Arkiva

‘Let there be Neon’- Neon lighting

[vc_row][vc_column][vc_empty_space height=”30px”][vc_row_inner][vc_column_inner][vc_column_text]

Pas eksperiencës së saj të parë në krijimin dhe përdorimin e një shkrimi neoni për dizajnin e një hapësire interieri, arkitektja Jora Kasapi vjen me një shkrim ku këshillon çdo arkitekt apo dizajner hapësirash të brendshme që të përdorin në  maksimal potencialin e këtij elementi.

Nga arkitektja. Parimisht mënyra se si realizohet një shkrim/sinjalistikë neoni është shumë intriguese do thoja dhe konsiston në përdorimin e një tubi qelqi i cili nxehet dhe kthehet në pika të caktuara me dorë, duke ndjekur një dizajn specifik, i cili është mirë të jetë i printuar si model referues paraprakisht, lidhet me diodat (qe do sigurojnë shkarkesën elektrike) në dy ekstremet e tij, përdoret një pajisje specifike për ti hequr të gjithë ajrin brenda duke lënë vetëm vakum, futet gazi Neon ose Argan ose një gaz tjetër në varësi të ngjyrës që dëshirohet dhe më pas për një efekt më të butë të ndriçimit, bombardohet qelqi i tubit. Ja nje video që tregon në detaje teknikën për të gjithe ne kuriozët:

https://www.youtube.com/watch?v=JYoqhRNg8gM

Ka një fakt tjetër shumë interesant për sa i përket ngjyrave të një shkrimi neoni, emri i këtij ndriçimi vjen pikërisht nga gazi i neonit i cili në vetvete prodhon një ngjyrë portokalli, ndërkohë për të prodhuar dritë me ngjyra të tjera përdoren: për të kuqen (hidrogjeni), për të verdhën (helium), për të bardhën (CO2), blu (mërkur), e bardhë (argan) etj.

[/vc_column_text][/vc_column_inner][/vc_row_inner][vc_single_image image=”12532″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Pak mbi historikun e zhvillimit të ndriçimit neon.

[/vc_column_text][vc_column_text]Gjithçka fillon me zbulimin e gazit inert të ‘Neonit’, nga dy shkenctarë në 1898 si një nga përbëresit kryesor në atmosferën e tokës. Tubi i neonit ndriçues që përdoret dhe sot, erdhi si një domosdoshmëri eksperimenti shkencor mbi studimin e veçorive të këtij dhe gazrave të tjerë kur mbi to aplikohej shkarkim elektrik, rezultati ishte prodhimi i një ndriçimi me ngjyrë, e për pasojë nga ngjyra e ndriçimit në tub përcaktohej lloji i gazit. Ai që njihet si themeluesi i industrisë së ndriçimit me tubë neoni ishte inxhinieri francez Georges Claud, i cili në 1910 ekspozoi për herë të parë tubin ndriçues të neonit në Bienalen e Parisit ‘Paris Motor Show’ dhe në 1915 ai patentoi idenë e dizajnit të këtyre elektrodave që siguronin shkarkimin elektrik, gjë që i siguroi atij themelimin e një biznesi monopol mbi sinjalistikat prej neoni shumë të perhapur në vitet ’30. Përdorimi i tyre u tkurr duke rënë në mënyrë drastike gjatë viteve 1939–1945 pra gjatë Luftës së dytë botërore dhe kjo periudhë vazhdoi për më shumë gjatë dhe pas saj, duke qenë se Bota po kalonte një periudhë regresi dhe pamundësie ekonomike në tërësi.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”12530″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Sinjalistika me neonë si elementë të siluetës urbane në qytetet amerikane.

[/vc_column_text][vc_column_text]

Përdorimi primar dhe më komercial i tubit ndriçues prej neoni ishte në sinjalistikë dhe reklama gjë që ndihej veçanërisht në vitet 1920–1950, vite gjatë të cilave arriti një boom zhvillimor. Veçanërisht vitet ’30 shënojnë periudhën e një kreativiteti të lartë e përdorimi masiv, kjo për arsye se patenta e G.Cloud mbi të skadoi në 1932, duke bërë të mundur që gjatë gjithë periudhës pas të prodhohej masivisht sinjalistika prej neoni dhe të merrte forma kreativiteti edhe më të gjërë.

