Arkiva

HIGHLIGHT: JORN UTZON

[vc_row][vc_column][vc_column_text]Arkitekti danez Jørn Utzon njihej si vizionar, me aftësinë për të punuar midis funksionalitetit dhe fantazisë. Fitues i çmimit Pritzker ne 29 Janar 1957. Arkitekti u shpall fituesi i “Konkursit Ndërkombëtar i shtëpisë kombëtare të operës në Bennelong Point, Sidnej, Australi.
Vizioni i tij për një ndërtesë skulpturore, të lakuar në port rrëzoi në mënyrë radikale konceptin e formave kubike kubike dhe drejtkëndëshe të arkitekturës moderniste. Ndërtesa transformoi karrierën e tij dhe gjithashtu  imazhin e një kombi të tërë.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”14177″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Pasi u diplomua në 1942 në Arkitekturë, ai punoi në Suedi deri në fund të Luftës së Dytë Botërore. Infulencën dhe inspirimin e mori nga arkitekti suedez Gunnar Asplund dhe më vonë nga arkitekti Alvaro Aalto, me të cilin ai punoi në Finlandë për një periudhë të shkurtër pas luftës.
Utzon udhëtoi botën duke mbledhur frymëzim dhe referenca për projektet e tij, gjë e cila vihet re në krijimtarinë e punëve të tij. Jørn Utzon projektoi kryesisht gjatë viteve 1960, 70 dhe 80, me një portofol të gjerë punimesh duke filluar nga hapësirat private të banimit deri në hapësirat publike. Nga shtëpitë e vogla deri te kryeveprat ikonike, puna e Utzon është gjithmonë suprizuese, e gjallë dhe inovative.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”14178″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]SHTËPIA E OPERËS NË SIDNEJ[/vc_column_text][vc_column_text]Shtëpia e Operës në Sidnej është projekti më ikonik i Jørn Utzon. Utzon fitoi një konkurs ndërkombëtar në 1957, duke tunduar jurinë me modelin e tij provokues.
Ndërtesa është e ndarë në një sallë koncertesh, bibliotekë, kinema, restorante, bare dhe zona të veshjes. Paraqitja e brendshme u modifikua gjatë ndërtimit. Ndërtimi kryesor i çatisë duhej të riformulohej me inxhinierët në mënyrë që të ndërtohej. Në konstruksion janë përdorur më shumë se 1 milion pllaka suedeze dhe vetrata xhami të larta me pamje nga detit.
Në vitin 1966, pas nëntë viteve të punës, Utzon dha dorëheqjen nga projekti; ai kishte kaluar buxhetin dhe fondet kishin mbaruar, domethënë që Utzon nuk mund të paguante veten dhe ekipin e tij. Arkitekti australian Peter Hall mori përsipër projektin. Kur foli me Utzon përpara se të pranonte, Utzon i tha atij se ai kurrë nuk do të arrijë ta përfundojë ndërtesën. Pavarësisht kësaj, Shtëpia e Operës në Sidne u hap në 1973 me një famë të jashtëzakonshme.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”14179″ img_size=”full”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]SHTËPIA AHM[/vc_column_text][vc_column_text]AHM House është një ndërtesë moderniste në Hertfordshire, Angli, e krijuar nga Jørn Utzon.
Kati i parë i Banesës AHM komunikon me peisazhin përreth nëpërmjet vetratave përgjatë shtëpisë dhe shkallëve që ndodhen si brënda dhe jashtë. Struktura është kryesisht me beton dhe tulla të verdha Daneze, në kundërshtim të ashpër me peizazhin përreth.
Vëmëndja kryesore merr zona e ndenjes, cilësia e secilës hapësirë dhe detajet e ndërtimit. Kjo shtëpi është një ndërthurje fantastike e funksionalitetit dhe elegances.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”14180″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]SHTËPIA CAN LIS [/vc_column_text][vc_column_text]Can Lis është një projekt i vendosur në Porto Petro, Mallorca, i ndërtuar në 1972 dhe në përdorim midis viteve 1974-75. Shtëpia ndodhet midis detit dhe rrugës, e projektuar për vetë Utzon dhe familjen e tij.
Ndërtesa është frymëzuar nga arkitektura spanjolle dhe është ndërtuar me materiale vendase si guri ranor Santanyi dhe gur ranor Maré. Tarraca është bërë me qeramikë modulare të quajtur “bovedilla” mbështetur nga trarët strukturorë të betonit.
Gjithë ndërtesa është e ndarë në katër pjesë banimi më të vogla dhe të lidhura me korridore. Hapësira më e madhe është e përbërë nga një kuzhinë, një zonë ngrënie dhe një oborr i madh. Ndërtesat e mëposhtme më të vogla janë zona ndenjeje, hapësirat e dhomës së gjumit dhe studiot. Vendodhja  e ndërtesës mundëson pamje nga deti dhe akses në zona të gjelbëruara.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”14181″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]ASAMBLEJA KOMBËTARE E KUVAJTIT  [/vc_column_text][vc_column_text]Jørn Utzon njihej për aftësinë për të sjellë referenca nga kultura të ndryshme në punën e tij. Pas projektimit dhe ndërtimit të Shtëpisë së Operës në Sidnej, Utzon u ftua të merrte pjesë në një konkurs ndërkombëtar për të hartuar Kompleksin e Asamblesë Kombëtare të Kuvajtit (Parlamenti i Kuvajtit); Rezultati ishte një ndërtesë mahnitëse moderniste.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”14182″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]KISHA BAGSVÆRD [/vc_column_text][vc_column_text]Projekti është ndërtuar kryesisht me panele murale të parafabrikuara ndërsa tavanet me beton të derdhur në vend. Tavani i lakuar drejton dritën në të gjithë ndërtesën, duke krijuar një përvojë unike. Ngjyra e dritës e zgjedhur për hapësirën e brendshme dhe materialet prej druri i përshtaten projektit në mënyrë të përsosur. Disa prej veprave të artit brenda kishës u krijuan nga Lin Utzon, vajza e Jørn Utzon.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”14183″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row]

Comments

mood_bad
  • No comments yet.
  • Add a comment