimet në kantier, vajte-ardhjet për të zgjedhur materialet, produket dhe ndjekja e punimeve si gipse, elektrike, mekanike etj, do ju zgjasin pasi në kantier gjithmonë do haseni me supriza. Pra le të themi që në total një 5-6 muaj do i ezauroni me një projekt. ( Kryesisht për apartamentet, sepse lokalet kanë gjithmonë një kohëzgjatje më të shkurtër për shkak të fillimit të qerasë dhe përkushtimin të klientëve për të filluar punën sa më shpejt.)[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Le të kthehemi në bazë dhe përpjestojmë muajt me pagesën që keni marrë, që të kuptojmë se sa paguheni ju në muaj për projektin.

Marrim një mesatare prej 2000 eurosh (nuk duket keq e tëra bashkë), e përpjestojmë me kohën të cilën minimalisht do ju duhej për finalizimin e projektit  le të themi 5-6 muaj, ju do paguheni rreth 333 euro/ muaj! Bruto, pa përfshirë as Tvsh, tatimet apo taksat  apo shpenzimet utilitare. Në fund vlera e fituar është me pak se 12 euro/dita  duke menduar që të shtunat dhe të dielat i bëni pushim. ( Një shaka e hidhur kjo për profesionin tonë.) A ia vlen ? A duhet të ndryshojë kjo mënyrë? A duhet të ketë një dysheme, një sistem reference çmimesh dhe mbi të gjitha rregullatorë mbi tregun për ti dhënë arkitektit pozicionin legjitim si profesionist ?[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”14923″ img_size=”full”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Le të kthehemi te anketa:

Kur bëhet fjalë për projekte të mëdha, çmimet natyrisht ndryshojnë dhe zgjidhja e detajeve nuk është ë njëjtë si në interier, por prapë dhe në këtë rast shumica e të anketuarëve – 46,5 % – janë përgjigjur  që sërish mënyra për më e mirë për të vlerësuar punën e tyre është nëpërmjet çmimit me m2,  i cili varion nga 5-10 euro/m2 dhe kryesisht aplikohet për projekte si godina banimi.

Një tjetër pikë me rëndësi është dhe vizitat e arkitektit në kantier. Kemi pyetur nëse paguheni për vajtjen ne kantier. Shumica e arkitektëve nuk e aplikojnë pra 74,6 %, ndërkohë pjesa tjetër e cila aplikon pagesën në kantier ka sjellë një variacion përgjigjesh. Në fakt vizitat në kantier janë të qënësishme për ecurinë e punës, vizita të cilat zgjasin gjithmonë më shumë se parashikuar. Nuk ka një mesatare për këtë shërbim, sepse disa kanë specifikuar 1 euro/ora, 3 euro/ora, 15 dhe  deri  50-70 euro ora ( nuk jemi të sigurtë nëse ky është një çmim për ato projekte ku është i përfshirë dhe ndjekja).[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”14924″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Metoda e dytë: Një mënyrë tjetër pagese është me % mbi investimin.

[/vc_column_text][vc_column_text]Rreth 45 % e arkitekteve të cilët kanë plotësuar anketën në këtë pikë, janë përgjigjur që aplikojnë pagesën në përqindje në vlerën 5-10 % mbi investimin. Ndërkohë, vlera e % ndikohet nga madhësia e projektit dhe është në përpjestim të zhdrejtë.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Le ti kthjemë në shifra reale.
Nëse në apartamentin tonë (hipotetik ) prej 100 m2, investimi në të cilin varion nga  400-500  euro/m2 dhe vlera e investimit ka prekur shifrën  50 000 euro, atëherë në bazë të vlerësimit me %  ( 10-15) mbi investimin, arkitekti do të duhej të paguhej 5000 – 7500 euro ( për të njëjtin apartament.)
Por sa janë të gatshëm investitorët, klientët të paguajnë nje shifër të tillë dhe pyetja më  e rëndësishme: A e kontrollojmë dot vlerën reale të investimit total?
Mos jemi ne si arkitekt pak kërkues mbi shërbimin tonë, apo është tregu i parregulluar i cili detyron arkitektin për të ulur çmimet në kërkim të punës, natyrisht duke sakrifikuar te cilësia?[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”14925″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Mënyra e fundit që kemi hasur është pagesa me orë.

