Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Studioarch4
-
Faqja e Studio
-
Arkitekti
Studioarch4
-
Tipologjia
Residential Architecture
-
Statusi
Non Started
-
Viti i ndërtimit
2018
-
Kate
2
Përshkrimi
Kjo është një shtëpi verore në dukje tradicionale, por me një element të fortë bashkëkohor. Kërkesa nga klienti për Studioarch4 ishte për te krijuar një shtëpi pushimi sa më të rehatshme që të përshtatej me ndërtesat e tjera në fshatin Piqeras, në jug të Shqiperisë.
Kjo u arrit duke krijuar një shtëpi tradicionale të veshur me gur, por me një element gjeometrik betoni që i ndërthuret katit përdhe. Kati i sipërm vazhdon me veshje guri dhe mbyllet me një çati me 4 pjerrësi.
Interieri është i ndarë në 2 kate ku kati përdhe është menduar të jepet me qera javore në sezonet e pushimeve dhe është i ndarë në 3 dhoma me tualete të brendshme dhe një hapësire të përbashkët. Kati i sipërm u organizua nga Studioarch4 si një apartmanet i vogël për 1 familje që mund të kërkojë një shtëpi pushimi në verë.
Dy katet lidhen me anë të një shkalle qëndrore. Vila ka gjithashtu hapësira të jashtme të rrethuara me mur guri, që janë trajtuar si oborr. Në një pjesë të këtyre hapësirave është pozicionuar dhe një pishinë.
Vendndodhja
Vlorë, Albania