Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Produkte
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    OMEGA 3

    • Detajet
    • prev
    • next
    • Shiko në hartë
    • Faqja Internetit
    • prev
    • next
    Të dhëna mbi projektin
    • Studio

      Studio Fabrika

    • Faqja e Studio

      https://www.instagram.com/studiofabrika.al/

    • Arkitekti

      Rovena Agolli, Ledia Mino

    • Statusi

      Completed

    • Viti i ndërtimit

      2020

    • Sipërfaqja

      280 m2

    • Kate

      1

    • Photography

      Ervin Bërxolli

    Përshkrimi

    Koncepti i restorantit është fokusuar në krijimin e një ambienti të ngrohtë i cili bazohet në traditën kulinare të mesdheut. Ky element shfaqet si në zhvillimin hapësinor, ashtu edhe në materialet e përdorura.
    Morfologjia gjatësore e planit ka diktuar që në fillim zgjidhjen e disa problematikave, si drita e limituar natyrale dhe fragmentimin kompozicional.

    Hapësira kryesore e restorantit zhvillohet midis verandës dhe zonës se Barit i cili është i vendosur qëllimisht në pozicion qëndror, duke krijuar fokusin kryesor të restorantit dhe duke i dhënë intimitetin e nevojshëm tavolinave pas tij.

    Zhvillimi i kësaj hapësire është bërë i pandërprerë nëpërmjet përdorimit të vetratës së vazhduar, gjelbërimit brenda, si dhe konsistencës në materiale. Si rrjedhojë, shkrihet kështu kufiri midis verandës dhe sallës brenda, duke krijuar një ambient të vetëm të ngrohtë dhe familjar i cili revokon oborret mesdhetare.

    Kuzhina, që është dhe zemra e restorantit, është transparente dhe e perceptueshme nga darkuesit. Zhvillimi dinamik i planit si dhe krijimi i disa hapësirave të ndërlidhura, mundëson eksperienca dhe perceptime të ndryshme nga tavolina të ndryshme. Për klientët që kërkojnë një eksperiencë më intime dhe më të dedikuar, është krijuar një salette e cila komunikon me kuzhinën e saj private.

    Ndriçimi artificial, i cili plotëson atë natyral, është i ngrohtë dhe i përqëndruar sipër tavolinave, duke i vënë theksin asaj çka është më e rëndësishme, eksperienca kulinare.

    Kjo qasje shfaqet edhe në paletën e materialeve të përdorura, të cilat janë minimale në zgjedhje dhe pothuajse monokrome; guri natyral, qeramika, druri i lisit si dhe hekuri. Përdorimi i tyre si në veshje, shtrim ashtu edhe në dekor, mundëson krijimin e një ambienti të përmbajtur dhe të balancuar në ngjyra, i cili transmeton ngrohtësi dhe njëkohësisht finesë nëpërmjet detajeve.

    OMEGA 3 - STUDIO FABRIKA

    Autori
    Florida Tare
    Vendndodhja

    Tirana, Albania

    Get Directions
    Galeria
    OMEGA 3 - STUDIO FABRIKA OMEGA 3 - STUDIO FABRIKA OMEGA 3 - STUDIO FABRIKA OMEGA 3 - STUDIO FABRIKA OMEGA 3 - STUDIO FABRIKA OMEGA 3 - STUDIO FABRKA OMEGA 3 - STUDIO FABRIKA OMEGA 3 - STUDIO FABRKA OMEGA 3 - STUDIO FABRKA OMEGA 3 - STUDIO FABRKA OMEGA 3 - STUDIO FABRKA

      Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në

      Muratura

      Tharm Architects
      • Arkitekturë

      4M Office

      4M Group
      • Projekt interieri

      Industrial Office 88

      • Zyra
      Rreth
      • Rreth nesh
      • Skuadra
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Rreth nesh
      • Skuadra
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link