[/vc_column_text][vc_column_text]Kjo është një praktikë e njohur në botën e profesionistëve të lirë ( Freelancer). Nëpërmjet disa aplikacioneve si Timecamp, mundet të matet  koha që ju shpenzoni  për realizmin e një projekti. Me një veprim të thjeshtë mundet të arrini në çmimin përfundimtar.

Por në Shqipëri kjo pagesë ndodh vetëm për vizitat në kantier dhe nuk aplikohen në projektim, të paktën në tregun tonë, sepse ka shumë profesionistë të lirë të cilët punojnë online dhe pagesa e tyre varion pikërisht nga orët  e dedikuara projektit.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Si mundet të rregullohet tregu?

[/vc_column_text][vc_column_text]Në fakt,  ekziston një VKM, nr.354, e cila përcakton tarifat për çmimet e aplikuara në projektim e cila kryesisht përdoret për projektet e realizuar me fondet publike, por që udhëzohet dhe për projektet me klientë privatë. Por, përcaktimi i çmimit të projektit arkitektonik kalon nëpër disa kalkulime pak komplekse, pasi në vlerën për projektim, e cila ndryshon në raport me vlerën e investimit, ka vend për interpretime sepse aty përfshihen dhe shërbime të tjera si kolaudimi, detyra e projektimit apo dhe shërbime nga profesionistë të tjerë, duke e bërë pak të vështirë përcaktimin e vlerës së projektit arktitektonik. ( Me siguri do i rikthemi kësaj VKM-je për ta kuptuar më mirë të gjithë.)

Ky është hapi i parë i bërë për të krijuar një sistem të mirëfilltë vlerësimi, por çmimet e referencës nuk janë miratuar ende, gjë që e bën përcaktim e rolit të arkitektit dhe vlerësimit të tij konfuz dhe të paqartë. Përgjësia bie mbi të gjithë ne, për të qënë më të vendosur dhe për të kërkuar vlerësimin  e punës tonë në mënyrën më korrekte dhe njëkohësisht duke u paguar në bazë të çmimeve reale të tregut tonë, siç ekziston dhe në Kosovë.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”14926″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Çfarë sugjerojnë arkitektët?

[/vc_column_text][vc_column_text]Në përfundim, kemi pyetur arkitektët për mënyrën më të mirë për të përcaktuar pagesën e tyre. Natyrisht kemi hasur në një larmishmëri përgjigjesh dhe ajo çfarë ne duam fort që të theksohet është fakti që projekti arkitektonik, nuk mundet të marrë vlerë vetëm nga  metrat katrorë, duke qënë se konsiderohet krijim, mendojeni pak si një pikturë/skulpturë…a e vlerësojnë artistët krijimtarinë e tyre me m2?

Ka një ngërç që peshon në kurriz të atyre profesionisteve që punojnë duke deklaruar punët e tyre, punonjësit, gjë e cila shton kostot dhe natyrisht, çmimi i tyre fillestar është më shtrenjtë se ata profesionistë të lirë të cilët punojnë nga shtëpia. Kjo situatë shkakton luhatje të mëdha te tregut dhe disbalancimin e tij. Prandaj, gjeja me rëndësi është dakortësia midis nesh për të patur një standart fillestar jo vetëm në çmim, por edhe nje standart minimal në projektim.

Besojmë ka kaluar mjaft kohë në tranzicion dhe është mëse e domosdoshme  një listë çmimesh  referencë nga ku të llogaritet lehtësisht pagesa minimale e një projekti  dhe kjo mos të vlejë vetëm në marrëdhënie me shtetin apo entet publike, por të jetë një referencë bazë për çdo projekt të komisionuar nga çdo klient. E nevojshme si për vetë profesionin tonë, por ashtu dhe për klientin.

Sidoqoftë është një proces me shumë faktorë dhe i ndërlikuar, por ne duhet të jemi pjesë aktive në përcaktimin e saktë të vlerës së punës tonë. Kjo arrihet  duke u bërë bashkë për përcaktimin e të paktën e çmimeve dysheme dhe pastaj le të jetë tregu i lirë i  cili përcakton  profesionistët më të sukseshëm.

Topi është në fushën tonë, është momenti për të përcaktuar ne vlerën e punës tonë![/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]