Arkiva

HIGHLIGHT: HIROSHI NAKAMURA

[vc_row][vc_column][vc_empty_space height=”30px”][vc_row_inner][vc_column_inner][vc_column_text]

Hiroshi Nakamura është një arkitekt japonez i lindur më 1974. Ai u diplomua në Shkollën e Shkencës dhe Teknologjisë në Universitetin Meiji në 1999 dhe punoi për Kengo Kuma & Associates (1999-2002) derisa hapi studion e tij në 2002 Hiroshi Nakamura & NAP Architects.

Edhe pse në moshë të re, arkitekti me bazë në Tokio tashmë ka krijuar një portofol mbresëlënës të projekteve nën firmën e tij që janë nderuar me shumë çmime. Nakamura është i njohur veçanërisht për stilin e arkitekturës së banesave që karakterizohet nga një ndjeshmëri e madhe ndaj natyrës, gjë e cila vihet re pothuajse në të gjitha punët e tij.

[/vc_column_text][/vc_column_inner][/vc_row_inner][vc_single_image image=”16026″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

“Pemë që vallëzojnë, Zogj që këndojnë”, 2007

Ky është një kompleks banimi i vendosur në një zonë kryesore në Tokio, pjesa e pasme e të cilës është e mbushur me pemë me gjerësi 40 metra. Hiroshi Nakamura & NAP vendosën të formulojnë një dizajn që shfrytëzon një vëllim maksimal, por duke prerë sa më pak që të jetë e mundur nga këto pemë. Kjo  rezultoi në ambiente me forma të jashtme të parregullta, si pasojë e ruajtjes së mjedisit natyror ashtu siç është. Projektimi i një ndërtese që i përgjigjet në mënyrë të lokalizuar pemëve në vend që t’i presë ose t’i shkurtojë ato është e ngjashme me mënyrën se si zogjtë ndërtojnë foletë e tyre. Kjo duhet të sjellë një vëmëndje dhe mendim kritik të ri ndaj arkitekturës që tenton shkatërrimin e mjedisit.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”16027″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Shtëpia prej xhami optik, 2012

Kjo shtëpi është e vendosur në mes të ndërtesave të larta në qendër të qytetit Hiroshima, me pamje nga një rrugë që kalojnë shumë makina dhe tramvaje. Për të krijuar intimitetin dhe qetësinë e nevojshme në këto ambiente, arkitekti vendosi një kopsht të mbyllur me një fasadë prej xhami optik në anën e rrugës së shtëpisë. Kopshti është i dukshëm nga të gjitha dhomat dhe peizazhi i qetë pa zhurmë i makinave dhe tramvajeve që kalojnë i jep jetë shtëpisë. Në fasadë u përdorën rreth 6,000 blloqe qelqi të pastër (50 mm x 235 mm x 50 mm). Blloqet e qelqit, me sipërfaqen e tyre të madhe për njësi, izolojnë në mënyrë efektive zërin dhe mundësojnë krijimin e një kopshti të hapur, të artikuluar qartë që shkrihet me pamjet e qytetit.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”16028″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][vc_single_image image=”16029″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Nasu Tepee, 2013

Duke kaluar nëpër fusha dhe pyje, ndërtesa shtrihet përgjatë një shtegu pyjor në një korije me pemë të përziera. Klientët dëshironin të ruanin sa më shumë mjedis natyror dhe të jetonin në pyjet përreth. Hiroshi Nakamura & NAP shmangën ndërtimet në shkallë të gjerë dhe prerjen e shumicës së pemëve për të ndërtuar dhomat në sipërfaqet e rrafshëta të mbetura bosh në tokën e pjerrët, sikur të ishin të qepura së bashku. Objekti është i ngjashëm me hapësirat primitive që shihen në shtëpitë e popullsive Jomone (japonezët e lashtë) dhe Amerikanëve Vendas. Struktura e shtëpisë u bë pikënisja e një marrëdhënie të ngushtë në familje, të cilët detyroheshin të uleshin përballë njëri-tjetrit rreth një zjarri apo tavoline të vendosur  në qendër të shtëpisë. Arkitektura ndikoi në zakonet e përdoruesve të saj duke forcuar lidhjen brenda familjes.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”16030″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Kapela në pyllin Sayama, 2014

Faltoret dhe kishëzat në Japoni janë shpesh shumë më tepër sesa vende fetare; përkundrazi, ato janë vende ku të gjallët mund të përshëndesin njëkohësisht të ndjerin dhe të kenë prirje për një vetë-introspeksion shumë të nevojshëm. Varrezat në Sayama ndodhen në një vend të pabesueshëm për t’u vizituar, nëse doni ta kuptoni vetë këtë koncept. Nuk është një varrezë e zakonshme – është edhe shtëpia e shumë paraardhësve japonezë, por që kohët e fundit u shtua me dy monumente të mrekullueshëm arkitektonik: Kapelën në pyjet Sayama si dhe Bashkinë e Varrezave Lakeside (2013).

