Base

Name

Thurje Handmade

Phone Number

+355696643246

Email

[email protected]

About

Thurje Handmade është një markë e produkteve artizanale.

Thurje Handmade rizbulon bukurinë e teknikave artizanale, duke ofruar një koleksion të produkteve të punuara me dorë me dizajn të rinovuar. Risia e Thurje Handmade qëndron në rrjetëzimin mes artizanëve të talentuar shqiptarë dhe gjeneratës së re të dizajnerave, duke prezantuar një vizion të ri për produktet made-in-Albania.

Puna artizanale ka qenë pjesë shumë e rëndësishme e mënyrës së jetesës së shqiptarëve, veçanërisht grave. Vajzat praktikonin teknikat tradicionale artizanale që në vogëli. Thurja me grep, qëndisja dhe puna në tezgjah ishin aftësi të zakonshme për vajzat dhe gratë, por gjithmonë lindte konkurrencë se kush do të bënte punën më të bukur dhe më të detajuar për pajën e vet.

Kultura e artizanatit është duke u zhdukur me modernizimin e stilit tonë të jetës, por Thurje Handmade rizbulon dhe eksploron mënyra tradicionale të prodhimit të produkteve, duke ruajtur të njëjtën cilësi dhe duke ofruar produkte të rifreskuara dhe të dizajnuara për t’u përshtatur në hapësirat e brendshme bashkëkohore më të kuruara dhe më të sofistikuara.

Business

Location

Tirana

Category

Artisans, Brands, Product Designer