Arkiva

HIGHLIGHT: JEAN NOUVEL

[vc_row][vc_column][vc_column_text]Punët e Jean Nouvel ndjekin traditën e arkitektëve filozofë, të cilët e konsiderojnë dizajnin si një praktikë holistike që zbatohet në çdo shkallë. Kjo praktikë profesionale nuk sheh ndonjë ndryshim midis modelimit të një karrigeje dhe projektimit të një ndërtese. Nouvel e koncepton idenë si pjesë e një procesi të plotë krijues.[/vc_column_text][vc_column_text]Në fjalët e tij Nouvel pohon, “Interesi im ka qenë gjithmonë për një arkitekturë që pasqyron modernitetin e epokës sonë, në krahasim me rimendimin e referencave historike. Puna ime I përket të sotmes – me teknikat dhe materialet tona, atë që ne jemi të aftë të bëjmë sot. “[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”14002″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]‘Unë besoj se arkitekti është një njeri që thotë diçka.’[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Teatri Guthrie në Minneapolis, Minesota.
Referuar Jurisë se çmimeve Pritzker.’Juria Pritzker thotë për Guthrie, “Teatri Guthrie në Minneapolis, Minesota në të njëjtën kohë ngjason dhe kontraston me rrethinat e tij. Ështe përgjegjës ndaj qytetit dhe lumit Mississippi dhe megjithatë, ai është gjithashtu një shprehje e teatralitetit dhe botës magjike të performancës. ”

“Teatraliteti” nuk është rastësi. Nouvel shpesh e ka krahasuar rolin e tij si arkitekt me atë të regjisorit të filmit. Në një intervistë të botuar në El Croquis të vitit 2002, ai u shpreh: “Gjithçka është teatrale. Kam punuar për një kohë të gjatë si skenograf. Skenografia është marrëdhënia midis objekteve dhe mesazhit që duam t’i shfaqim dikujt. Në të vërtetë, në çdo ndërtesë ekziston një mënyrë për të provuar një pamje te peisazhit prej 360 gradësh, si në Lucern. Përdorimi i fjalës skenografi nuk më shqetëson për aq kohë sa përdoret në kuptimin e duhur. ” Në intervista të tjera, ai shpesh ka thënë se arkitektura dhe kinemaja janë të lidhura me njëra tjetrën’.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”13982″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Muzeu Gallo-Romak Vesuna

Vendi arkeologjik i Domus des Bosquets është ilustrim i arritshëm i qytetit të varrosur nën tokë që I dha jetë Perigueux. Zona duhet të shfaqet dhe mbrohet me madhështi, takt, qartësi dhe kulturë, me anë të arkitekturës që do të kishte privilegjin e frikshëm të banimit pranë fantazmave antike.

Marrëdhënia e historisë me modernitetin është një burim arkitektonik i poezisë së madhe me kushtin e të qenit i sinqertë, i ndjeshëm dhe i duhur brenda aktit legjitim të ndërtimit. Një dimension metafizik lindi nga hendeku vertikal midis dy fragmenteve të reales së konfrontuar në hapësirën prej disa metrash në një kohë prej dy mijë vitesh.I vetëdijshëm për rreziqet, ai propozoi një strukturë observimi.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”13984″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Një kullë e pafund, Paris

Estetika e një akti të dyfishtë që zhduket: KULLA E PAFUND
Mendja njerëzore është e fiksuar me pafundësinë. Është Hipnotizuar.
Një kërkim i thellë metafizik: ku fillon? ku do të përfundojë?
Kulla është një objekt metafizik.
Një pyetje për limitet.
Përgjigjet më të zakonshme që jep arkitektura dihen tashmë: pikat e rëndësishme të një kulle janë baza dhe ndërprerja e kateve të larta …
Arkitektët amerikanë e dinë këtë…
Propozimi i paraqitur këtu bazohet në fshirjen e kufijve dhe në vend të tyre,  metaforikisht zgjedhja e një tensioni vertikal si një koncept i pafund.
Kulla e propozuar është e pafundme
Zhduket në tokë…
Zhduket në qiell.

Jean Nouvel[/vc_column_text][vc_column_text]Për jurinë e çmimeve Pritzker, rëndësia e këtij projekti ishte “fasada e ndërtesës, e cila ndryshon materialet ndërsa lartësia rritet – nga graniti në alumin, në çelik e më pas në qelq – duke u bërë gjithnjë e më shumë transparente para se të zhduket në qiell.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”13985″ img_size=”full”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Filharmonia e Parisit

Në fjalën “filharmoni”, çdo kush mund të imagjinojë lehtësisht dashurinë e harmonisë. Ne luajmë harmonitë e famshme, harmonitë urbane. Filharmonia është vendosur si një event prestigjioz, e cila mban marrëdhënie harmonike me Parkun ‘La Villete, Qytetin e Muzikës dhe Bulevardin Périphérique.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”13986″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Zyra Evropiane e Patentave (EPO)

Hagë, Roterdam, porte ku anije të mëdha rreshtohen në horizontet detare. Anije të huaja gjithnjë të ngarkuara me mistere…

Vendi i EPO në Hagë, në Patentlaan 2 në Rijswijk përfaqëson karakteristikën e një vendi të mbyllur me horizontalitetin e një deti të palëvizshëm. Ndërtesat e larta rreshtojnë siluetat e tyre gjithashtu si anije mbi ujë. Situata kërkon një propozim që zbulon karakterin e tij, pyetjen e përjetshme të ‘shpirtit të vendit’. Poetika e situatës e lindur nga pafundësia e këtij territori rreptësisht horizontal, i cili distancon horizontet, shtrin një qiell të pafund. Dëshira lind që të jesh në ajër, të notosh në këtë zbrazëti, në dendësinë e ajrit, perden e shiut, nën retë e bardha ose në blunë e një qielli të pafund…[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”13987″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Louvri, Abu Dhabi

Të gjitha klimat si përjashtime.Klimat pëlqejnë perjashtimet.Ngrohtë kur është ftohtë. Freskët në tropik. Njerëzit nuk i rezistojnë mirë shokut termik. Gjithashtu as veprat e artit. Vëzhgime kaq elementare kanë ndikuar në Louvre Abu Dhabi. Dëshira për të krijuar një botë mikpritëse që kombinon dritën me hijen, reflektimin dhe qetësinë. Dëshira t’i përkasë një vendi, historisë dhe gjeografisë së tij pa u bërë një imitim sipërfaqësor, i lodhshëm që rezulton i mërzitshëm.Ai synon gjithashtu të theksojë magjepsjen realizuar nga vizita të rralla.

Është në të njëjtën kohë një vend i qetë dhe kompleks. Një kontrast ndaj shumë muzeumeve që kultivojnë ndryshimet dhe origjinalitetin e tyre.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”13988″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row]

Comments

mood_bad
  • No comments yet.
  • Add a comment