Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Maden Group
-
Faqja e Studio
-
Arkitekti
Maden Group
-
Tipologjia
Residential Architecture
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2014
-
Sipërfaqja
70m2
-
Kate
1
Përshkrimi
Vila 70 nga Maden Group është një shtëpi e vogël që ndodhet në jug të Mitrovicës. Karakteristika kryesore e saj është sipërfaqja prej vetëm 70 metra katrorë, prej të cilës ka marrë dhe emrin gjithashtu – Villa 70.
Ky projekt paraqet një dizajn kompakt ku i gjithë objekti trajtohet si një hapësirë minimaliste. Vila është lyer e gjitha në ngjyrë të bardhë, përveç hyrjes që theksohet me ngjyrë blu.
Në mes të fasadës kryesore është bërë një çarje vertikale (dritare) e cila nxjerr në pah vertikalitetin e ndërtesës, ndërkohë fasadat anësore janë me dritare të veshura me rrjetë të bardhë metalike, të shkrira me fasadën.
Vila me çarje është ngritur 20 cm nga toka duke të krijuar idenë sikur ‘qëndron në ajër’. Organizimi i brendshëm i vilës konsiston në dhomën e ndenjes, kuzhinës, banjo, dhomë gjumi dhe dhomë shërbimesh.
Vendndodhja
Mitrovica, Kosovska Mitrovica, Kosovo