Arkiva

Michele De Lucchi – The Architect of Light

[vc_row][vc_column][vc_empty_space height=”30px”][vc_row_inner][vc_column_inner][vc_column_text]

“Drita është materiali më i paprekshëm që ekziston, është elementi që përfaqëson më së miri ndjenjën e pafundësisë, ndjenjën e një të ardhmeje të pafund, një të ardhmeje që nuk ka pasur kurrë një fillim.” – Michele De Lucchi në një intervistë për Artemide.

[/vc_column_text][vc_column_text][/vc_column_text][/vc_column_inner][/vc_row_inner][vc_single_image image=”12495″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Michele De Lucchi është një arkitekt italian, por tek Artemide ai është një dizajner i shkëlqyer. Ai lindi në 1951 në Ferrara dhe u diplomua në arkitekturë në Firence. De Lucchi ka dizajnuar një pjesë të mirë të produkteve, ndriçuesve dhe mobiljeve të suksesshme për kompanitë më të njohura italiane dhe evropiane, si Artemide, Olivetti, Alias, Unifor, Hermès, Alessi.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”12494″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Ai thotë: “Ndriçuesit janë në mënyrë paradoksale objekti i dizajnit që dëshmon më së miri ndryshimet në stilin e jetesës. Sa herë punoja me dizajnin e një ndriçuesi, do të filloja nga llamba e dritës. Në kohët e sotme nuk mundemi pasi dritat LED janë në formën e spoteve dhe nuk mund të vizatojmë një pikë drite. Kjo më bën të mendoj se ndriçuesit nuk janë dizajnuar për t’i dhënë llambës së dritës një “fustan”, por për të krijuar një sistem drite që merr formën e vendit nga ku fillon, nga ku ngrihet. Nuk është e thënë që llamba të ketë një formë të paracaktuar, konvencionale. Sot ne kemi lirinë të shpikim burimin e dritës sipas dëshirës, pavarësisht rrethanave.”[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”12499″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Në një intervistë për Stylepark, De Lucchi i përshkruan ndriçuesit si objekte që krijojnë dritë estetike dhe teknologjike në të njejtën kohë.
“Unë gjej gëzim në projektimin e diçkaje që ka një efekt kaq të mrekullueshëm. Mbaj mend që në shtëpinë e prindërve të mi kishte vetëm një llambë tavani. Dhoma ishte ndriçuar vetëm nga ky burim drite në mes. Sot është e rrallë të hasësh dritë ekspresive në një ambjent të errët. Sot, ne vendosim shumë ndriçues në një dhomë. Në zyrën time duhet të ketë të paktën dhjetë burime drite, një det me dritë. Me fjalë të tjera, efekti i dëshiruar i dritës ka ndryshuar me kalimin e kohës. Ndriçuesit janë një objekt teknologjik, por edhe një objekt që shpreh atmosferën, mjedisin e kohës në të cilën jetojmë ”.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”12497″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][vc_column_text]Source: https://www.youtube.com/watch?v=PEF6XB9IPYU&feature=youtu.be
Images: Artemide[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Comments

mood_bad
  • No comments yet.
  • Add a comment