Ky element i ri filloi të krijonte formulimin e siluetave urbane të disa prej qyteteve kryesore amerikane si New York apo Las Vegas.

[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”12531″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Douglas Leigh ishte ai që realizoi shumicën e paneleve të reklamave ndriçuese dhe sinjalistikës së neonit më të njohura që krijuan identitetin e Time Square, si dhe sot është shumë e veshtirë ta imagjinosh Las Vegas-in dhe frenetizmin e lirshmërine e tij si qytet pa tabelat vezulluese, sinjalistikën me dritën e butë të neoneve, siluetë urbane e përbërë jo nga ndërtesa e pemë por nga nje konglomerat dritash siç citonte Tom Wolfe. Fluksi i aplikimit të një estetike të tillë urbane u përqafua gjërësisht dhe në Japoni, si dhe në Kinë me shembullin më përfaqësues Shangai, si dhe në metropole të tjera europiane.

Vjen shumë e natyrshme të konstatohet që mënyra se si ky element është përthithur dhe përdorur në estetikën e rrugës, estetikën e qytetit si dhe në funksionalitetin e tij, ka bërë qe ky element të bëhet pjesë e një kulture vizuale të mirfilltë, rasti i Time Square dhe Las Vegas.

[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”12533″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Ndikimi i ndriçimit me tubë neoni në Art, Arkitekturë dhe Kinematografi.

[/vc_column_text][vc_column_text]Përpos karakterit utilitar (nëse mendojmë specifikisht për sinjalistikën dhe tabelat e neonit) dhe përdorimin e tyre të gjërë nga vitet ‘20-’50, pas kllapisë gjithëpërfshirëse të pas Luftës së II botërore pati sërisht një ri-vlerësim, rikthim në përdorimin e neonit si element arti bashkohor. Duke qenë një element i cili gjithsesi nuk mund të prodhohej në masë, në mënyrë të automatizuar por e ka të nevojshme punimin me dorë, kjo i jepte atij një karakter pak më artizanal, artistik të lidhur me një teknikë specifike prodhimi, që jo gjithkush mund ta punojë. Disa nga artistët më të njohur që e kane lëvruar këtë lloj arti pra e kanë përdorur ndriçimin me neonë në punët e tyre janë: Glenn Ligon, Mary Weatherford, Ivan Navarro, Tracey Emin, Keith Sonnier, Shezad Dawood, Jung Lee, Bruce Nauman, Olivia Steele etj.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”12535″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Estetika e sinjalistikave prej neoni si dhe ndriçimit me neonë në tërësi ka pasur një aplikim dhe një impakt mbi arkitekturën e fasadave dhe volumetrisë së mjaft ndërtesave të stilit Art Deco në Amerikë, përmes evidentimit dhe theksimit me një drite të butë dhe efemere të linjave kryesore formuese të këtyre ndërtesave. Në Amerikë kjo lidhje e ndriçimit të neonëve me arkitekturën Art Deco është pjesë e një kulture të përgjithshme, ‘popular culture’ të viteve ’80, sjellim këtu shembullin e Miamit. Mjafton të sjellim në mendje trajtimin me ndriçim neoni, shkrime neoni apo përdorimin e reklamave (paneleve me drita neoni) në evidentimin e hyrjeve në Kinematë kryesore amerikane, një imazh sa i gjallë në memorien tonë kinem-dashëse aq dhe nostalgjik dhe retro.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”12536″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Ndërkohë në Kinematografi, përdorimi i sinjalistikës me ndriçim neoni lidhet gjithashtu me një estetikë specifike, që mund ta definojmë dhe si një subkulturë, e njohur si ‘Cyberpunk’. E njohim dhe e kemi hasur gjërësisht në filma ikonikë, që në përgjithësi trajtojnë një shoqëri dystopike, futuriste me një impakt te lartë nga një teknologji shumë e avancuar. Kjo estetikë e kulturës ‘Cyberpunk’ gjen përdorim në industrinë e filmave si ‘Blade runner’(1982), ‘Ghost in the shell’(1995), ‘The Matrix’ (1999) etj. Kjo atmosferë përcillet si në estetikën vizuale të një rruge ashtu dhe në atmosferën e një hapsire të brendshme, shembull për këtë të fundit janë hapësirat e Hackerspace të cilat mbartin një atmosferë të tillë, ndër të tjera përmes përdorimit të ndriçimit të neonit.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”12537″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Përdorimi sot dhe në Shqipëri.

