Të dhëna mbi projektin
-
Studio
BINA, Besian Mehmeti Architects, qb Arkitektura
-
Arkitekti
Betim Zeqiri, Bekir Ademi, Besian Mehmeti
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2013-2017
-
Photography
Rilind Hoxha, Besian Mehmeti
Përshkrimi
Ky projekt paraqet një fragment nga propozimi fitues i konkursit për Sheshin Skënderbej në Shkup, Maqedoni Veriore.
Qëllimi kryesor i projektit është integrimi i hapësirës sipër bulevardit si vazhdim i hapësirave urbane publike, pra zgjerimi cilësor dhe sasior i këtyre hapësirave. Sheshi Skënderbej u bë pjesë e një numri të shesheve tematike në aksin kryesor të këmbësorëve në qytet.
Sheshi Skënderbej tashmë është një skenë madhështore e lirisë. Një mjedis i hapur, ku njerëzit dhe grupet shoqërore mund të mblidhen dhe të flasin, mbështesin dhe protestojnë; një vend për të organizuar një gamë të gjerë të ngjarjeve dhe manifestimeve kulturore: koncerte, shfaqje në natyrë, shfaqje mode, rekreacion, festivale rinore, parqe argëtimi … një hapësirë e transformueshme, në varësi të nevojave të përdoruesve të saj.
Vendndodhja
Skopje, North Macedonia