Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Produkte
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    ZINS

    • Detajet
    • prev
    • next
    • Shiko në hartë
    • Faqja Internetit
    • prev
    • next
    Të dhëna mbi projektin
    • Studio

      LAAGO Architects

    • Faqja e Studio

      https://laagoarchitects.com/

    • Arkitekti

      LAAGO Architects

    • Statusi

      Completed

    • Viti i ndërtimit

      2020

    • Sipërfaqja

      1200 m2

    • Kate

      1

    • Photography

      Besart Cani

    Përshkrimi

    Një projekt nga Laago Architects i vendosur në bregun e detit Adriatik në plazhin e Currilave, koncepti arkitektonik i Bar & Restorant Zins lind nga dëshira për të integruar një objekt, i cili me fasadat e pastra por lëvizjet dinamike të volumeve, përshtatet me stilin në ndryshim të qytetit të Durrësit.

    Qëllimi kryesor i projektit ishte krijimi i nje hapësire vizualisht të inspiruar nga ngrohtësia mesdhetare. Objekti përbehet nga dy volume kryesore me lartësi të ndryshme, ndërfutja e të cilëve bëhet një element kompozimi  dominant që e orienton lëvizjen dhe hapësirën drejt një aksi virtual që nis në hyrjen e hapësirës, vazhdon përgjatë saj dhe përfundon në det. Hyrja kryesore e veshur me dru, bën kontrastin e kërkuar me pjesën tjetër të fasadës të veshur me gur ,shkëput volumet dhe evidenton hyrjen.

    Përzgjedhja e materialeve natyrale si druri, guri, përdorimi i ngjyrave të tokës, transmetojnë ngrohtësi, ndjesine e thjeshtësisë dhe bëhen një me tonet e natyrës përreth.

    Fasada e pastër, gati hermetike që zhvillohet përgjate rrugës, ndërpritet nga hapjet e ngushta vertikale të dritareve dhe qendron diskrete përballë kaosit të qytetit. Në kontrast fasada përendimore që përballet me detin ,hapet me vetrata të mëdha xhami dhe mbush interierin me dritë dhe reflekton ngjyrat e detit vazhdimisht në ndryshim në momente të ndryshme të ditës.

    Dëshira për të krijuar një hapësirë organike që perceptohet brënda dhe jashtë si një hapësirë e vetme, solli përdorimin e gjerë të elementit të gjelbërimit si dhe njëtrajtshmëri në trajtimin e materialeve të veshjeve dhe shtrimit . Veshja me dru e tavanit , trarët e drurit me ndricim të fshehtë ,litarët ku është  inkorporuar ndricimi dekorativ , të gjithë këto elementë evokojnë temën e “varkës’’.

    Ky objekt, edhe pse i një shkalle të vogël është kthyer në një ambient ftues dhe tërheqes jo vetëm për banorët e qytetit por dhe për vizitorët e tij.

    Bashkëpunime
    LAAGO Architect
    Autori
    Florida Tare
    Vendndodhja

    Durrës, Albania

    Get Directions
    Galeria
    ZINS - LAAGO ARCHITECTS ZINS - LAAGO ARCHITECTS ZINS - LAAGO ARCHITECTS ZINS - LAAGO ARCHITECTS ZINS - LAAGO ARCHITECTS ZINS - LAAGO ARCHITECTS ZINS - LAAGO ARCHITECTS ZINS - LAAGO ARCHITECTS ZINS - LAAGO ARCHITECTS ZINS - LAAGO ARCHITECTS ZINS - LAAGO ARCHITECTS ZINS - LAAGO ARCHITECTS ZINS - LAAGO ARCHITECTS ZINS - LAAGO ARCHITECTS

      Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në

      Muratura

      Tharm Architects
      • Arkitekturë

      4M Office

      4M Group
      • Projekt interieri

      Industrial Office 88

      • Zyra
      Rreth
      • Rreth nesh
      • Skuadra
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Rreth nesh
      • Skuadra
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link