Për mijëra vjet, materialet më të zakonshme të ndërtimit kanë qenë guri, tulla dhe druri. Ato gjithashtu kanë qenë më estetiket, që vjetërohen bukur dhe shprehin një lloj të veçantë fisnikërie dhe force. Kur lindi arkitektura moderniste në fillimin e shekullit të 20-të, materialet tradicionale shpejt u lëshuan vendin tre përbërësve tipik modern: betonit, çelikut dhe xhamit. Rezultati në shumë raste ka konsistuar në objekt brutal, të pakujdesshëm dhe tjetërsues. Madje as ndërtesat nuk janë “plakur” mirë. Por a mund të mësonte arkitekti modern të punonte me materiale tradicionale duke ruajtur format dhe frymën e një kohe të re? Kësaj pyetje mund t’i përgjigjet fare mirë një prej më të mëdhenjve të të gjithë modernistëve, arkitekti amerikan Louis Kahn.
Louis Isadore Kahn (lindur më 20 shkurt 1901, Osel, Estoni, Perandoria Ruse [sot Saaremaa, Estoni] – vdiq më 17 mars 1974, New York, SH.B.A.), ishte një arkitekt amerikano-estonian. Familja e tij emigroi në Shtetet e Bashkuara kur ai ishte katër vjeç, duke u vendosur në Filadelfia. Kur ishte i ri ai studioi arkitekturë në Universitetin e Pensilvanisë, por karriera e tij në të vërtetë lulëzoi në vitet 1950 ku pas një udhëtimi në Romë ai filloi ti jepte një vlerësim të ri të bukurisë së arkitekturës Romake. Kontributi kryesor i Kahn në arkitekturën moderne ishte përfshirja e elementeve antik në punën e tij pa humbur inovacionin dhe qartësinë e modernizmit. Ndërtesat e tij, të karakterizuara nga forma të fuqishme, masive, e bënë atë një nga arkitektët më të diskutuar pas Luftës së Dytë Botërore. Ai u kujtoi Modernistëve se ata mund të ishin në dialog me paraardhësit e tyre më të shquar.