[/vc_column_text][vc_column_text]

Zhvillimet që pasuan më vonë në Industrinë e ndriçimit, sollën në pah forma ndriçimi më ekonomike, më të lehta për tu prodhuar në masë dhe seri, më të padëmshme për mjedisin si dhe pa shumë mirëmbajtje (rasti i zëvëndësimit të gazit në tubat e neonit). Ndriçimi me LED filloi ti plotësonte të gjitha këto kritere duke bërë kështu zëvëndësimin e ndriçimit prej neoni, madje ky ndriçim filloi të përdorej duke imituar estetikën e shkrimeve dhe sinjalistikës tashmë ‘retro’ të neonit. Në Hong Kong pjesa e mbetur e kësaj sinjalistike është bërë pjesë e një trashëgimie kuturore që po mirëmbahet e ruhet përmes mapimit e dokumentimit të tyre në një hartë interaktive këtu:

https://www.neonsigns.hk/?lang=en# .

[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”12539″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Ka një tendencë sot për ta ri-sjellë e riperdorur estetikën e neonit, duke qenë pjesë e një kulture shumë të pasur vizuale dhe si e tillë kur ka një të shkuar shumë të pasur ekziston gjithnjë tendenca pak nostalgjike për ta ri-sjellë duke e kontekstualizuar me të sotmen. Një rast i ngjashëm i ri-sjelljes në jetë përmes ri-kontekstualizimit sot për shembull, është përdorimi i stilit Mid-century modern (i lindur në Amerikë pas Luftës së II botërore) në trajtimin e hapsirave të brendshme, një atmosfere që personalisht e preferoj shumë prej kohësh. Një tendencë të tillë të përdorimit të shkrimeve të neonit dhe ndriçimit me neonë, në eksteriere dhe interiere, e vë re dhe në Shqipëri vitet e fundit. Eshtë një tendencë shumë pozitive sepse shpreh një deshirë për të qëndruar në një linjë apo sa më pranë me orientimet që merr Interior dizajni në botë edhe pse një estetikë e tillë vizuale nuk ka qenë ndonjëhere pjesë e Urbanitetit të së shkuarës sonë. Në rastin specifik të neonit, kjo dëshirë është për tu vlerësuar për shkak të mundësive të limituara në specialistë dhe materiale për ti realizuar sinjalistikat me ndriçimin në fjalë. Në Tiranë personalisht kam dijeninë vetëm të një pike të tillë që i realizon prej vitesh.(por shumë e hapur për të ditur për më shumë, në të kundërt).

Shqetësimi im i vetëm si një person që punon aktualisht me organizimin dhe arredimin e hapsirave të brendshme ndër të tjera, është që të evitojmë riprodhimet e thata të imazheve me të cilët jemi të bombarduar çdo ditë (po, e kam fjalën dhe për Pinterest), por të tentojmë të thellohemi pak më shumë mbase mbi prejardhjen dhe historinë që mishërohet në atë element, duke e ditur e kemi më të lehtë ta përdorim për të sjellë atmosferën që duam të përcjellim përmes hapësirës.

Motoja ime në këtë rast do ishte ‘Dare but dig in first’.

[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”12540″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][vc_column_text]Shkruar nga Jora Kasapi, shkrimin origjinal e gjeni ketu! [/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Comments

mood_bad
  • No comments yet.
  • Add a comment