Arkiva

HIGHLIGHT: WENDELL BRUNETTE

[vc_row][vc_column][vc_empty_space height=”30px”][vc_row_inner][vc_column_inner][vc_column_text]

Wendell Burnette (10 Mars 1962) është një arkitekt i vetë-mësuar nga Nashville, Tennessee. Në vitin 1996 ai themeloi Wendell Burnette Architects, një studio arkitekturore e njohur ndërkombëtarisht, me qendër në Phoenix, Arizona. Fokusi specifik i studios ka lidhje me hapësirën dhe dritën, kontekstin dhe vendin, mjedisin dhe peisazhet në të cilat jetojmë. Filozofia e dizajnit të Wendell Burnette Architects është e bazuar në dëgjimin dhe zbulimin e thelbit të një projekti, për të krijuar një arkitekturë mjaft specifike, që është si funksionale ashtu dhe poetike në të njëjtën kohë. Qasja e tyre e projektimit është të dëgjojnë të gjitha aspektet e një programi të veçantë ndërtimi, duke përfshirë të gjitha palët e interesuara.

Përmes integrimit të këtij procesi, Wendell Burnette Architects krijon arkitekturë që është e përshtatshme dhe e vlefshme në të njëjtën kohë, si për klientin ashtu dhe për përdoruesin. Projektet e tyre përfshijnë objekte rezidenciale në mbarë vendin, qendra publike në funksion të komunitetit, të tilla si Biblioteka Palo Verde, Qendra e Komunitetit Maryvale, Muzeu i Fëmijëve Phoenix, Qendra e Rinisë Scottsdale, resorte në të gjithë botën, përfshirë më atë më të vlerësuarin, Amangiri Resort.

[/vc_column_text][/vc_column_inner][/vc_row_inner][vc_single_image image=”13186″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Shtëpia e fshehur në shkretëtirë

Arizona, SHBA[/vc_column_text][vc_column_text]Kjo shtëpi e vogël, e thjeshtë, e vendosur në një shpat shkretetire me pamje nga jugu, transformon një zonë me shist argjilor të kuqerremtë në rozë në një bazament të thjeshtë dhe të ngritur, i cili paralelizon relievin e vendit, që shtrihet në drejtimin lindje-perendim. Një çati e madhe rri pezull mbi bazamentin që shërben si strehë për shtëpinë. Tavani i trashë ruan pjesën më të madhe të energjisë dhe një pjese të ujit që i nevojitet një shtëpie neutrale ndaj karbonit.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”13189″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Resorti Amangiri

Utah, SHBA[/vc_column_text][vc_column_text]Resorti Amangiri, i ndërtuar në një vend spetakolar prej mbi 600 hektarësh në jug të Utah, SHBA, është një bashkëpunim unik midis tre arkitektëve të njohur: Marwan Al-Sayed, Wendell Burnette dhe Rick Joy. Të tre arkitektët u motivuan për të punuar së bashku në një vend kaq frymezues, i cili ka ripërcaktuar konceptin e të udhëtuarit dhe luksit në vende të paharrueshme. Arkitektët kanë krijuar një zgjidhje të guximshme por të përshtatshme që manifeston magjinë dhe misterin e shkëmbinjëve madhështorë dhe formacioneve shkëmbore të Utah.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”13191″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Rezidenca Burnette

Phoenix, Arizona, SHBA[/vc_column_text][vc_column_text]Shtëpia është një zgjerim i kopshtit të shkretëtirës, e konceptuar si një arkitekturë që është brenda panoramës së plotë të peizazhit. Dhomat e saj modifikojnë kontekstin përreth, në mënyrë që lidhjet me përvojat shqisore të botës sonë natyrore të bëhen në mënyrë të qartë. Struktura në formë mbrojtëse e shtëpisë ngrihet në një pjesë të rrugës ekzistuese, gjithëpërfshirëse, si një kanion i bërë nga dora e njeriut, duke prekur vetem vendin që më parë ishte shqetesues. Dikush mund të vozisë apo të shëtisë midis hapësirave të brendshme që lidhin kopshtin e copëzuar duke i dhënë atij një formë të plotë.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”13193″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Shtëpia me oborr në shkretëtirë

Scottsdale, Arizona, SHBA[/vc_column_text][vc_column_text]E ndërtuar nga dheu i gërmuar nga toka, shtëpia është një volum me mure prej betoni të përzier me dheun e tokës, të cilët duken sikur takojnë qiellin pa mbarim. Muret masiv mbështjellin dhe mbrojnë hapësirat e kushtëzuara, të organizuara rreth një oborri qendror. Gjatë ditës, oborri kufizohet nga një shirit i vazhdueshëm xhami, dyshemeja e shkretëtirës dhe qielli. Natën, xhami zhduket dhe tavani me pllaka çeliku mbi hapësirat e brendshme bashkohet me qiellin e errët.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”13195″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Biblioteka Palo Verde/ Qendra e Komunitetit Maryvale

Phoenix, Arizona, SHBA[/vc_column_text][vc_column_text]Projektuar nga Gould Evans në bashkëpunim me Wendell Burnette Architects, Biblioteka Palo Verde dhe Maryvale Community Center është një strukturë multifunksionale që përfshin një bibliotekekë publike të madhe, një auditor me 150 vende për recitale, drama dhe ligjërata publike, dhe një qendër komunitare që përfshin një park, pishinë, fusha basketbolli, pista vrapimi dhe palestër. Synimi i projektit ishte të zbulonte një mënyrë për të mirëmbajtur gjatë gjithë kohës parkun rekreativ ekzistues, duke siguruar një ndërtesë që aktivizonte komunitetin përreth.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”13196″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][vc_column_text]Source: wendellburnettearchitects.com[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Comments

mood_bad
  • No comments yet.
  • Add a comment