Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Maden Group
-
Faqja e Studio
-
Arkitekti
Maden Group
-
Faqja e Arkitektit
-
Tipologjia
Residential Architecture
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2020
-
Sipërfaqja
250 m2
-
Kate
S+P+1
-
Photography
Creative Fields
Përshkrimi
“Studioni natyrën, dashuroni natyrën, qëndroni afër natyrës. Nuk do t’ju zhgënjejë kurrë ”. – Frank Lloyd Wright. Kjo është dhe motoja që na frymëzoi ne – Maden Group – të fillojmë të shkruajmë diçka rreth projektit VILA III.
Ideja e përfshirjes së natyrës së jashtme në brendësi të objektit rrjedh nga përdorimi i materialeve të riciklueshme, siç është druri, në përdorimin e shtëpive malore. Nuk është vetëm pjesa e jashtme e ndërtesës që duhet të ndjekë konturin e natyrës, por është edhe brendësia që duhet t’i përshtatet asaj.
Ndërtesa është e ndarë në tre kate, ku secili është i përdorshëm për qëllime të veçanta.
Duke filluar nga kati nëntokë i cili përdoret për relaksim, ku zona e banjës, xhakuzi, pjesa për lojëra dhe qëndrimi ditor janë të ndara. Pastaj vjen kati përdhes që përfshin zonën e ngrënies, kuzhinën dhe dhomën e ndenjes së bashku me bllokun e ngrohjes të veshur me pllaka qeramike, i rrethuar me sipërfaqe të mwdha xhami për të përjetuar natyrën.
Së fundmi kemi katin e parë ku ndahen zonat e fjetjes, dhomat një, dy dhe tre. Secila ndahet në ngjyra të veçanta të tilla si: e zeza, jeshile dhe portokalli, të cilat japin një përvojë të bukur, të përzier me materialet natyrore që përdoren brenda.
Meqenëse zona ditore ka shumë hapje që shikojnë drejt natyrës jashtë, kjo e bën ambientin më të rehatshëm dhe më interesant për tu përjetuar nga hapësira ku po qëndrojmë.
Përshtatja e materialeve mund të shihet me përdorimin e drurit me pllaka qeramike, lëkurë, ngjyra të qeta që të japin një ndjenjë pozitive për një jetë të bukur.
Padyshim, eleganca nuk mungon në këtë mjedis, ku mund ta shohim në të gjithë brendësinë e vilës, për shembull dhomat e gjumit ku secila ka specifikat e saj përmes përdorimit minimalist të ngjyrave dhe materialeve për të krijuar një ambient tërheqës.
Marrëdhënia midis natyrës dhe materialit është gjithmonë thelbësore për të krijuar një mjedis të ngrohtë, kjo ndodh edhe te Vila III e realizuar nga Maden Group.
Vendndodhja
Brezovicë, Štrpce, Štrpce, Kosovo