Kjo e fundit është e hapur për fe dhe besime të ndryshme, e vendosur në një mjedis të pasur me natyrë ngjitur me një pyll të thellë dhe rezervuar uji. Hiroshi Nakamura parashikoi një arkitekturë e cila reflekton një mënyrë jetese që jeton pranë ujit të mbledhur në pyll dhe që përsëri kthehet në këtë vend pas vdekjes. Pas kësaj, arkitekti zbuloi që pylli ishte subjekt lutjeje, e njëjtë kjo për fe të ndryshme dhe konceptoi një arkitekturë që i lutet pyllit ndërkohë që është e rrethuar me pemë.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”16031″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][vc_single_image image=”16032″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Ribbon Chapel, 2014

Kjo kapelë ndodhet në mes të një kodre e cila ofron pamje panoramike të detit Seto në Japoni. Kryesisht e përdorur për dasma, kapela zë vend në një kopsht të një hoteli turistik në Onomichi, Hiroshima. Kishëza e martesave është një tipologji ndërtese që kompozohet rreth aksit të kalimit. Aksi në të cilin kalojnë nusja me babanë e saj bëhet pika e nisjes së rrugëtimit për nusen dhe dhëndrin, e cila mbushet me kujtime dhe emocione të thella gjatë rrugës. Duke ndërthurur dy shkallë spirale, arkitektët realizuan një strukturë vetë-mbështetëse që arkitektonikisht mishëron aktin e martesës në një formë të pastër. Në thelb, një arkitekturë e përbërë thjesht nga rrjedha e lëvizjes.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”16033″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Shtëpia Gjysmë Shpellë, 2018

Një shtëpi e përbërë nga dy hapësira kontradiktore: një e madhe e hapur dhe një e vogël intime. Zona e jetesës është segmentuar butësisht nga një çati cilindrike me qemer që qëndron ulët mbi kokë, në mënyrë që të frekuentohet nga shumë njerëz, duke ruajtur koherencën e saj. Çatia e qemerit synon të realizojë një hapësirë të madhe me disa shtylla, por këtu fokusi ishte që qemeri të ishte një dhomë e vetme, ndërsa kufizonte butësisht hapësirën. Për shkak të përqendrimit të moderuar akustik të krijuar nga qemeret, tingujt e bërë nga anëtarët e familjes dhe aktivitetet e tyre kthehen mbrapsht butësisht nga tavani. Kjo është e ngjashme me intimitetin që një shpellë u siguron njerëzve. Në mënyrë të pashmangshme, aktivitetet kryhen më lehtë dhe bisedat bëhen me zë më të qetë. Kudo që të ndodheni, do të ketë një hapësirë si vazhdim i trupit tuaj dhe ju mund ta ndjeni se jeni në qendër të saj.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”16034″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Showroomi dhe Shtëpia Graz

Arkitekti japonez Hiroshi Nakamura përdori gjashtëkëndëshat për të gjeneruar paraqitjen e kësaj shtëpie dhe studio pune në Tokio për një tregtar makinash, me harqe trekëndore në interier që krijojnë ambiente të brendshme si labirint. Klienti kërkoi një hapësirë të madhe për të ekspozuar makinat në katin e poshtëm dhe një hapësirë të ngjashme të madhe për familjen që jetonte lart. E ndërtuar me beton të armuar, ndërtesa përfshin dy kate me plan të hapur. Harqet ndarës me tre kënde krijojnë një rrjet hapësirash me gjashtë kënde si hoje mjalti. Ky organizim plotësoi nevojën e klientit për një hapësirë të madhe, fleksibile për biznesin, por gjithashtu edhe zona për përdorim shtëpiak.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”16035″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][vc_column_text]Source: www.nakam.info[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]