Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Produkte
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    NË VËMENDJE: INGRID MARTINI

    • Permbajtja
    • prev
    • next
    • prev
    • next

    Ingrid Martini është një arkitekte dhe interior designer, e specializuar në ndërtimin e arkitekturës së brendshme të objektit. Me një eksperiencë 18 vjeçare në fushën e interierit dhe me një larmi punësh që spikasin në shumëllojshmërinë dhe diversitetin e tyre, Ingridi themeloi studion e saj “Martini Design Studio” në vitin 2014. Para kësaj periudhe, ajo ka ushtruar profesionin në 2 studio të tjera private të ndodhura brenda strukturës së një showroom-i mobiljesh, për rreth 12 vite. Në panoramën e gjerë të arkitektëve të brendshëm, Ingridi është padyshim një zë i spikatur e me shumë stil.Qasja e punës së Ingrid Martinit fokusohet më së shumti tek arkitektura e banimit, e cila dallohet për identitetin e fortë dhe përdorimit me kujdes të ngjyrave. Projektet e saj të interierit veçohen për stilin elegant, shijen e hollë dhe mobiljet e zgjedhura me kujdes. Në frymën bashkëkohore që ajo i’u jep ambienteve të saj, nuk mungojnë elementet tradicionalë të arredimit apo motiveve me ngjyra të forta. Për Ingridin është e rëndësishme të sjellë në vëmendje ruajtjen e memories dhe kujtesës në arkitekturë dhe interier.Kur merr një objekt të ri, Ingridi, së pari, studion hapësirën. Për të, plani i shfrytëzimit dhe dinamika e lëvizjeve nëpër ambiente është thelbesore në një projekt interieri.  Përveç kësaj, ajo që ka më shumë rëndësi për të, përtej faktit të të qenurit estetikisht i kuruar, është fokusi tek njeriu dhe anatomia apo lëvizjet e tij.

    Ingrid Martini

    SHTËPIA NË PLAZH

    Kjo shtëpi është e veçantë në llojin e vetë, më së shumti për finiturat e përdorura në të, të relaksuara, imperfekte, afër trajtës së tyre natyrale. Me qëllim nuk është patinuar, por është lënë e suvatuar në fino dhe e lyer në mënyrë të tillë që të ngjajë sa më shumë më një vilë të vjetër buzë detit. Pothuajse e gjithë shtëpia ka motive me vija. Një nga zonat pikante në zonën e ditës, është kuzhina me finiturën e saj të lyer te verdhe. Materialet dominante janë në ngjyra sa më natyrale, sa më të thjeshta e sa më pak të përpunuara. Stoli i madh dhe mbajtësja e tv,  janë prej trungjeve të drurit të planuara e të lyera vetëm me vaj. Tapetet nuk mund të mos ishin në materiale natyrale, pikërisht prej fibrash liri.

    Ingrid Martini

    LOFT DESIGN, 2015

    Një apartament tipik industrial, stil që karakterizon banesat e tipit “loft”. Në këtë ambient do të gjejmë çdo tipar të këtij stili: përdorimi i betonit të zhveshur, drurit, metalit dhe tullave të ekspozuara. Në paletën neutrale të ngjyrave nuk mungojnë dy nga ngjyrat bazë, e kuqja e fortë dhe e verdha. Përmendim këtu tapetin e kuq me motive tradicionale në zonën e ndenjes përdorur nga Ingrid, i cili i jep vëmëndjen e duhur këtij ambienti dhe aksesorët që e bëjnë shtëpinë një vend të ngrohtë dhe të rehatshëm.

    Ingrid Martini

    APARTAMENTI “NJË GRUSHT ME GËZIM”, 2018

    Përdorimi i sofistikuar i linjës, formës, teksturës dhe ngjyrës karakterizon këtë apartament. Për këtë interior, ashtu si në shumë prej projekteve të saj, Ingridi ka zgjedhur një paletë ngjyrash me tonalitet të zbehtë, me disa prekje të blusë në dhomën e gjumit. Në pamje të parë, ambienti të jep ndjesinë e një shtëpie fshati, komode. Kjo falë mobiljeve vintage që Ingrid ka përdorur, drurit të vjetër dhe veshjes së murit në kuzhinë. Ndërsa detajet e pikturave dhe elementeve dekorativ në trajë minimale i japin apartamentit një frymë bashkëkohore.

    Ingrid Martini

    NJË APARTAMENT PLOT JETË, 2019

    Hapësira prezantuese e apartametit është korridori, pa konture, me një faqe të tërë me kanata pasqyrë, e ndriçuar si duhet dhe me një paletë kromatike. Ambjenti i gatimit është i veçuar nga zona e sallonit, i ndarë me një mur prej xhami, duke i dhënë një frymëmarrje të re të gjithë zonës së ditës. Zona e ndenjies është kompakte, komode, por edhe e lirshme. Zona e gatimit ka një dizajn modern, pothuajse minimalist, shume i pastër në linja e në volume. Ngjyra e rërës është ajo që unifikon materialet dhe i jep një ndjesi të lehtë e transparente. Ngjyrat janë një elementet dallues të arkitektes, e cila shquhet për përzgjedhjen e guximshme e te pazakontë të tyre. Loja e ngjyrave është prezente në të treja dhomat e gjumit dhe shoqërohet me tone shumë elegante të ngjyrave pastel. Kësaj i shtohet edhe ndjeshmëria e lartë në zgjedhjen e pëlhurave e tapicerive, ndriçimi i shtresëzuar, gjë që gjeneron ekuilibër, por edhe shumë ngrohtësi.

