Arkiva

HIGHLIGHT: NERI OXMAN

[vc_row][vc_column][vc_empty_space height=”30px”][vc_row_inner][vc_column_inner][vc_column_text]

Neri Oxman (lindur më 6 shkurt 1976) – e njohur më së miri si një kërcënim i trefishtë si arkitekte, dizajnere dhe artiste – është profesoreshë amerikano-izraelite në MIT Media Lab, ku drejton grupin kërkimor Mediated Matter. Ajo është e njohur për artin dhe arkitekturën që ndërthurin dizajnin, biologjinë, informatikën dhe inxhinierinë e materialeve. Që nga skeletet e printuara në 3D deri në krijimin e arkitekturës së biodegradueshme, profesorja e Laboratorit MIT Media është pioniere e hibrideve të reja të inxhinierisë dhe biologjisë.

Puna e saj mishëron modelimin mjedisor dhe morfogjenezën dixhitale, me forma dhe veti që përcaktohen nga konteksti i tyre. Ajo krijoi termin “ekologjia e materialeve ” për të përkufizuar punën e saj, duke vendosur materialet në kontekst. Markat stilistike të saj përfshijnë sipërfaqe me ngjyra të ndezura dhe teksturë, me struktura në shkallë të ndryshme dhe materiale të përziera, ku fortësia, ngjyra dhe forma e tyre ndryshojnë në një objekt të caktuar. Produktet e realizuara janë krijuar më së shumti për tu veshur ose për tu prekur,  të frymëzuar nga natyra dhe biologjia.

[/vc_column_text][/vc_column_inner][/vc_row_inner][vc_single_image image=”9392″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Shumë prej projekteve të Oxman përdorin teknika të printimit dhe fabrikimit 3D. Ato përfshijnë Pavijonin e Mëndafshit, të mbështjellë nga krimbat e mëndafshit të lëshuar në një strukturë najloni, Pavijoni i Oqeanit, një platformë fabrikimi me bazë uji ku janë ndërtuar struktura nga chitosan,(chitosan, material i cili vjen nga trajtimi i një polisakarid i cili gjendet në lëvozhgën e karkalecave dhe krustaceve të tjera, me një substancë alkaline, si hidroksidi i natriumit.)

G3DP, printeri i parë 3D për xhamin optikisht të tejdukshëm dhe një grup punimesh xhami të prodhuara prej tij dhe koleksione të copave dhe veshjeve të printuara në 3D, të veshura  në shfaqje mode.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”9402″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][vc_single_image image=”9396″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Ashtu si ishte dhe Zaha Hadid, Neri Oxman është një grua shumë e dalluar në një fushë të mbizotëruar nga meshkujt. Puna e tyre nuk përfshin thjesht një talent të rrallë; ajo është e gdhendur në shumë punë dhe këmbëngulje rigoroze. Megjithëse Hadid – arkitektja nga Iraku dhe dama madhështore e asimetrisë arkitektonike – dhe artistja me origjinë nga Izraeli, me bazë në Boston, nuk u takuan kurrë, puna e tyre ndan një bazë të përbashkët: një hulumtim origjinal për sekretet e botës natyrore. Puna e të dyjave, nga ana tjetër, është përkthyer në shprehje të reja të frikshme të materialit dhe formës.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”9398″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][vc_single_image image=”9397″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Për Oxman, trashëgimia e Hadid është preludi i një revolucioni shumë më të madh që aktualisht po përshkon botën e projektimit: largimin nga biomimetika – imitimet e modeleve, sistemeve dhe elementeve të natyrës – drejt sferës së bio dizajnit (e thënë thjesht: shtimi i objekteve dhe ndërtesave me materiale biologjike që mund të përshtaten, përgjigjen dhe bashkëveprojnë potencialisht me rrethinat e tyre). Imagjinoni të blini lule dhe t’i vendosni ato në një vazo që mund t’i fekondojë, t’i ndryshojë ngjyrën në bazë të ciklit të jetës së tyre dhe t’i ndihmojë ato të biodegradojnë pasi të jenë tharë. Oxman e quan këtë “Ekologji Materiale” – një term që ajo e shpikur në fillim të karrierës së saj akademike dhe që mbetet akoma i rëndësishëm.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”9399″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Ndër produktet e prodhuara tashmë në laborator janë çanta ushqimore të riciklueshme plotësisht, objekte që mund të vishen dhe eksperimente të hershme në një shkallë arkitekturore, krijime strukturore më të larta se 12 metra. Të gjitha këto janë plotësisht të biodegradueshme (zbërthimi biologjik i lëndëve organike) kur vihen në kontakt me ujin.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”9408″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Kohët e fundit, Oxman ka punuar në zhvillimin e një printeri  xhami 3-D, duke vendosur xhamin e shkrirë në një mënyrë të shtresëzuar. Versioni i parë i printerit u lançua vitin e kaluar; laboratori aktualisht është duke punuar për të dytin. Ky është potencialisht një nga projektet më emocionues në laborator, me implikime të drejtpërdrejta për arkitekturën. Printeri lejon Oxman dhe ekipin e saj të prodhojnë struktura multifunksionale xhami dhe elemente fasade.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”9394″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Sfida e saj e rradhës: të largohet nga laboratori dhe të aplikojë kërkimet e saj në një shkallë arkitekturore. Megjithëse Oxman ka punuar më parë për firma të ndryshme si në Izrael ashtu edhe në Sh.B.A, ajo kurrë nuk ka udhëhequr implementimin e një ndërtese në shkallë të gjerë dhe as nuk e ka zbatuar praktikën e saj arkitekturore. Por ajo ka një avantazh: Programi i specializuar i nevojshëm dhe printerët 3-D që ajo përdor janë në dispozicion vetëm për një fragment të vogël të arkitektëve dhe projektuesve në botë.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”9400″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][vc_column_text]Source: surfacemag.com[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Comments

mood_bad
  • No comments yet.
  • Add a comment