Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Produkte
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    PARKU MPBG

    • Detajet
    • prev
    • next
    • Shiko në hartë
    • Faqja Internetit
    • prev
    • next
    Të dhëna mbi projektin
    • Studio

      Studio Bellesi Giuntoli – Urban and Landscape design

    • Faqja e Studio

      https://www.studiobellesi.com/

    • Arkitekti

      Silvia Bellesi, Alberto Giuntoli

    • Statusi

      Completed

    • Viti i ndërtimit

      2009

    • Sipërfaqja

      45000 m2

    • Photography

      Sergo Buiglishvili

    Përshkrimi

    Ky projekt filloi nga analiza e “genius loci” (term i përdorur në arkitekturë për energjinë e një vendi, ku ndërtesa duhet të jetë një me natyrën), kërkesave stilistike të klientit dhe nga aspirata për të pasur një marrëdhënie të fortë dhe të drejtpërdrejtë me kontekstin arkitekturor. Studimi i dizajnit shihet përmes llojeve të ndryshme të hapësirave të hapura e të gjera, secila me funksionalitetin e vet; bazuar në përvojën dhe njohuritë tona mbi botanikën.

    Shtigjet, stolat dhe mobiljet urbane janë dizajnuar me saktësi deri në detaj, ndërsa lulëzimi skalar i bimësisë i jep bukuri parkut gjatë gjithë vitit. Ashtu si projekti i kopshtit ‘MIA’ përshtatet në një kontekst të mrekullueshëm arkitektural – i projektuar nga aMDL Architetto Michele De Lucchi Srl – Michele de Lucchi, Freyrie & Pestalozza Architetti Associati – ky park është bërë një ikonë e re në qytetin e Tbilisi, Gjeorgji.

    Dizajni i peizazhit krijon një dialog me këtë mënyrë të të menduarit për hapësirën urbane, duke integruar vëllimin e ndërtesës me mjedisin përreth me një qasje 3-dimensionale, të ngjashme me arkitekturën edhe në dizajnin e gjelbërimit.

    Studio Bellesi Giuntoli - Parku MPBG

    Studio Bellesi Giuntoli - Parku MPBG

    Hapësirat e vogla të gjelbërta, të dizajnuara ndryshe nga njëra-tjetra, secila me natyrën dhe funksionin e saj, dhe dizajni i shtigjeve dhe mobiljeve urbane kontribuojnë në përkujdesin ndaj detajeve, që janë thelbi i projektit. Vëmendje e veçantë i është kushtuar kohës së lulëzimit të bimëve, në mënyrë që të garantohet performanca e lartë e parkut gjatë të gjitha stinëve.

    Studio Bellesi Giuntoli - Parku MPBG

    Studio Bellesi Giuntoli - Parku MPBG

    rreth Studio Bellesi Giuntoli

    Studio Bellesi Giuntoli është një studio arkitekturore dizajni peizazhi, e themeluar nga Silvia Bellesi dhe Alberto Giuntoli. Ekipi ynë multidisiplinar numëron profesionistë të ndryshëm të cilët janë në gjendje t’u përgjigjen kërkesave të klientëve privatë dhe publik në lidhje me estetikën, funksionalitetin dhe ekologjinë. Vizioni ynë u zhvillua nga mijëra kopshte dhe parqe që karakterizojnë historinë e Italisë, të interpretuar në mënyrë bashkëkohore dhe ndërkombëtare për të përmbushur nevojat e sotme, për sa i përket funksionalitetit dhe qëndrueshmërisë ekonomike dhe mjedisore. Njohuria e thelluar rreth mjeteve teknike dhe estetike, të nevojshme për krijimin dhe lulëzimin e një peizazhi, garanton individualitet dhe personalitet për secilin projekt.

    Autori
    Florida Tare
    Vendndodhja

    Tbilisi, Georgia

    Get Directions
    Galeria
    Studio Bellesi Giuntoli - Parku MPBG Studio Bellesi Giuntoli - Parku MPBG Studio Bellesi Giuntoli - Parku MPBG Studio Bellesi Giuntoli - Parku MPBG Studio Bellesi Giuntoli - Parku MPBG Studio Bellesi Giuntoli - Parku MPBG Studio Bellesi Giuntoli - Parku MPBG Studio Bellesi Giuntoli - Parku MPBG Studio Bellesi Giuntoli - Parku MPBG

      Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në

      Muratura

      Tharm Architects
      • Arkitekturë

      4M Office

      4M Group
      • Projekt interieri

      Industrial Office 88

      • Zyra
      Rreth
      • Rreth nesh
      • Skuadra
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Rreth nesh
      • Skuadra
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link