Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Studioarch4
-
Faqja e Studio
-
Arkitekti
Studioarch4
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2017
-
Kate
1
Përshkrimi
Papa’s Bakery është një pastiçeri dhe furrë buke në Tiranë, Shqipëri. Ky objekt në veçanti është i pozicionuar në një rrugë kryesore me shumë qarkullim.
Interieri i kësaj furre dhe pastiçerie është dizajnuar sipas parimeve të stilit industrial, në të cilin janë përdorur ndriçuesa të varur metalik, beton në dukje, mikroçement dhe elemente në ngjyrë jeshile bakri.
Brendësia e ambientit është shumë e ndriçuar nga vetrata kryesore dhe dritare në tavan. Fasada ka një sipërfaqe të madhe xhami që tërheq klientët në sajë të produkteve të ekspozuara. Gjithashtu, është dizajnuar dhe një hapësirë e jashtme me tavolina dhe karrige për klientët që preferojnë të ulen jashtë.
Vendndodhja
Tirana, Albania