Arkitektura e Jacques Herzog (lindur më 1950) dhe Pierre de Meuron (lindur më 1950) ndërthur mjeshtërin e një profesioni të vjetër me qasjen e re të aftësive teknike të një shekulli të ri. Rrënjët e të dy arkitektëve në traditën evropiane kombinohen me teknologjinë aktuale duke rezultuar në zgjidhje arkitektonike jashtëzakonisht inovative për nevojat e klientëve të tyre, që variojnë nga një stacion modest për trenat në një qasje krejtësisht të re në projektimin e një punishte vere.