Arkiva

“Green Gate” Residence

[vc_row][vc_column][vc_empty_space height=”30px”][vc_row_inner][vc_column_inner][vc_column_text]Hapësirat ku jetojmë zhvillohen e ndryshojnë sëbashku me mënyrën tonë të jetesës dhe natyrisht tipologjia e banesave reflekton rrënjësisht jetesën tonë. Modelet kryesore të servirura për jetesën bashkëkohore janë dy: një vilë në zonat periferike të qytetit ose një apartament në një nga shumë katëshat të cilët formësojnë qytetin e Tiranës…
Imagjinoni ndërthurjen e këtyre dy tipologjive në një model banese hibride midis apartamentit dhe vilës individuale duke sjellë një mjedis cilësisht më të jetueshëm dhe kontakt më të prekshëm me natyrën, duke siguruar privatësinë njëkohësisht.[/vc_column_text][vc_video link=”https://www.youtube.com/watch?v=go3rvza9CxQ”][/vc_column_inner][/vc_row_inner][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Një qasje fillestare ndaj kësaj tipologjie, ju sjellim sot projektin “Porta e Gjelbër”, i cili përbëhet nga një tiplogji banesash të ulta, me 2 dhe 3 kate, të cilat akomodojnë 32 apartamente dhe 5 vila dhe  aksesojnë në mjedisin e gjelbër përreth, nga e cila rrjedh dhe emri i kompleksit.
Përpos tiplogjisë dhe vendndodhjes, komforti është element thelbësor për një jetesë cilësore, i cili vjen si rezultat i raportit të balancuar të hapësirave të jetueshme me dritën natyrore dhe mbi të gjitha një ambient i krijuar me materiale të cilësisë së lartë të cilat sigurojnë eficencë të lartë të energjisë.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”15692″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Një rezidencë banimi tërësisht private, “Porta e Gjelbër” është zhvilluar nga Orion Construction dhe projektuar nga arkitekti Gilberto Menconi në stilin romantik toskan. Ajo ndërthur konceptin e jetesës në natyrë, të kombinuar me nivelin më të lartë të teknologjisë në ndërtim, për të garantuar ekselencë në çdo parametër të jetesës. Gjelbërimi, kopshtet dhe hapësirat publike zënë 80% të sipërfaqes së truallit, ndërsa ndërtimi vetëm 20% të tij, për këtë “Porta e Gjelbër” ka nivelin më të ulët të koeficientit të shfrytëzimit të truallit në projekte të ngjashme.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”15699″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Fokusi i këtij projekti është jetesa në natyrë që i ofrohet banorëve në formën e kopshteve private dhe intime duke krijuar njëkohësisht edhe hapësira publike për jetën në komunitet. Stili arkitektonik është klasik, i thjeshtuar nga elementet e tepërt të dekorit, frymëzuar nga Toskana dhe ndërtesat me stilin më të spikatur ndër shekuj.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”15700″ img_size=”full”][vc_single_image image=”15695″ img_size=”full”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Siç e përmendëm edhe më sipër, projekti e merr emrin nga vendndodhja ekskluzive buzë Kurorës së Gjelbër të Tiranës (Parkut të Madh të Liqenit), i konceptuar si një portë hyrëse drejt qytetit duke qënë njëkohësisht një zgjatim privat i kësaj hapësire publike. Kjo vendndodhje është vlerësuar si një nga pikat më të bukura të qytetit që në studimet e para urbanistike dhe jo rastësisht Pallati i Brigadave është i pozicionuar pikërisht këtu.

Aktualisht pjesa me e madha e godinave të rezidencës ndodhen në fazën karabina të punimeve dhe po vijojnë punimet me pjesën e instalimeve elektrike dhe hidraulike, projekti parashikohet të perfundojë në pranverë 2021.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”15691″ img_size=”full”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Porta e Gjelbër rrethohet nga natyra në 360 gradë, duke u kufizuar kështu me Pallatin e Brigadave dhe me Parkun e madh të Liqenit, me pamje nga kodrat e Petrelës dhe Mali i Dajtit. Një rezidencë e frymëzuar nga natyra dhe shkalla njerëzore, ku çdo element është konceptuar të përcjellë qetësi, komfort e siguri tek banorët.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”15698″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][vc_single_image image=”15697″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][vc_single_image image=”15696″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Rrethuar hijshëm me elemente arkitektonike dhe gjelbërim, rezidenca do të ketë një hyrje-dalje të kontrolluar ku do të pozicionohet zyra e shërbimeve ndihmëse. Disniveli që krijohet mes oborreve dhe rrugës krijon privatësinë e nevojshme për kopshtet. Përveç oborreve dhe kopshteve të mëdha, janë krijuar dhe dy hapësira të konsiderueshme rekreative për fëmijët dhe të rriturit.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”15693″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Disa nga veçoritë e projektit janë:

  • Apartamente Premium në godina 3 katëshe
  • Vendndodhje ideale pranë Pallatit të Brigadave dhe Parkut të madh të Liqenit, me akses direkt në Unazën e Madhe të qytetit
  • Vetëm 2 apartamente në çdo kat me dritë & diellzim maksimal dhe organizim optimal të sipërfaqeve
  • Mundësi zgjedhje mes apartamenteve me oborr ose atyre atik
  • Parkim nëntokë për të gjithë apartamentet.
  • Termoizolim i përkryer
  • Sistem qendror ngrohje-ftohje
  • Sistem qendror i ngrohjes së ujit
  • Oxhak në çdo apartament
  • Tualet me dritë dhe ajrosje natyrale
  • Dhoma gjumi me garderobë
  • Rezidencë private me hyrje-dalje të kontrolluar
  • Mirëmbajtje menaxhuar nga Orion Construction
  • Vetëm 37 familje në total

[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”15694″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row]

Comments

mood_bad
  • No comments yet.
  • Add a comment