[vc_row][vc_column][vc_empty_space height=”30px”][vc_row_inner][vc_column_inner][vc_column_text]
Sot do flasim për tregun imobiliar dhe rolin e arkitektëve në të. Megjithë situatën e paprecedentë që pandemia COVID-19 shkaktoi, tregu imobiliar është ndër të parët që reflektoi ndryshimet në ekonomi. Por cilat janë disa nga elementët që përbëjnë kriter për vlerësimin e një prone dhe si ndikon roli i arkitektit në tregun imobiliar?
Duke qënë se ne jemi të fokusuar në arkitekturë, duam të kuptojmë se si ndikon roli i arkitektit në vlerën e një shtëpie. Biseda jonë zhvillohet me një profesionist në fushën e tregut imobiliar prej disa vitesh, Klaudio Dervishi, konsulent imobiliar në RE/MAX Infinity Home.
[/vc_column_text][/vc_column_inner][/vc_row_inner][vc_single_image image=”14976″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]
[/vc_column_text][vc_column_text]Realizimi i projektit me arkitekt është vlerë e shtuar e pronës ndaj patjetër është investim i mirë. Arkitekti bën që një pronë të ofrojë më të mirën e saj si nga ana funksionale, ashtu edhe nga ana vizuale. Të punësosh një profesionist ka patjetër një kosto të caktuar, por ndërkohë rrit cilësinë e jetesës si dhe vlerën e pronës në treg.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]
[/vc_column_text][vc_column_text]Kur një pronë është trajtuar nga një arkitekt, që në momentin e reklamimit tërheq më tepër vëmendjen e blerësve të mundshëm. Në krijimin e faktorëve që ndikojnë tek vlera e një prone, rol luajnë të dy arkitektët, i exteriorit dhe i interiorit. Për blerësin e parë pikat që ndikojnë më tepër janë organizimi i hapësirave në një sipërfaqje të arsyeshme dhe orientimi. Kjo sepse kemi të bëjmë me vendimmarrje të bazuar kryesisht në elemente apo parametra logjik gjatë gjykimit të pronës.
Në rastet kur prona ofrohet e përfunduar dhe e mobiluar ka më tepër elemente që përcaktojnë vlerën e saj. Ndryshe nga rasti i parë, në prona të tilla, procesi i vendimmarrjes për blerësin është më tepër emocional sesa logjik. Kështu pika më e fortë bëhet ndjesia që përjeton gjatë vizitës në pronë, ndjesi që vjen nga tërësia e atmosferës dhe elementeve që e përbëjnë atë.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”14974″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]
[/vc_column_text][vc_column_text]Kjo lehtësi sjell dy avantazhe. Në çmim mund të ndikojë 10-15% për të njëjtën vendndodhje dhe format. Avantazhi i dytë është në kohë, prona do të shitej më shpejt sepse tërheq më tepër interesin e blerësve potencial.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]
[/vc_column_text][vc_column_text]Arsyeja kryesore është se një ambient i realizuar nga një arkitekt ofron më të mirën për atë që do e përdorë apo shfrytëzojë. Merr të gatshme zgjidhjen funksionale dhe i duhet më pak kohë të fillojë shfrytëzimin e ambientit. Ndodh në raste të rralla, ku për shkak të rrethanave të ndryshme, ambienti të bëhet tepër i personalizuar duke kufizuar kështu numrin e blerësve të mundshëm.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”14975″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]
[/vc_column_text][vc_column_text]Do ua sugjeroja, si një domosdoshmëri madje. Investimi që do të bëhet në pronë gjithmonë është shumë më i madh se kosto e arkitektit. Nëse do bëhej një investim i pamenduar mirë, rrezikon që jo vetëm të mos jetë vlerë e shtuar e pronës, por të shihet në sytë e blerësve si diçka që duhet rikonceptuar dhe rindërtuar. Pra mund të kthehet në barrierë në momentin e shitjes. Arkitekti patjetër do kujdeset që investimi të jetë i qëndrueshëm, estetik dhe ti shërbejë një funksioni.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]
[/vc_column_text][vc_column_text]Si blerja e pronës ashtu dhe konceptimi që do bëjë arkitekti, do ndikojë direkt në mënyrën e jetesës së një individi apo familje. Do i’u sugjeroja që të dy këto procese ti trajtojnë duke bashkëpunuar me profesionistë. Për arkitektin do thoja se, patjetër është e rëndësishme të kuptojë shijet e klientëve, por ndërkohë duhet të mbrojë fort një balancë të nevojshme në mënyrë që investimi të jetë i qëndrueshëm.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]