Arkiva

HIGHLIGHT: FREI OTTO

[vc_row][vc_column][vc_column_text]Frei Otto, fitues i çmimit Pritzker në vitin 2015,  ka lindur në Siegmar, Gjermani, më 31 maj 1925 dhe u rrit në Berlin. “Frei” në gjermanisht do të thotë “i lirë”.

Në vitin 1950, me fondin e bursës, ai u nis në një udhëtim studimor në Shtetet e Bashkuara, ku vizitoi objektet e projektuara nga Frank Lloyd Wright, Erich Mendelsohn, Eero Saarinen, Ludwig Mies van der Rohe, Richard Neutra, Charles dhe Ray Eames. Gjatë kësaj kohe studioi sociologjinë dhe zhvillimin urban në Universitetin e Virxhinias. Në vitin 1952, Frei Otto u bë një arkitekt i pavarur dhe themeloi zyrën e tij arkitekturore në Berlin.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”14539″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Frei Otto ishte i pari që filloi përdorimin e strukturave të lehta moderne, në formë e çadrave shumë-funksionale. Ai ishte i tërhequr prej tyre për shkak te vlerave ekonomike dhe ekologjike. Qysh në vitet ’50, ai ndërtoi modele komplekse për të provuar dhe përsosur format elastike. Gjatë gjithë karrierës së tij, Otto gjithmonë ndërtoi modele fizike për të përcaktuar formën optimale të një volumi dhe për të provuar sjelljen e tij.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”14540″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Në vitin 1968, Otto u emërua bashkëpunëtor nderi i Institutit Amerikan të Arkitektëve, dhe u ngarkua nga Olympia Baugesellschaft në Mynih për të zhvilluar modele të matjes së ndërtimit për çatinë e parashikuar të stadiumit kryesor sportiv në Parkun Olimpik të Mynihut. Projekti, i realizuar në maj të vitit 1972, nga Günter Behnisch, Frei Otto dhe Fritz Leonhardt, për Lojërat Olimpike të atij viti, përbëhej nga një membranë e madhe për të mbuluar stendat e stadiumit Olimpik, një arenë me strukturë elastike, një pëlhurë mbuluese mbi pishinën Olimpike të notit dhe një membranë e ekzagjeruar për të lidhur ndërtesat dhe për të mbrojtur vizitorët nga shiu dhe dielli.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”14541″ img_size=”full”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Format e ndërtesave të Otto-s shpesh i përshtaten linjave të natyrës dhe në këtë mënyrë ngjasojnë me forma si kafka e shpendëve apo rrjeta e merimangave.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Në përpjekje për të siguruar mbulim maksimal me sa më pak materiale, Otto iu referua flluskës së sapunit si frymëzim. Ai më vonë rishikoi konceptin e flluskës për të hartuar “rrjetin e kabllove në pikën më të lartë të membranës” që arriti në pavijonin e Gjermanisë Perëndimore në Ekspozitën Botërore në Montreal në 1967.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”14543″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Propozimi i Frei Otto për të strehuar 40,000 njerëz nën një kupolë 2 km në Rrethin Arktik pasqyronte “zeitgeist” ( term në gjermanisht që përkufizon frymën e një periudhe historike) e viteve 1970 – një shqetësim për të ardhmen ekologjike të kombinuar me shpresën për një nesërme më të mirë.

Projekti përmbledh disa koncepte të qyteteve të fantashkencës, nga moti i kontrolluar i hapësirave të brendshme deri tek lëvizja e trotuareve, por përfshin një nivel interesant të realizmit.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”14544″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Në vitin 1975 Frei Otto së bashku me arkitektin Carlfried Mutschler projektuan Multihalle Mannheim.
Me pamje të lakuar delikate dhe pothuajse futuriste, salla me shumë funksione në parkun Herzogenried të Mannheim është struktura më e madhe në botë e këtij lloji. Ajo u quajt “Wonder of Mannheim” referuar strukturës së saj organike dhe ndërtimit të minimizuar nga materiali.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”14549″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Me kalimin e viteve, ekipet kërkimore të Otto do të përfshinin edhe filozofë, historianë, natyralistë dhe ambientalistë. Otto është një novator me famë botërore në arkitekturë dhe inxhinieri, i pari që përdori çatitë moderne të pëlhurave mbi strukturat elastike dhe gjithashtu ka punuar me materiale të tjera dhe sisteme ndërtimi siç janë guaska në formë rrjete, bambu dhe grila druri. Ai vendosi në dispozicion për arkitektët e tjerë rezultatet e studimit të tij, duke favorizuar gjithmonë bashkëpunimin në arkitekturë.[/vc_column_text][vc_column_text]Otto projektoi pavijonin japonezExpo Hannover në vitin  2000 së bashku me arkitektin Shigeru Ban.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”14542″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Otto shkroi gjerësisht gjatë gjithë karrierës së tij. Libri i tij Biologjia dhe Ndërtimi u botua në 1972 me një vëllim të dytë vitin e ardhshëm. Hulumtimet e mëvonshme e çuan Otto-n të shkruante në lidhje me vetitë strukturore dhe ndërtimore të bambusë, krustaceve, dhe flluskave të sapunit. Në 1994, ai botoi Arkitektët e Lashtë për shpikjet strukturore që nga ditët më të hershme të ndërtimit.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”14545″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row]

Comments

mood_bad
  • No comments yet.
  • Add a comment