Arkiva

HIGHLIGHT: FUMIHIKO MAKI

[vc_row][vc_column][vc_empty_space height=”30px”][vc_row_inner][vc_column_inner][vc_column_text]

Fumihiko Maki është një arkitekt japonez, puna e të cilit është inteligjente dhe artistike në koncept dhe në pamje, e arritur në mënyrë të përpiktë. Ai është një modernist që ka shkrirë më të mirën e të dy kulturave lindore dhe perëndimore, për të krijuar një arkitekturë që përfaqëson cilësitë e vjetra të vendit të tij të lindjes, ndërsa në të njëjtën kohë i’u bashkon metodat dhe materialet bashkëkohore të ndërtimit. Për realizimin e veprave që nuk janë vetëm shprehje të kohës së tij, por që janë të destinuara të jenë gjithmonë në modë, Fumihiko Maki u nderua në 1993 me çmimin e arkitekturës Pritzker.

Maki lindi në Tokio më 6 shtator 1928 dhe studioi në Universitetin e Tokios, ku u diplomua për Arkitekturë në 1952 në nivelin Bachelor. Ai më pas e vazhdoi vitin e ardhshëm në Cranbrook Academy of Art në Bloomfield Hills, Michigan. Pasi përfundoi Masterin e Arkitekturës në Graduate School of Design(GSD), në Universitetin e Harvardit, ai bëri praktikën në disa firma në New York dhe në Cambridge.

Ndërsa ishte duke u përgatitur për të hapur zyrën e vet, Maki punonte, ose vëzhgonte, zyra të shumta në Japoni dhe vendet e tjera. Një nga konkluzionet që nxorri ishte se një zyrë, duke e zgjeruar dhe duke u projektuar vetë, është çështje e karakterit individual, dhe se një zyrë në vetvete është një vepër arti. “Dizajni arkitektonik është ndoshta aktiviteti më i çuditshëm i ndërmarrë nga shumë profesione, dhe një grup që merret me dizajn arkitektonik është gjithashtu një organizatë kureshtare. Arkitektura është një fushë shumë e paqartë,” ka thënë ai.

[/vc_column_text][/vc_column_inner][/vc_row_inner][vc_single_image image=”15025″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Fumihiko Maki e quan veten një modernist, padyshim. Ndërtesat e tij kanë tendencë të jenë të drejtpërdrejta, herë pas here të nënvlerësuara, dhe të bëra prej metali, betoni apo qelqi – materialet klasike të epokës moderniste – por paleta e tij është shtrirë gjithashtu në materiale të tilla si pllaka mozaiku, alumini dhe çeliku. Së bashku me shumë arkitektë të tjerë japonezë, ai ka mbajtur një interes të vazhdueshëm për teknologjinë e re, si pjesë e gjuhës së tij të projektimit, duke përdorur shpesh avantazhet e sistemeve modulare në ndërtim. Ai bën një përpjekje të vetëdijshme për të kapur frymën e një vendi dhe një epoke, duke prodhuar me secilën ndërtesë ose kompleks ndërtesash, një vepër që shfrytëzon plotësisht gjithçka që është aktualisht në komandën e tij. Maki shpesh flet për idenë e krijimit të “skenave të paharrueshme” -mjedise për të akomoduar dhe përmbushur të gjitha llojet e ndërveprimit njerëzor – si frymëzim dhe pikënisje për projektet e tij.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”15026″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Muzeu i Artit Iwasaki

Ibusuki, Kagoshima, Japan, 1978[/vc_column_text][vc_column_text]Maki ka treguar interes të vazhdueshëm për “pjesëzat” dhe “të tërën”, duke përshkruar kështu një nga qëllimet e tij mbi arritjen e një ekuilibri dinamik që ndonjëherë përfshin masa, vëllime dhe materiale konfliktuale.

Muzeu i Artit Iwasaki është e vendosur në zonën e kopshtit të një hoteli turistik në Kagoshima. Një muze për pikturat moderne perëndimore, një ndërtesë zyrash dhe një ndërtesë shtesë muze për pikturat japoneze u projektuan në mënyrë të njëpasnjëshme dhe së bashku formojnë një kompleks. Çdo ndërtesë ka një imazh të përbashkët dhe gjithashtu një shprehje hapësinore ekuivalente që ndërthur dritën dhe hijen, mesdhetaren dhe japonezen.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”15027″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Gjimnazi Fujisawa

Fujisawa, Kanagawa, Japan, 1984[/vc_column_text][vc_column_text]Gjimnazi Fujisawa kombinon një arenë kryesore dhe një nën-arenë, të vendosura kundër njëra tjetrës me një kënd të vogël dhe të lidhura nga një sallë qendrore hyrëse. Format e lakuara të çatisë konturojnë të dy vëllimet e arenës. Përzierja e këtyre dy formave krijon një larmi siluetash nga kënde të ndryshme. Çatitë prej çeliku i përgjigjen ndryshimeve delikate të dritës. Pasqyrimi ndonjëherë është i qetë, ndonjëherë i mprehtë. Në muzg, maja e çatisë dhe qielli shkrihen së bashku.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”15028″ img_size=”full” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Spiral

Minato-ku, Tokyo, Japan, 1985[/vc_column_text][vc_column_text]Maki përdor dritën në një mënyrë mjeshtërore duke e bërë atë sa më të prekshme në çdo pjesë të dizajnit siç janë muret dhe çatia. Në secilën ndërtesë, ai kërkon një mënyrë për ta bërë transparencën, tejdukshmërinë dhe hapësirën ekzistuese në harmoni totale. Citojmë këtu fjalët e tij, “Detajimi është ai që i jep arkitekturës ritmin dhe shkallën e saj”.