    Ingrid Martini

    APARTAMENTI ME VIJA, 2019

    Një arkitekturë bashkëkohore e përdorur nga Ingrid, e pastër, minimaliste, me elementë esencialë e të thjeshtë, një paletë natyrale, por në gjendje të transmetojë ngjyrë dhe emocion. Praktikisht, është përzgjedhur “vija” si një element bazë i dekorit minimalist. Ndaj, nuk është rastësi që vijat i shohim të përdorura në faqen kryesore të dhomës së ndenjes, në ndriçuesat mbi tavolinën e madhe të ngrënies, në dhomën e madhe të gjumit, në një faqe me përmasa që nuk nuk të lë indiferente, e konceptuar në xham dhe dru dhe po ashtu në kapakët që mbulojnë depon në hyrje të apartamentit. Është kërkesa këmbëngulëse për linja të pastra dhe vëmëndja e përpiktë për detajin të cilat bëjnë që dekori të gërshetohet me arkitekturën si një e tërë, shenjë që janë gërshetuar aspiratat e pronarëve me vizionin e arkitektit.

    Ingrid Martini

    APARTAMENTI BLU, 2020

    Një shtëpi e bukur, e ushqyer nga personaliteti i atyre që banojnë në të dhe i kontekstit arkitektonik-natyral i cili e rrethon. Në interior, ajo që bën përshtypje është eleganca diellore, e gjallë, e gëzueshme, e që ndizet nga pasionet e të zotëve të shtëpisë për artin, dizajnin, arkitekturën, natyrën, ngjyrat. I shkujdesur, por perfekt, shtresëzimi i mobiljeve, tapeteve, ndriçuesve apo objekteve të dashura, e mbi të gjitha, kornizat me piktura e fotografi të ekspozuara në mure. Volumetria e objektit është absolutisht interesante, e plotë, e madhe, me një frymëmarrje të gjerë. Ndriçimi i duhur dhe paleta kromatike e zgjedhur, ka ndihmuar që kjo hapësirë të jetë mjaft e këndshme. Zona e gatimit ka një impakt pothuajse monumental. Është zgjedhur  për të një design modern, pothuajse minimalist, shumë i pastër në linja e në volume. Ngjyra blu është gjithashtu një zgjedhje e guximshme e Ingrid, por që ka rezultuar një balancë perfekte me materialet e finiturat që e rrethojnë.

    Ingrid Martini

    BOOKLAND, 2020

    Libraria Bookland, një tipologji e rrallë interieri, në një strukturë ambjenti të pazakontë, me një planimetri në formë atipike dhe me një mega vetratë që e mbush plot dritë. Prezenca e dy kolonave konstruktive në mes të hapësirës kanë frymëzuar harqet mbi dhe poshtë rafteve të librave. Paleta e ngjyrave është një kombinim i tre nuancave pastel të së verdhës, kaltrës dhe rozës. Është një koncept bookstore, i ndryshëm nga libraritë tipike, ku jo vetëm mund të shëtisësh ndër rafte dhe të shfletosh, por edhe të ulesh e të lexosh me qetësi nëse ke dëshirë, apo edhe të vizatosh. Përtej vetratës së stërmadhe ndodhet një verandë e bollshme, e gjelbëruar dhe e ndriçuar, ku mundet gjithashtu të ulesh të shfletosh dhe ta shoqërosh leximin me një filxhan çaj apo kafe.

    Ingrid Martini

    Të fundit

    Muratura

    Tharm Architects
    • Arkitekturë

    4M Office

    4M Group
    • Projekt interieri

    Industrial Office 88

    • Zyra
    Të rejat

    NË VËMENDJE: MARCIO KOGAN

    24/02/2021

    PROJEKTIMI PARAMETRIK DHE APLIKIMI I TIJ NË INTERIER

    24/02/2021

    PLANET CITY: MODEL I RI I QËNDRUESHËM ME FOKUS NDRYSHIMET KLIMATIKE NGA LIAM YOUNG

    23/02/2021
    Punësim

    ARKITEKT

    • Full time

    ARKITEKT PROGRAMI & KOORDINATOR PROJEKTI

    • Full time

    ARKITEKT & VIZUALIZUES

    • +355 698903554
    • Full time

    Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në

    NË VËMENDJE: MARCIO KOGAN

    24/02/2021

    PROJEKTIMI PARAMETRIK DHE APLIKIMI I TIJ NË INTERIER

    24/02/2021

    PLANET CITY: MODEL I RI I QËNDRUESHËM ME FOKUS NDRYSHIMET KLIMATIKE NGA LIAM YOUNG

    23/02/2021
    Rreth
    • Rreth nesh
    • Skuadra
    • T: +355 682079978
    • Kontakt
    Na Ndiqni
    • Facebook
    • Instagram
    • Linkedin
    Bëhu pjesë
    • Regjistrohuni si Arkitekt
    • Regjistohuni si Biznes
    • Rreth nesh
    • Skuadra
    • T: +355 682079978
    • Kontakt

    Shportë

      • Facebook
      • Twitter
      • WhatsApp
      • Telegram
      • Pinterest
      • LinkedIn
      • Tumblr
      • VKontakte
      • Mail
      • Copy link