Arkiva

Rehabilitation project of Zall Tekke, Gjirokastër

[vc_row][vc_column][vc_empty_space height=”30px”][vc_row_inner][vc_column_inner][vc_column_text]

Në periferi të qytetit të Gjirokastrës, në pjesën jugore ndodhet një teqe e tarikatit bektashi. Rruga gjysmë e asfaltuar kalon nëpër zonën industriale të qytetit. Ende pa arritur nga larg shquhen qiparisat e lartë të teqesë. Pasi parkon makinën pranë koshave të mbeturinave merr rrugën e kalldrëmtë drejt  hyrjes. Përgjatë ecjes edhe pse  në njërin krah shikon ndërtesa banimi të ndërtuara gjatë komunizmit ndërsa në anën tjetër ndërtesa informale dhe kasollet e komunitetit rom, ajo që të tërheq më shumë, mbetet hyrja piktoreske e teqesë e cila mbulohet me qemer midis dy tyrbeve të gurta.

[/vc_column_text][/vc_column_inner][/vc_row_inner][vc_single_image image=”7970″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Ndoshta në sytë e një besimtari objekti i shenjtë mbetet i tillë në çfarëdo lloj gjëndje, por ajo që përjetova gjatë vizitës së parë ishte “rrëmujë” dhe “kaos”. Kjo ndjesi, nuk përcillet nga arkitektura vernakulare e ndërtesave por nga shtresëzimi i formave, ndërtimeve të reja dhe të vjetra, materialeve të ndryshme të përdorura në objekt, grafiato “bashkëjeton” me muraturën e gurit, pllakat e porcelanit veshin dyshemetë mbi qemer, soleta betonarme mbulon ndërtesa treqind vjeçare dhe kalldrëmi “gllabërohet” nga betoni. Kjo është Teqeja e Zallit, Gjyshata e Gjirokastrës, ndërtuar më 1720, një ndër teqetë e para në Shqipëri. [/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][ultimate_video u_video_url=”https://www.youtube.com/watch?v=5NjOuoG2Lx4″ yt_autoplay=”” yt_sugg_video=”” yt_mute_control=”” yt_modest_branding=”” yt_privacy_mode=”” play_size=”75″ enable_sub_bar=””][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”7890″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Nga një vëzhgim i përgjithshëm i teqeve në Shqipëri, duket se të gjitha vuajnë nga e njëjta sindromë. Ndërhyrjet në objektet e vjetra nuk kanë patur qëllim ruajtjen e vlerave historike, por në shumicën e rasteve transformohen, ndonjëherë edhe asimilohen. Në objektet e reja nuk ka ende gjuhë bashkëkohore e cila të bazohet mbi vlerat e trashëguara të arkitekturës së teqeve në territoret shqiptare por bazohen në shembuj nga Anadolli dhe Lindja e Mesme. Kjo vjen si pasojë e mungesës së kërkimit dhe studimit të kësaj arkitekture në vendin tonë.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”7894″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Ky projekt rehabilitimi bazohet mbi studimin e tipologjisë arkitektonike dhe arkeologjinë e arkitekturës së  Teqesë së Zallit. Ndërhyrjet në ndërtesa përfshijnë restaurimin, adaptimin, konservimin dhe përshtatjen e objekteve të reja me kontekstin historik. Projekti ruan programin ekzistues të teqesë dhe shton disa funksione të reja, duke rijetëzuar objektet e rrënuar, përmirëson mënyrën e funksionit dhe përshtat nevojat bashkëkohore të jetesës në ndërtesat historike.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”7892″ img_size=”full”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Duke qenë se kultura bektashiane dhe sufizmi nuk kanë lindur në Shqipëri u desh një studim përtej teqeve shqiptare, për të kuptuar origjinën e këtyre objekteve dhe mënyrën e të funksionuarit. Për këtë më kanë ardhur në ndihmë disa studime ndërkombëtare mbi kulturën e sufive, bektashive dhe të teqeve ku do të shquaja autorin Raymond Lifchiz.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”7898″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Arkitektura e teqeve të Shqipërisë është ende një fushë shumë pak e njohur e objekteve të kultit, studimet deri më sot mbi to kanë më tepër karakter historik dhe shumë pak arkitektonik, megjithatë me shumë vlerë jane studiues si Sulejman Dashi, S. Kristo dhe J. Dhiamanti të cilët kanë hedhur disa hapa të rëndësishëm për kërkimin shkencor mbi këto objekte.
Nga studimi mbi kërkimet e mëparshme, vëzhgimi i rasteve të ndryshme të teqeve, si edhe analiza e Teqesë së Zallit, kam dalë në disa konkluzione mbi ndërtimin, funksionimin dhe problemet me të cilat ballafaqohen sot teqetë. Projekti merr në konsideratë problemet e përgjithshme të teqeve si dhe problemet specifike të Teqesë së Zallit.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”7897″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]E mira do të ishte që sot të kishim të bënim me nje projekt të plotë restaurimi por fatkeqsisht transformimet që kanë pësuar objektet në kohë e bëjnë të pamundur.  Rehabilitimi përveç vlerësimit të thelbit autentik të objektit historik, kujdeset që të ketë edhe impakt ndërgjegjësues për besimtarët që në të ardhmën të jenë ata mbrojtësit e vlerave historike të teqesë.
Propozimi ndahet në dy shkallë: ndërhyrje në shkallë peizazhi-sistemimi dhe ndërhyrje në shkallë arkitektonike. Ndërhyrja në shkallë peizazhi-sistemimi konsiston në përmirësimin e përjetimit shpirtëror, perceptimin nga larg të teqesë, shtresëzimin e memories historike dhe permirësimin e aksesueshmërisë e sigurisë së objekteve.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”7893″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][vc_single_image image=”7895″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Në shkallë arkitektonike ndërhyrja synon vlerësimin e thelbit autentik të objekteve duke nxjerrë në pah pjesët origjinale dhe duke transformuar ndërtimet e reja.  Konkretisht: restaurimin e banesës, shtëpisë së zjarrit dhe dy tyrbet në hyrje si objektet e vetme që ruhen ende plotësisht, konservimin e tyrbeve të reja dhe atyre të rindërtuara, ndërhyrje transfromuese për objektet e reja dhe konservimin e pjesëve përbërëse origjinale, adaptimin e haurit dhe rindërtimin e stallës jashtë “rrethimit të gjelbër”.

Propozimi nuk e ndryshon programin ekzistues të teqesë, por e përshtat atë me mënyrën bashkëkohore të jetesës, në harmoni me objektin historik. Programit i shtohet parkimi i makinave, varret e derivshëve sebashku me memorialin e dëshmorëve të Qerbelasë, bilbioteka e teqesë si dhe ekspozitat për jetën e klerikëve dhe historikun e Teqesë së Zallit.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”7888″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/2″][vc_single_image image=”7891″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][vc_column width=”1/2″][vc_single_image image=”7900″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”7887″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Projekt diplome nga Enea Serjani, pranë Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës,  udhëhequr nga Prof. Florian Nepravishta.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Comments

mood_bad
  • No comments yet.
  • Add a comment