Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Produkte
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    Studio Muzikore

    • Detajet
    • prev
    • next
    • Shiko në hartë
    • Faqja Internetit
    • prev
    • next
    Të dhëna mbi projektin
    • Studio

      De.studio architects

    • Faqja e Studio

      https://destudio.al/

    • Arkitekti

      Paola Cobo

    • Tipologjia

      Interior Design

    • Statusi

      Completed

    • Viti i ndërtimit

      2019

    • Sipërfaqja

      50 m2

    • Kate

      1

    Përshkrimi

    Projekti i kësaj studio muzikore nga De.studio architects ishte një sfidë jo vetëm në konceptimin vizual, por edhe në realizimin e tij.

    Projekti është konceptuar mbi bazën e krijimit të një atmosfere interesante dritash dhe ngjyrash ndërthurur me objektet e arredimit shumë të thjeshta morfologjikisht dhe nga ana kromike. Kjo është realizuar duke u nisur nga studimi i pajisjeve fonike dhe paneleve akustike, të cilat janë shumë teknike. Qëllimi ishte krijimi i një ambienti frymëzues dhe ngacmues për krijimtarinë artistike për të cilën shërben ambienti.

    Realizimi i kësaj atmosfere është krijuar nëpërmjet përdorimit të dritave LED të cilat ndryshojnë ngjyrë dhe në plotësim të ambientit monokromatik, i japin projektit gjallëri dhe mundësinë për të ndryshuar shpeshherë.

    Një vëmëndje shumë e veçantë i ështe dhënë akustikës. Të gjithë panelet janë të realizuara me porosi ose të blera në kompani të rëndësishme botërore, të specializuara në prodhimin e tyre.

    Ambienti është ndarë konceptualisht në dy pjesë, atë teknik të postproduksionit dhe në një zonë relaksi. Në zonën e relaksit i është kushtuar vëmëndje dizajnit të logos si dhe historikut të diskografisë së studios.

    Përveç trajtimit të mureve, në këtë studio muzikore, De.studio architects i ka kushtuar vëmëndje të veçantë izolimit të gjithë objektit si dhe trajtimit të tavanit me materiale të posaçme akustike. Përsa i përket dyshemesë, është zgjedhur të përdoret moketi, duke qenë që ndihmon në thithjen e tingujve dhe nuk krijon zhurma në rast se ndodhen më shumë persona në studio. Janë përdorur materiale zëizoluese jo vetëm në prodhimin e dyerve, por edhe në veshjen e tyre të jashtme.

    Zgjedhja e përdorimit të disa lloj materialesh zëizoluese u realizua për të krijuar konceptin e një larmishmërie në formë dhe funksion.

    Autori
    Florida
    Vendndodhja

    Tirana, Tirana, Albania

    Get Directions
    Galeria
    Music Studio Design - De.studio architects Music Studio Design - De.studio architects Music Studio Design - De.studio architects Music Studio Design - De.studio architects Music Studio Design - De.studio architects Music Studio Design - De.studio architects Music Studio Design - De.studio architects Music Studio Design - De.studio architects Music Studio Design - De.studio architects Music Studio Design - De.studio architects

      Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në

      Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor

      Atelier 4
      • Rinovim
      • +1

      Neubau Villa

      VISIO Architekten und Ingenieure AG
      • Projekt objekti
      • +1

      The Downsized

      Endri Hobdari
      • Projekt interieri
      Rreth
      • Rreth nesh
      • Skuadra
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Rreth nesh
      • Skuadra
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link