Arkiva

10 Tips on How to Design a Small Kitchen by Smeg

[vc_row][vc_column][vc_empty_space height=”30px”][vc_row_inner][vc_column_inner][vc_column_text]

Stili për Smeg është mënyra se si një produkt komunikon me mjedisin ku ndodhet dhe u mundëson përdoruesve të ndërveprojnë me të, duke krijuar kështu një raport me përdoruesin që shkon përtej çështjeve të thjeshta praktike. Duke ndjekur këtë ide, Smeg është përqendruar gjithmonë te efekti që kanë produktet e saj në estetikën dhe stilin e kuzhinës. Por çfarë ndodh në rastet e kuzhinave të vogla? A mund të jetë një kuzhinë e vogël nga Smeg elegante dhe praktike në të njëjtën kohë? Ne themi se PO! Ju duhen vetëm disa ide gjeniale mbi dizajnin dhe disa këshilla për ta bërë kuzhinën tuaj të vogël të duket e madhe dhe “miqësore”. Ndoshta mund të mos keni hapësirë ​​për të vendosur një ishull në kuzhinë, tenxhere apo tavolinë ngrënieje për të pritur mysafirët e shumtë, por një kuzhinë e vogël nuk ka pse të jetë e zymtë. Ka një sërë mënyrash të zgjuara për ta bërë planin e kuzhinës tuaj të duket i madh.

Ne kemi bërë gati këtë artikull me këshilla për t’ju ndihmuar të (ri)filloni projektin e kuzhinës tuaj të vogël.

 

[/vc_column_text][/vc_column_inner][/vc_row_inner][vc_single_image image=”16003″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

1. Zgjidhni një skemë të qartë ngjyrash

Bëjeni një kuzhinë të vogël të ndihet e madhe dhe e ajrosur duke zgjedhur një skemë ngjyrash neutrale. Sidoqoftë, neutrale nuk do të thotë vetëm ngjyra bezhë ose krem. Kombinoni pllaka të bardha dhe banak prej mermeri me dollap kuzhine në ngjyrë blu si veza e rosës për një skemë të gjallë ngjyrash që do të reflektojnë dritën përreth, duke e bërë kuzhinën të ndihet më e gjerë.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”16001″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

2. Tërhiqni vëmëndjen me dysheme me motive të forta

Në një kuzhinë të vogël synoni të përdorni pllaka të guximshme. Një dizajn i fortë i dyshemesë shpërqendron syrin dhe e bën hapësirën të ndihet më e madhe. Mund të zgjidhni pllaka me motive bardh e zi ose pllaka me motive të rënda me lule shumëngjyrëshe. Kuzhina juaj do të duket me stil pavarësisht mobilimit të saj.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”15996″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

3. Fshihini pajisjet e vogla në dollap 

Mbani sipërfaqen e banakut të pastër duke zhvendosur tostierën, çajnikun dhe aparatin e kafesë Smeg në një dollap të aksesueshëm lehtësisht. Sapo të hapni dollapin, pajisja juaj e preferuar do të jetë gati për t’u përdorur. Ky është një truk i mrekullueshëm për të përdorur qoshet e vështira dhe asnjë nga aparatët teknologjik të kuzhinës tuaj nuk do të humbasi në pjesën e pasme të një dollapi.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”15998″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

4. Zëvendësoni aspiratorin me një pianurë induktive të kombinuar 

Kjo pianurë e kombinuar me aspirator nga SMEG është një kursyese e shkëlqyeshme e hapësirës në një kuzhinë të vogël. Kjo do të thotë që ju mund të zëvendësioni aspiratorin masiv mbi sobën tuaj në favor të ruajtjes shtesë të hapësirës. Nëse nuk ju nevojitet një dollap kuzhine shtesë me rafte, konsideroni ta lini të zbrazët zonën mbi pianurë për të dhënë iluzionin e një kuzhine më të gjerë.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”15993″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

5. Zgjidhni një lavaman të madh

Kuzhina juaj e vogël mund të mos ketë hapësirë për një pjatalarëse, prandaj ia vlen të gjeni vend për një lavaman të dyfishtë. Një anë të lavapjatës përdoreni për larje dhe tjetrën për enët e pista. Në këtë mënyrë ju do të keni vend për të grumbulluar enët duke i mbajtur ato larg syve dhe pa krijuar rrëmujë mbi banak. Lavamani me kapak Mira nga Smeg është projektuar posaçërisht për të mbuluar gropat e lavamanit. Kjo mbulesë është e trashë 7 mm dhe ka një funksion të dyfishtë si mbulesë lavamani dhe si një pllakë prerëse.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”15992″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

6. Organizoni sipërfaqen tuaj të punës

Nëse keni shumë pajisje kuzhine të grumbulluara mbi banak, merrni parasysh disa zgjidhje të zgjuara si shiritat magnetik të montuar në mur, shinat për të varur enët, tiganët, kavanozët e erëzave,etj.. Mendoni gjithashtu për ato enë që duhet të përdorni çdo ditë, të tilla si dërrasat, lugët prej druri, solucioni për larje apo pajisje të tjera që duhet ti aksesoni më shpesh.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

7. Shfrytëzoni çdo hapësirë

Jo çdo kuzhinë ka sipërfaqe të madhe, por nëse zemra juaj është e vendosur të ketë një ishull ose gadishull, merrni parasysh një dizajn të ngushtë. Banaku i punës si në foton e mëposhtëme mund të jetë i vogël, por siguron hapësirë shtesë për ruajtje dhe një tryezë pune të dobishme për përgatitjen e ushqimit.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”15999″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

8. Kthejeni një cep të vështirë në një hapësirë të zgjuar

Një kuzhinë e vogël kërkon që ju të përdorni çdo pëllëmbë të hapësirës së saj për magazinim. Nëse keni një kuzhinë të vogël me shumë cepa, në vend që të vendosni të gjitha tenxheret dhe tiganët në një dollap të thellë, gjë e cila do të kthehet në një makth për ju kur të keni nevojë për të gjetur një tigan të caktuar, konsideroni të vendosni sirtar fleksibël. Në këtë mënyrë do të maksimizoni hapësirën dhe do e keni më të lehtë për të gjetur tiganin e preferuar.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

9. Projektoni dollapët nga dyshemeja në tavan

Mendoni vertikalisht duke vendosur dollapët e kuzhinës deri në tavan, por kini kujdes se si planifikoni pasi dhoma duhet të ndihet sa më e hapur. Enët që përdorni më rrallë ruajini në dollapët e lartë. Shtoni një banak  për mëngjes nëse mundeni – sasia e hapësirës së punës dhe magazinimit që ajo ofron përdor shumë mirë gjurmën e saj në dysheme dhe do të sigurojë që kuzhina juaj të jetë më “miqsore”.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”15997″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

10. Mbajeni skemën e kuzhinës tuaj të thjeshtë

Asgjë nuk e bën një dhomë të duket më e madhe si muret e bardha e të thjeshta, kështu që pse mos të përdorni detaje elegante dhe bashkëkohore që “zmadhojnë” hapësirën. Materialet e lehta, reflektuese dhe dizajni minimal janë miqtë tuaj kur bëhet fjalë për një kuzhinë të vogël, prandaj konsideroni kanata të bardha ose me xham gjysmë transparent, banak pune prej guri të bardhë ose të ngjashëm, ose prej çeliku dhe pllaka të bardha.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”16000″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][vc_column_text]Source: www.idealhome.co.uk[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]