Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Produkte
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    SHTËPIA E PASHKO VASËS

    • Permbajtja
    • prev
    • next
    • prev
    • next

    Shtëpia e Pashko Vasës është një nga të preferuarat tona në platformën e The Albanian House. Shtëpia shtrihet në një sipërfaqe të madhe toke. Ajo ruan një gjendje të mirë të mureve rrethuese, të cilat përfshijnë dy oborre të ndara nga një mur i ulët. Oborri në të djathtë është relativisht i madh dhe shërben për kultivimin e frutave dhe perimeve, ndërsa oborri përpara shtëpisë përmban elementet e zakonshme të shtëpisë shkodrane si pusi, një lavaman dhe trungje druri. E vetmja portë që shërben si hyrja e shtëpisë është me dy dyer, të bëra prej druri dhe me profile dhe gozhdë të farkëtuara. Porta plotësohet nga një çati me dy pjerrësi, me një strehë të gjerë të mbështetur në dy muret anësore.

    House of Pashko Vasa
    House of Pashko Vasa
    House of Pashko Vasa

    Planimetria e shtëpisë përbëhet nga tre pjesë të ndërlidhura ndërmjet tyre përmes çardakut si element hapësinor. Të treja pjesët janë dy kate të larta, me të njëjtën sipërfaqe. Në katin përdhes ka një hapësirë ndihmëse dhe në katin e parë hapësirat për të jetuar. Kati përdhes ka një hajat që lidhet me hapësirën e dytë. Hapësira në pjesën e pasme shërben si një ahur që është i shtruar me kalldrëm dhe ndriçohet nga dy dritare të vogla.

    House of Pashko Vasa
    House of Pashko Vasa

    Vëllimi i katit të parë është i ndarë në katër hapësira: zona e gatimit, dhoma e gjumit, një zonë provizore ku ndodhet banjo dhe hapësirat e ndërmjetme. Të gjitha këto ambiente janë zbukuruar thjesht, me një tavan prej druri dhe një dritare me tre ndarje për ndriçim. Zona ngjitur është trajtuar me një interier shumë të pasur. Vendin kryesor e zë një tavan shumë dekorativ me një fushë trekëndore. Dhoma është e ndriçuar nga tre dritare. Brendësia e dhomës plotësohet me një dollap të gdhendur në mur, tip  ‘musandër’.

    House of Pashko Vasa

    Kati përdhes i shtëpisë është i tëri i bërë me mur guri. Ndërkohë, në katet e sipërme, është përdorur edhe konstruksion prej druri dhe mure me tulla. Dyert janë të gjitha prej druri dhe me një hapje, të trajtuara thjesht ose me disa detaje. Çatia është bërë me një teknikë tradicionale dhe vazhdon të tejkalojë perimetrin e shtëpisë në formën e strehës.

    House of Pashko Vasa
    House of Pashko Vasa

    Duhet të theksohet se gjendja e elementeve themelore të shtëpisë u shfaq mjaft e dëmtuar. Shtesat e panevojshme, që nuk mbanin ndonjë vlerë arkitektonike, u hoqën. Pjesa qendrore u ndryshua gjatë punëve të restaurimit duke u kthyer në një ‘çardak’ të hapur. Hapësira e çardakut afër dhomës së miqve u trajtua me kujdes të veçantë, duke shtuar edhe një oxhak tradicional. Disa ndryshime të tjera përfshijnë: struktura prej druri e dyerve dhe dritareve u rindërtua në anën e majtë të daljes në zonën e çardakut.

    House of Pashko Vasa
    House of Pashko Vasa

    Gjithashtu, oxhaku, raftet e murit dhe hapësira e kameries (pjesë e dalë si tarracë, e mbështetur mbi disa këmbëza prej druri a prej hekuri) në njërën nga dyert u rindërtuan. U bë dhe një restaurim i tavanit dhe pjesës së sipërme të trapazanit (një lloj ballkoni në dhomën e miqve, i ngritur e i mbyllur përpara si kafaz). Pjesa ‘dhomës së zjarrit’ (dhoma kryesore e ndenjes) u rindërtua. Për pjesën e munguar të anës së djathtë të trapazanit, gjurma historike u përdor si referencë për ta rikrijuar atë.

    House of Pashko Vasa

    Pas restaurimit, objekti fitoi përsëri vlera arkitektonike. Kati përdhes gjithashtu u përfshi në restaurim, ku hyrja (hajati), u pastrua plotësisht dhe dritaret dhe dyert e ahurit (hapësira për kafshët) u rindërtuan. Dyshemeja e shtëpisë ofronte mundësinë e një rikonstruksioni të plotë. Ndërhyrje të tjera u bënë gjithashtu në territorin përreth shtëpisë si dhe rindërtimin e plotë të kalldrëmit të zonës së hajatit, pusit, mbushjeve në mur dhe portës hyrëse.

    House of Pashko Vasa
    House of Pashko Vasa

    Aktualisht, shtëpia e Pashko Vasës banohet nga gruaja e nipit të tij, e cila kujdeset dhe për shtëpinë. Restaurimi i fundit u bë dy vjet më parë, ndërsa i pari u krye në ‘77 me hapjen e çardakut. Dikur ndërtesa strehonte një familje të madhe dhe një nga më të pasurat në Shkodër, me 3 vëllezër dhe 6 motra. Madje, mobiljet e vendosura brenda shtëpisë janë në të vërtetë origjinale.

    House of Pashko Vasa
    House of Pashko Vasa

    Source: thealbanian.house

    Të fundit

    Qilimi Shqiptar

    Casanova + Hernandez Architects
    • Planifikim urban
    • +1

    Muratura

    Tharm Architects
    • Arkitekturë

    4M Office

    4M Group
    • Projekt interieri
    Të rejat

    Arkitektet Shqiptare: Anila Kokona Alite

    05/03/2021

    Arkitektet Shqiptare: Loreta Çapeli

    05/03/2021

    Arkitektet Shqiptare: Vera Bushati

    04/03/2021
    Punësim

    ARKITEKT

    • Full time

    ARKITEKT PROGRAMI & KOORDINATOR PROJEKTI

    • Full time

    ARKITEKT & VIZUALIZUES

    • +355 698903554
    • Full time

    Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në

    Arkitektet Shqiptare: Anila Kokona Alite

    05/03/2021

    Arkitektet Shqiptare: Loreta Çapeli

    05/03/2021

    Arkitektet Shqiptare: Vera Bushati

    04/03/2021
    Rreth
    • Rreth nesh
    • Skuadra
    • T: +355 682079978
    • Kontakt
    Na Ndiqni
    • Facebook
    • Instagram
    • Linkedin
    Bëhu pjesë
    • Regjistrohuni si Arkitekt
    • Regjistohuni si Biznes
    • Rreth nesh
    • Skuadra
    • T: +355 682079978
    • Kontakt

    Shportë

      • Facebook
      • Twitter
      • WhatsApp
      • Telegram
      • Pinterest
      • LinkedIn
      • Tumblr
      • VKontakte
      • Mail
      • Copy link