Spiral është një qendër e artit urban, ku artet e bukura dhe ekspozitat e dizajnit, muzika dhe shfaqjet skenike mund të zhvillohen në një sërë ambientesh. Një hapësirë e vazhdueshme rrethore përshkon nëpër hapësirat e galerisë, ku një kafene, një atrium dhe një sallë mbledhjesh krijojnë një “skenë” që njerëzit të shohin dhe të shihen, duke bashkëvepruar me njëri-tjetrin dhe me veprat e artit. Fasada e jashtme, e ndërtuar dhe e përbërë nga detaje më të vogla, pasqyron programin kompleks të ndërtesës. Në pjesën e brendshme, detajimi përdoret më shumë në mënyrë retorike, sesa thjesht si vazhdim i linjës së jashtme.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”15029″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Gjimnazi Metropolitan i Tokios

Shibuya-ku, Tokyo, Japan, 1990[/vc_column_text][vc_column_text]Arkitekti e ka përshkruar krijimin në arkitekturë si “zbulim, jo shpikje … një veprim kulturor në përgjigje të imagjinatës së përbashkët ose vizionit të kohës”. Më tej, ai beson se, “është përgjegjësia e arkitektit të lërë pas ndërtesa që janë pasuri për kulturën”.

Gjimnazi Metropolitan i Tokios ndodhet në kopshtet e jashtme të Faltores Meiji. Duke zënë vend në rrethinat e tij të ngjashme me një park, gjimnazi është krijuar për të përfshirë një larmi hapësirash të jashtme dhe shprehjesh arkitektonike. Çdo ndërtesë (arena kryesore, nën-arena dhe pishina e brendshme) ruan integritetin e saj si një vëllim i madh, ndërsa njëkohësisht krijon hapësira të jashtme njerëzore për publikun. Së bashku, këta elementë përbëjnë një shprehje të ‘formës kolektive’. Ndërkohë që këndvështrimi i kalimtarit zhvendoset, mbivendosja e këtyre vëllimeve krijon silueta të papritura.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”15030″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Kisha e Krishtit Tokio

Shibuya-ku, Tokyo, Japan, 1995[/vc_column_text][vc_column_text]Kapela kryesore e Kishës së Krishtit në Tokio është e vendosur në nivelin e sipërm të ndërtesës; forma e saj e harkuar nga brenda, e përkthyer në pjesën e jashtme, krijon një horizont simbolik në siluetën e qytetit të ngjeshur. Funksionet e programit ditor janë të vendosura në nivelin e poshtëm (të rrugës). Veshja e xhamtë e fasadës, që të kujton një ekran “shoji” tradicional japonez prej druri dhe letre, përbëhet nga dy shtresa të veçanta xhami. Shtresa e jashtme përbëhet nga xham i tejdukshëm, ndërsa shtresa e brendshme është një sanduiç prej xhami dhe fije xhami. Ekrani rrethon hapësirën me një dritë të ngrohtë dhe të heshtur. Shtresat dyshe bllokojnë zhurmën e qytetit, duke e bërë kapelën një hapësirë të qetë, medituese dhe të shenjtë.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”15041″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Qendra e Arteve Performuese Nagano (+ bashkia e qytetit të Nagano)

Nagano, Japan, 2016[/vc_column_text][vc_column_text]Projekti ndodhet përgjatë një bulevardi të madh që përcakton një prej akseve kryesore urbane të qytetit Nagano. Ndërtesa është e dizajnuar me strehë të ulëta përgjatë bulevardit dhe një fasadë të ndarë në mënyrë ritmike, me qëllim krijimin e një peizazhi në shkallë njerëzore. Transparenca vizuale krijon një bashkëveprim aktiv midis ambienteve të brendshme dhe të jashtme. Kjo marrëdhënie “duke parë / duke u parë” është krijuar përmes pamjeve të hapura mbi aktivitetet e ndërtesës nga ana e bulevardit dhe pamjeve të gjelbërta mbi plazhin dhe peizazhin e qytetit nga brenda.

[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”15034″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Qendra e Arteve dhe Kulturës Shenzhen

Shenzhen, China, 2017[/vc_column_text][vc_column_text]Në vitin 2011, Maki dhe studio e tij u ftuan të hartojnë projektin e tyre të parë në Kinë. Qendra e Arteve dhe Kulturës  në Shenzhen u krijua si një bërthamë kulturore në një shkallë të gjerë zhvillimore (kulturë, retail, komerciale, banim) në zonën “Bota e Detit” në pjesën juglindore të Gadishullit Shekou dhe mbikëqyr oqeanin me pamje të bukur të maleve të Hong Kong-ut.

Vëllimi i ndërtesës përbëhet nga një podium dhe një pavijon, me tre vëllime të spikatura nga veçoritë natyrore të gjeografisë së terrenit, oqeanit në jug, parkut ngjitur dhe maleve në veri. Iteneraret e lëvizjes bëhen përreth atrias së brendshme, ku të gjitha janë të lidhura ngushtë me plazhet e jashtme. Së bashku, këto itenerare ofrojnë një gamë të gjerë përvojash kulturore për vizitorin. Parku vazhdon në tarracën e gjelber përmes dy shkallëve të mëdha, duke krijuar një përvojë holistike publike të denjë për një qendër kulturore.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Source: pritzkerprize.com; maki-and-associates.co.jp[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]